LIVE UPDATES
Aktualitet

“Do na merrni në qafë pash Zotin”, infermierë pa veshje mbrojtëse në shtëpitë e pacientëve me Covid-19

1 Tetor 2020, 20:33 Nga DOSJA

TIARANË- 6 muajsh pas shpërthimit të pandemisë së Covid-19, situata në qendrat shëndetësore është e vështirë. Një infermiere ka denoncuar në redaksinë e emisionit “Stop”, faktin se ajo dhe një kolege tjetër janë përzgjedhur për t’u bërë injeksionet në shtëpi pacientëve me koronavirus.

Por personeli shëndetësor nuk ka pajisje mbrojtëse. Përveç dorezave që ua jep qendra, maskat i blejnë vetë. Ndërsa për veshjet speciale mbrojtëse, as që bëhet fjalë.

Infermierja thotë, se është konfliktuar me drejtoreshën, për këtë arsye, por ajo e ka detyruar të shkojë në shtëpitë e pacientëve.

Je infermiere?

Infermierja: Po! Ne nuk kemi as edhe një lloj mbrojtjeje nga Covid. Na japin urdhra për të shkuar nëpër shtëpia, po ne nuk kemi asnjë lloj veshjeje mbrojtëse.

Çfarë nuk keni?

Infermierja: Maskat i blejmë vetë. Vetëm dorezat kemi edhe kaq! E ke me detyrim, do shkosh patjetër! Të jap urdhër unë! E ke parasysh? Në mënyrë arrogante, derisa u zura dhe bëra debat, edhe në fund më dhanë vërejtje.

Çfarë vërejtje konkretisht?

Infermierja: “Moszbatim urdhri.”

Nuk është se po refuzoje punën, ti më jep një masë mbrojtëse…

Infermierja: I thashë, i thashë! Atë i thashë, edhe më tha në këto kushte punoj, tha. Tha (drejtoresha) do shkosh patjetër, se të jap urdhër unë! Nuk shkoj i thashë! Më gjej ti mua i thashë unë, mbrojtje.

Çfarë bëre ti vajte?

Infermierja: Jo me, pse të shkoj? Jo!

Si ke punuar gjatë kësaj kohe. Ke vajtur te banesa e të sëmurve me Covid?

Infermierja: Po,kam vajt po!

Sa infermierë jeni që shkoni bëni vizita?

Infermierja: 60 si personel.

Juve që merreni konretisht me pacientët me covid, që jeni në front të parë?

Infermierja: 2 jemi.

Për 2 veta bëhet gjithë ky diskutim. Kaq shumë i kushtonka shëndetësisë për dy veshje?

Infermierja: Unë, po s’pata uniformë, nuk iki,- i thashë atje,- se rrezikoj i thashë. Unë jam me tension, jam me zemër. Si më çon ti mua atje, ku është burrë e grua, ato të dy janë me Covid,-i thashë, dhe të më thuash shko tek shtëpia? Do shkosh tha! Patjetër, tha! Moj zonjë,- i thashë,- unë jam e sëmurë! Në qoftë se je e sëmurë, merr raport, rri në shtëpi,- tha. Nxirr “KML-në”, që je e paaftë,- tha. Debat, deri sa në fund tha, mirë e paskam bërë tha, që të paskam bërë vërejtje, biles do ta çoj tek operatori. Më nxorri mua “Kodin e Punës së Infermierit”, që ai është bërë që në 2019-ën, në kohën, që atëherë s’ka pas pandemi, që unë duhet të shkoja edhe në shtëpi, të bëja shërbim. Dakord! Kemi qenë. Kemi qenë me Covid e pa Covid.

Situatë tjetër, jo si tani…

Infermierja: Moj zonjë,- thashë,- kjo është koha para pandemisë,- i thashë.

Çfarë kërkon?

Infermierja: Kërkoj të drejtën time!

E dini që ekziston një institucion që quhet Urdhri i Infermierëve të Shqipërisë?

Infermierja: Nuk ngrihen! Çfarë t’u thuash! Kanë frikë! Kanë frikë, pikë muhabeti!

Gazetarja e “Stop” bëri një vëzhgim në qendrat shëndetësore dhe para kamerës, mjekë e infermierë shprehen, se gjithçka është në rregull.

Tek kjo qendra juaj ka veshje speciale për infermierët?

Mjeku: Me drejtorin, me titullarin!

Më është përcjellë një shqetësim nga disa infermierë. Infermierët tuaj, kryesisht ata që merren me injeksionet e Covid-it, kanë maska, kanë veshje speciale?

Drejtoresha e Qendrës Shëndetësore nr. 4: Shkojnë me veshje përkatëse. Vetëm për ato të dyja që shkojnë kemi veshje.

Na ka ardhur ankesë që nuk ka veshje speciale për Covid

Infermierja: Ne, veshjet tona i kemi!

Mund të na i tregoni?

Infermierja: Patjetër!

Ju çfarë pozicioni keni?

Infermierja: Unë jam infermiere.

Kjo është veshja?

Infermierja: Po!

I ke veshur ndonjëherë?

Infermierja: Po!

Maskën e ke blerë vetë apo ta kanë dhënë?

Infermierja: Ma kanë dhënë këto lart.

Për sa e ke? Për gjithë javën besoj?

Infermierja: Për gjithë javën!

A kanë masa mbrojtëse?

Drejtori: Po, patjetër!

I bleni si institucion apo vetë?

Drejtori: I blejnë maskat vetë? Mund të ndodhi vetëm një ditë. I kemi dhënë vetë institucioni me përkushtimin më të madh. Mund të jenë vonuar një ditë, se sa ka ardhur tenderi apo furnizimi.

Infermierja: Për gjithë javën!

Ndërsa më kamera të fshehtë, personeli shëndetësor thotë, se nuk ka maska, doreza dhe veshje mbrojtëse.

Qytetari: Kam hallën me c3, c4 bën “Voltaren” në darkë. Por ajo infermierja, që na e kanë dhënë në shtëpi, e zuri Covidi dhe na e zuri dhe hallën. Duam një infermiere me veshje, ose kështu…s’keni veshje ju?

Infermierja: Jo, nuk kemi!

Qytetari: Po si mund të gjej një infermiere me veshje, të paktën?

Infermierja: Jo!

Qytetari: Ti s’ke veshje vetë ë?

Infermierja: Jo, nuk kemi as ne!

Qytetari: Po si ka mundësi, në shtet ju, pa veshje?

Infermierja: Ne s’kemi doreza, ti thua….maskat i blejmë vetë. A jetojmë në Shqipëri?

Qytetari: Normale, po thashë mos gjeja në spital, a më kupton?

Infermierja: (Qesh) Absolutisht, jo!

Qytetari: Jo me, s’keni veshje ju?

Infermierja: Po ça të them unë? Jo fare!

Qytetari: Po pse s’keni?

Infermierja: Po pse? Se…unë nuk vij dot! Ja, hë të vendosësh veten ti, vete ti t’ia bësh? Jo!

Qytetari: Po mendova, se mos kishit veshje, se kjo…

Infermierja: Fare,fare, fare! Ja këto kam unë tani dhe…

Infermierja: Punoj me pacientë dhe infektoj pacientët e tjerë.

Qytetari: Po s’keni veshje ju?

Infermierja: Jo!

Qytetari: Po si ka mundësi, që s’ju kanë dhënë veshje juve?

Infermierja: Po unë po të them realitetin, si është tani!

Qytetari: Keni veshje ju, për shembull, që vini atje, se ajo s’vjen!

Infermierja: Jo, po më vjen keq tani nuk vij dot të bëj ato, dhe vij t’ju bëj ato të tjerëve. Unë jam infermiere për të gjithë popullatën, përgjegjëse unë dhe të vij t’i bëj asaj, të vij t’ju bëj edhe të tjerëve unë. E di, që ke hall, por më kupton?

Infermierja: Siç na sheh ne nuk kemi

E keni përcjellë si shqetësim?

Infermierja: Nuk duhet të flas unë, por të gjithë.

Maskën ta ka dhënë qendra shëndetësore apo vetë?

Infermierja: Ma kanë dhënë, por 1 për 1 javë. Do na merrni në qafë pash Zotin se…

Blerina Duka, presidente e Urdhrit të Infermierëve, thotë, se nuk ka qenë në dijeni të këtij problemi, por tani do të verë dijeni Ministrinë e Shëndetësisë dhe Autoritetin e Qendrave Shëndetësore.

Sekretarja UISH: Do vini në një moment, që është edhe titullarja!

Presidentja Blerina Duka: Unë nuk jam në dijeni të kësaj problematike, gjithsesi më lejoni, që të merrem me institucionin dhe infermierët, të mbledh të gjithë informacionin e nevojshëm dhe t’jua vë juve në dispozicion.

Madje ditën e djeshme për këta personat që kanë ngritur kokat dhe kanë kërkuar të drejtat e tyre, në fund të fundit gjënë më minimale për të qenë sa më të mbrojtur, iu është tërhequr vëmendja me shkrim. Ju lutem zonjë në cilësinë e kryetares së UISH…

Presidentja Blerina Duka: Patjetër, unë do të merrem! Patjetër, do ta ndjekim me vëmendje. Do të merrem, do të shkoj edhe patjetër do ta ndjekim dhe në Ministri, do të shkoj edhe në “Zyrën e Autoritetit”, e cila merret me Qendrat Shëndetësore.

Marrë nga; tvklan.al

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi en shqiperi koronavirusi en shqiperi

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim