LIVE UPDATES
Ekonomi

Pse nuk anulohet kontrata problematike koncesionare Milot-Balldren, do të kurseheshin 300 mln euro për 13 vjet!

6 Dhjetor 2019, 06:07 Nga DOSJA

Teksa qeveria po përpiqet të gjejë paratë për rindërtimin pas tërmetit, me një kosto që vlerësohet minimalisht 500 milionë euro, vetëm nga një kontratë problematike mund të përfitohej në afat të gjatë 60% e kësaj shume.

Kontrata koncesionare për ndërtimin e 17 km rrugë Milot-Balldren, e miratuar nga Kuvendi me një kosto prej 256 milionë euro për 13 vjet (por që mund të arrijë deri në 300 mln euro), ka qenë më e kundërshtuara dhe më problematikja, duke rezultuar dhe me falsifikime,  çka e bën atë lehtësisht të anulueshme, nëse do të ekzistonte një vullnet politik për ta bërë këtë. “Monitor” po rendit të gjitha problematikat ekonomike dhe ligjore që paraqet ky koncesion:

Bilanci i vitit 2017 i A.N.K (lek)

Mungesa e kapaciteteve financiare. Kompania fituese A.N.K nuk ka kapacitetin për të ndërtuar një rrugë të përmasave të tilla.  Ndërsa A.N.K premton të financojë 52 milionë euro nga kapitali i vet, të dhënat zyrtare nga bilanci 2017 tregojnë se totali i aktiveve të saj është vetëm 16 milionë euro (2 miliardë lekë), ndërsa totali i kapitalit është 3.2 milionë euro. Kompania kishte të ardhura prej 16 milionë eurosh në 2017-n dhe një fitim minimal prej më pak se 1 milion euro. Kompania pretendon që do të marrë një hua prej 70 milionë eurosh.

Por, kompania ka të ardhura, likuiditete dhe kapital modest në raport me projektin që pretendon të financojë, ndërkohë që ka nivel më të lartë detyrimesh në raport me mjetet e veta, çka e bën të vështirë marrjen e kredive në banka. Kompania ka një nivel të lartë të detyrimeve (borxheve), në raport me mjetet e veta, kryesisht të marra nga palë të treta jo banka, p.sh., ortakët. Raporti optimal i borxhit ndaj kapitalit konsiderohet të jetë maksimumi 1, pra detyrimet të jenë të barabarta me kapitalin. Ai përdoret për të matur qëndrueshmërinë, shëndetin e kompanisë dhe aftësinë e saj për të paguar detyrimet. A.N.K kishte detyrime që janë katër herë më të mëdha se kapitali i saj, duke ia bërë praktikisht ët pamundur marrjen e një kredie. https://www.monitor.al/kompanite-koncesionare-ne-pamundesi-financiare-per-te-financuar-ppp/

Paaftësia paguese e kompanisë u theksua dhe nga banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), e cila në një raport të fundit theksoi se  “PPP-të e mëdha të diskutueshme vazhdojnë të jepen, veçanërisht në sektorin rrugor (për shembull seksionet Milot-Balldren dhe Orikum-Llogara), pa një nivel të mjaftueshëm të analizës kosto-përfitim dhe konkurrencë në procesin e tenderit. Kjo rrit koston e mundshme sociale dhe e ekspozon qeverinë ndaj rreziqeve të zbatimit, duke pasur parasysh gjithashtu mungesën e përgjithshme të të dhënave dhe situatën financiare të ofertuesve të zgjedhur, në raport me shkallën e projekteve të tenderuara”. https://www.monitor.al/berzh-ben-per-nje-lek-ppp-te-mund-te-rrisin-kostot-sociale-jane-zgjedhur-firma-qe-nuk-kane-kapacitete-financiare/

Kontrata u rinegociua pa garë. Ne 9 tetor 2018, kompania A.N.K fitoi procedurën konkurruese për dhënien me koncesion/PPP të ndërtimit dhe mirëmbajtjes së rrugës Milot –Balldre, me vlerë ndërtimi dhe mirëmbajtje gjithsej 161.5 milionë euro, sipas buletinit zyrtar të Agjencisë së Prokurimeve Publike. Në këtë shumë, sipas parimit të përgjithshëm në bazë të të cilit funksionojnë  presupozohet që kompania duhet të kishte llogaritur të gjitha kostot, interesat për huatë e mundshmë dhe fitimin e saj, që qeveria nga ana e saj duhet t’ia kthente me këste për një afat 13 vjeçar.

Por, kontrata është rinegocuar më pas pa garë, një praktikë që nuk mbështetet në asnjë ligj, teksa një pjesë e kontratës është kontraktuar përmes tenderit konkurrues dhe më pas pjesa tjetër është rinegociuar për interesat . “Sipas  propozimit  të  rishikuar  financiar,  sipas  deklaratës  të  datës  19.3.2019, norma  e  interesit  e  llogaritur  për  gjitha  burimet  e  financimit  të  përcaktuara  më  sipër është 5%”, thuhet në kontratë (bëhet fjalë për tre burimet e financimit të kompanisë nga kredia, kapitali i vet dhe furnitorët prej 140 milionë eurove). Ky rinegocim i paprecedentë dhe pa garë e çoi vlerën e kontratës në 213 milionë euro, duke e rritur atë me 32%. https://www.monitor.al/rruga-milot-ballden-kosto-sa-dyfishi-nese-qeveria-do-e-ndertonte-vete-si-u-rinegociuan-interesat-pa-gare/

-Falsifikime të dokumentave. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka zbuluar në auditimin e tij se të dhënat për kontratën koncesionare me Partneritet -Publik -Privat për ndërtimin e rrugës, Milot -Balldren nga kompania ANK janë falsifikuar. KLSH ka gjetur të dhëna të ndryshme në një tabelë që ka të njëjtin numër regjistrimi, ku vërehen qartë se si kanë ndryshuar shumat dhe afatet e financimit të segmentit nga furnitorët. Sipas shtojcës 6 “Modeli Financiar” të kontratës së përcjellë në Ministrinë e Financave financimi nga furnitorët është 19.5 milion euro, përkatësisht 9.5 milion euro vitin e dytë dhe 10 milion euro vitin e tretë të projektit koncesionar/PPP.

Sipas kontratës së botuar në faqen e Kuvendit, financimi nga furnitorët është 19.5 milion euro, përkatësisht 2.5 milion euro vitin e parë, 3 milion euro vitin e dytë, 7 milion euro vitin e tretë dhe 7 milion euro vitin e katërt, të projektit koncesionar/PPP. Shifrat e ndryshuara në tabelat që shoqërojnë kontratën janë të faktuara nga faksimilet në fund.

Shifrat e ndryshme në njëjtën shkresë me të njëjtën numër regjistrimi tregojnë për ndërhyrje njerëzore të paligjshme që cenojnë integritetin e të dhënave dhe shifrave të mëparshme të studimit të fisibilitetit, tha KLSH. https://www.monitor.al/klsh-zbulon-katrahuren-ne-ppp-e-milot-balldren-falsifikime-dhe-zero-investime-nga-kompania-koncesionare/

-Struktura e financimit e fryrë, kontraktorit nuk i nevojiten fondet e veta. Po sipas raportit të KLSH-së. Nga auditimi konstatohet se është parashikuar të financohet e gjithë vlera e kostos së investimit duke përfshirë edhe fitimin e operatorit privat të realizuar si pasojë e operacioneve ndërtimore. Në këtë mënyrë, konstatohet se vlera reale e investuar nga sektori privat në fazën e ndërtimit është më e ulët se 30 milion euro të deklaruara, pasi për pjesën e ndërtimit, projekti do të gjenerojë fitim. Struktura e financimit për pjesën e ndërtimit vlerësohet të jetë e mbivlerësuar duke mos marrë parasysh këtë element dhe duke i ofruar kthim nga investimi koncesionarit edhe për pjesën e fitimit të realizuar nga  faza ndërtimore. Përveç, pjesës së shtrenjtimit të kostos së financimit të projektit, ky konstatim jep efekte edhe në vlerën reale të investuar nga koncesionari në projekt, që në rastet e një marzhi fitimi prej 10% (që përkthehet në një fitim prej rreth 14 milion euro vetëm nga ndërtimi), vlera reale e investuar për këtë projekt rezulton në rreth 16 milion euro dhe jo 30 milion euro siç pretendohet nga koncesionari.

-Kontrata është e hapur, kostot mund të rriten pa fund. Sipas kontratës, së miratuar tashmë në Kuvend, kostot e projektit të rrugës Milot – Balldren, me një gjatësi totale prej 17.2 km, është 213.6 milionë euro, plus TVSH-në, ose 256 milionë euro përfshirë TVSH-në. Kontrata është e miratuar në euro, dhe pagesat koncesionari do i marrë në euro, ndonëse qeveria shqiptare i merr të ardhurat dhe kryen pagesat në lekë. Me kursin aktual të këmbimit, ku një euro është rreth 122 lekë, kosto në lekë e kësaj kontrate në total është 31.2 miliardë lekë.

Por, qeveria në kuadrin e saj afamesëm është e përgatitur të paguajë deri në 36.5 miliardë lekë për këtë koncesion, sipas tabelave të brendshme të hartuara nga Ministria e Financave për llogari të institucioneve ndërkombëtare dhe të siguruara nga Monitor (shiko tabelën). Pra shuma maksimale që qeveria parashikon të paguajë nga buxheti i saj është dhe 5.3 miliardë lekë, ose  gati 44 milionë euro më shumë (e llogaritur me kursin aktual 1 euro=122 lekë), sesa ajo e miratuar në kontratën nga Kuvendi, duke e çuar koston në total në 17 milionë euro për kilometër.

Neni 35 i kontratës, “Ndryshime në punimet apo shërbimet” specifikon që Autoriteti Kontraktor mund të kërkojë ndryshime në projekt përmes një kërkesë me shkrim, përpara fillimit të këtyre punimeve, duke lënë në këtë mënyrë të hapur një rritje tjetër të kostove. Kontrata parashikon që përballimi i kostove për ndryshimin e kërkuar bëhet nga Autoriteti Kontraktor. Edhe shoqëria koncesionare mund të propozojë ndryshime dhe në këtë rast kostot ndahen 50:50. (neni 35, faqja 70-72 e kontratës. https://www.monitor.al/cmenduria-e-milot-balldren-kostot-mund-te-rriten-edhe-me-43-mln-euro-totali-shkon-300-milione-euro/

Mungesa e leverdisshmërisë ekonomike. Rruga, në një terren fushor dhe me një tunel, ka një kosto të lartë prej 15-17 milionë euro për kilometër, shumë më i lartë se në vende me terrene të vështirë. Një studim i kostove të ndërtimit të autostradave në tetë vende evropiane thekson Austrinë si më të shtrenjtat. Raporti thotë se autostradat në Austri kushtojnë 12,87 milion € / km. Vendi tjetër më i shtrenjtë është Hungaria me 11.21 milion € / km, e ndjekur nga Sllovakia me 9.56 milion € / km dhe më pas Republika Çeke me 8.86 milion € / km. Në anën tjetër të spektrit, kostot në Danimarkë janë vetëm 5.89 milion € / km, në Kroaci 6.682 milion € / km, në Slloveni 7.29 milion € / km dhe në Gjermani 8.24 milion € / km. https://www.worldhighways.com/sections/eurofile/news/european-highway-construction-costs-evaluated/

Milot-Balldren shtihet në pjesën më të madhe në një gjurmë ekzistuese dhe kursen disa minuta kohë, duke mos sjellë ndikim shtesë ekonomik, që do të justifikonte shpenzimin e një shume kaq të lartë parash. Për më tepër që trafiku më i madh është në një tjetër segment, atë nga Fushë Kruja deri në pikën ku fillon zgjerimi i autostradës që të çon drejt Kosovës dhe Shkodrës.

-Mund të marrë gjithë fondet e buxhetit. Koncesioni i Milot-Balldren parashikohet të financohet në tre vitet e para 2020-2023 me 500 milionë lekë tha ministria e Financave Anila Denaj, por nëse kompania realizon 25 për qind të punimeve gjatë kësaj periudhe atëherë i gjithë buxheti do të rishikohet për të orientuar burimet buxhetore tek financimi i kësaj kontrate. https://www.monitor.al/denaj-nese-milot-balldren-realizon-25-punimeve-ne-tre-vitet-e-para-anulohen-projektet-e-te-tjera-te-investimeve/

Kontrata, e miratuar nga Kuvendi në fund të korrikut, nuk u dekretua as nga Presidenti i Republikës, me argumentin se mungesa e një vlerësimi të qartë ekonomik krijon rrezik për cenim të financave të shtetit. https://www.monitor.al/presidenti-kthen-ligjin-per-kontraten-koncesionare-te-rruges-milot-balldren-rrezikon-financat-e-shtetit/

Ndaj në një kontratë që ka kaq shumë probleme dhe aspak leverdi ekonomike, pyetja më e thjeshtë që mund të bëhet në këtë situatë emergjentë është se PSE QEVERIA NUK E ANULLON ATË!

Marrë nga Monitor

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi koncesioni milot-balldren koncesioni milot-balldren

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës