LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do pish këto dy ilaçe dhe s’do zgjohesh më…” gruaja nga Tirana rrëfen tmerrin me bashkëjetuesin e saj: Donte të m

3 Mars 2021, 13:05 Nga DOSJA
“Do pish këto dy ilaçe dhe s’do zgjohesh

TIRANË– “Tani do shtrihesh, do të pish këto ilaçe. Do shtrihesh në shtrat, do pish këto dy kokrra dhe nuk do zgjohesh më”.Kjo është historia e tmerrshme e një gruaje që u dashurua dhe u lidh me një burrë dhe bashkëjetoi me të, dhe që kur vendosi që ta braktiste ai e përndoqi për një kohë të gjatë derisa ai vendosi që më mirë do ishte që ta vriste që ajo t’i përkiste përgjithmonë.

Historia zbulohet nga një zyrtar policie që tregon se si P. Gj, i moshës 40 vjeç u zbulua nga denoncimi i gruas, nënë e një djali, fryt i lidhjes shtatëvjeçare. Burimet sqarojnë se burri përfundoi nën akuzë nga hetimi i policisë që u bind se 40-vjeçari me veprimet e tij po rrezikonte seriozisht jetën e ish-bashkëjetueses, të cilës i ka dhënë ilaçe për ta vrarë.

“Ndihem e trembur, e kërcënuar madje dhe e dhunuar fizikisht. U njoha me P. në vitin 2012 dhe për disa vite bashkëjetuam. Nga kjo lidhje lindi djali ynë”, tregon në denoncim gruaja. Por gjatë viteve të fundit lidhja e çiftit u kris për shkak të xhelozisë dhe kërkesës së llogarisë që 40-vjeçari kishte herë pas here.

Në ato momente nuk tregova dhe u përpoqa që ta zgjidhja me marrëveshje dhe mirëkuptim grindjen. Për hir të djalit u përpoqa që të mbanim komunikim. Por realisht që prej ditës kur u ndava dhe deri në këto çaste kam kaluar një torturë të vërtetë dhe të pashpjegueshme”, thotë gruaja.

Më e pakta që i ndodhi gruas ishte ndjekja hap pas hapi. “Në lokal, në punë, në lagje, ai ishte mbas meje, por sërish nuk shkova në polici meqenëse mendoja që familjarët tanë që hynë në mes do ta zgjidhnin krizën dhe do ta bindnin që lidhja u mbyll”. Burimet e grupit të hetimit të gazetës Si që u përfshinë në hetime tregojnë se në përfundim pas qindra telefonatave dhe tentativave të ish-partnerit që i trokiste në derë ajo ka vendosur ta zgjidhë vetë çështjen duke ju drejtuar më në fund policisë.

Kur u ngjita në banesë pashë fytyrën e tij të shpërfytyruar, por ai nuk pranoi që mos të më ndiqte pasi unë e shtyva me forcë. U ngjit në banesë së bashku me mua. Mbylli grilat, derën, dritaret, më shtyu me forcë dhe unë u rrëzova përtokë, dhe pastaj gjuajti mua dhe veten e tij. Kam kaluar në atë çast në gjendje shoku, nuk mbaj mend fjalët që më ka thënë, por di që jam dëmtuar në kraharor dhe në kokë. Nuk mendova asgjë tjetër në atë çast vetëm si ta qetësoja”, vijon më tej gruaja.

Gruaja tregon se si i gjithë ky ekstremitet i 40-vjeçarit shkaktohej nga bindja e tij për t’u rikthyer së bashku.

“Jam trembur jashtë mase kur ai nxori nga çanta dy kokrra dhe më kërkoi që t’i pija dhe që sipas tij pas kësaj nuk do zgjohesha më. Domethënë nuk do isha më, dhe sipas asaj që kuptova duke më dhënë kokrrat që ai këmbëngulte që t’i pija policia do mendonte që kisha kryer vetëvrasje. Njerëzit do mendonin njëkohësisht të njëjtën gjë”.

Grupi i hetimit tregon për kokrrat që burri i dha ish-partneres si dhe mënyrën se si gruaja shpëtoi nga vdekja.

“I kërkova qetësisht që kisha nevojë të shkoja në banjë. Me aq sa e njoh P. nuk e kisha parë asnjëherë në atë gjendje dhe pavarësisht kërcënimeve që më kishte bërë se do më shkatërronte mua dhe karrierën nuk e mendoja kurrë se ai do më shtynte në vetëvrasje.” Gruaja këmbëngul se jeta e saj shpëtoi pasi ajo shkoi në banjë dhe aty u mbyll duke hedhur kokrrat e ilaçeve në tualet. Ndërkohë që 40-vjeçari do të përfundojë në gjykatë për dhunë në familje dhe përndjekje.

Bëhet me dije se ndaj 40-vjeçarit nuk do ngrihet akuza e vrasjes së mbetur në tentativë, pasi nga këqyrjet dhe paketa e ilaçeve ato nuk ishin kokrra helmuese, por paracetamol. Sakaq janë administruar edhe mesazhet e shumta në WhatsApp të shkruara nga 40-vjeçari.

Marrë nga Gazeta Si

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet dhunohet gruaja nga tirana dhunohet gruaja nga tirana

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje