Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
TIRANË– Kryetarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli ka dhënë një sqarim ditën e sotme në lidhje me deklaratën e thënë pak kohë më parë në lidhje me lëvizjen e qytetarëve me transport publik.
Teksa ishte e ftuar në ‘A2cnn’, zëvendësministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli tha se deklarata e saj për hipjen e njerëzve në autobus është keqinterpretuar, por i qëndron mendimit për të mos hipur në autobusë kur është i ngarkuar. Ajo nuk përjashton detyrimin për kontrollet në transportin publik, por thotë se fizikisht është e pamundur për të gjithë autobusët.
‘Ka ndodhur një keqkuptim dhe keqinterpretim për atë që jam shprehur. Se situata në autobusë është e ngarkuar, është vend ku mund të merret infeksioni dhe përgjigja ime është drejtuar qytetarëve dhe nuk është thënë përgjigja tjetër që nëse e shihni që autobusi është plot mos hipni, se ju infektoni familjarët, por jo se nuk duhen shtuar kontrollet në autobusë. Ka qenë një këshillë praktike dhe është thënë qartazi dhe janë përcaktuar protokollet që ky transport të mos bëhet vatër infeksioni dhe jo çdo gjë të bazohet te protokollet. Ajo që më bën përshtypje është që fokusohemi te përgjigjet negative dhe jo te mesazhi. Kur e shohin që autobusët janë të ngarkuar të mos hipin, pavarësisht masave që ne marrim. Ndoshta me të drejtë është keqinterpretuar patjetër që duhet vëmendje e shtuar dhe nuk duhet të pranojnë të hipin të tjerë. Duhen më shumë kontrolle masa ndëshkuese edhe për operatorët. Është e pamundur që fizikisht që në çdo orar dhe autobus të çosh nga një kontrollor-është shprehur ajo.
Rakacolli theksoi se mesatarja e rasteve të reja ditore ka rënë nën 1 mijë, ndërsa raporti mes jetëve të humbura dhe infeksioneve ka mbetur në 1,7%.
‘Është situatë delikate, e vështirë, por fatmirësisht këtë javë situata është e stabilizuar dhe numrat po shkojnë drejt uljes së lehtë shpresoj të kemi filluar të shkojmë në ulje të pandemisë. Indikatorët shihen me një ose dy javë dhe vlerësimet bëhen mbi bazën e indikatorëve. Mesatarja e rasteve të reja ditore ka rënë nën 1 mijë. Për sa i përket viktimave ka mbetur me dy shifra po të shohësh numrin e jetëve të humbura me të infektuarit, përqindja ka mbetur te 1.7%. Situatën e vlerësojmë me disa indikatorë. Jetët e humbura, urgjencat ditore, misionet e urgjencave dhe ndërhyrja na çon ne në vlerësim të situatës dhe masat që duhen marrë për përmirësimin. Vlerësimi është shumë global’.
Rakacolli përjashtoi çdo ndikim politik në shtimin e masave kufizuese, pasi sipas saj vendimi i Komitetit të Ekeprtëve merret në bazë të indikatorëve dhe në funksion të shëndetit të qytetarëve.
‘Jo sepse gjithçka është në funksion të shëndetit të qytetarëve. Asnjëherë nuk kushtëzohemi nga rrethanat politike. Të gjitha masat që merren, merren të menduara në bazë të specialistëve epidemiologë, duke u bazuar në ato faktorë që thashë. Numri i lartë i vdekjeve reflektohet nga numri i rasteve të reja të infektimeve. Ne morëm masa shtesë për orën policore dhe mësimin online në shkollë të mesme në bazë të indikatorëve dhe hetimit epidemiologjik. Ne nuk mund të marrim masa shtesë kur nuk zbatohen masat që kemi marrë. Meqenëse rezultatet për këtë virus nuk mund të nxirren menjëherë, por duhet një kohë e caktuar për ta vlerësuar dhe kjo tendencë e qëndrueshme është për shkak të masave që kemi marrë. Shpresojmë që ta mbyllim këtë javë me shifra të ulëta ditore dhe procesi i vaksinimit do ta ndërpresë zinxhirin e transmetimit’.
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Një 33-vjeçar është arrestuar në Tiranë pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, policia ka gjetur gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati i mbrëmshëm ndaj 24-vjeçarit Nardi Abazi te Rruga ‘5 Maji’ në Tiranë. 24-vjeçari ka dh...
TIRANË– Gjyakata ka marrë vendimin arrest me burg për 40 vjeçarin Andrea Karaj i cili aksidentoi pesë të rinjtë që lëviznin me mjetin tip ‘Ben...
GREQI– Tërmeti me magnitudë 5.9 të shkallës Rihter ka tmerruar banorët në disa zona në Greqi. Në disa video të siguruar nga Dosja.al shihet se si lëvizin orendi...
TIRANE- Enver Jakimi, një nga autorët e atentatit të dështuar me tritol më 9 shkurt në Kamëz ndaj biznesmenit Gjon Mena ka përfshirë Gjergj Cukalin si porositës...
TIRANË– Pas tërmetit të fuqishëm që goditi Greqinë ditën e sotme, lëkundjet janë ndjerë dhe në vendin tonë. Mësohet se tërmeti 5.9 ballë që ka goditur Lari...
TIRANË– Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet për vrasjen e Klodian Rashës, ku ka komunikuar akuzën që rëndon mbi efektivin Nevaldo Hajdaraj, që vrau 25-...
VLORË– Një italian ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për veprën penale “Mashtrimi financiar”.Arrest...
GJIROKASTËR– Ditën e sotme ka nisur vaksinimi kundër koronavirusit në qytetin e Gjirokastrës.Mësohet se do të vaksinohen me dozën e parë 70 persona t...
FIER– 6 persona kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për vepra të ndryshme penale, ndërsa dy prej tyre ishin të shpallur në kërkim.Policia bën me dij...