LIVE UPDATES
Aktualitet

“Mbarova punë, hajde te hoteli”/ Zbardhet DOSJA, si u ngritën akuzat e SPAK ndaj Margjekës, bashkëshorti i saj A

1 Tetor 2020, 16:11 Nga DOSJA

TIRANË– Gjykata e Posaçme e Apelit la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtepie” për gjyqtaren e Apelit të Korçës, Mimoza Margjeka me akuzën e korrupsionit. Vendimi u dha pas akuzës së SPAK se Margjeka kishte marrë para në këmbim të lehtësimit të masës së sigurisë për Orion Balin, i arrestuar në 4 korrik të këtij viti duke transportuar klandestinë. Sipas SPAK, Margjeka ka marrë 6000 euro në këmbim të nxjerrjes së Orion Balit nga qelia kundrejt “garancisë pasurore”.

Në daljen e saj sot nga gjykata pas rikonfirmimit të masës së sigurisë “arrest shtepie”, Margjeka lëshoi akuza të forta duke thënë se kemi të bëjmë me një proces të montuar politikisht për shkak se nuk kishte dhënë mandatin e Valbona Sakos në zgjedhjet lokale të vitit të shkuar. Margjeka tha se akuzat janë ngritur të bazuara mbi thashetheme dhe pa asnjë provë që e lidhin atë apo bashkëshortin Arben Cara në mënyrë të drejtpërdrejt me marrjen e parave për të lehtësuar gjendjen e Orion Balit.

Abcnews.al ka siguruar dosjen e plotë të SPAK, ku radhiten akuzat ndaj Mimoza Margjekës dhe të tjerëve. Akuzat janë të bazuara mbi komunikime telefonike të përgjuara si edhe ndjekje fizike ndaj personave të hetuar.

Dosja

Përveç një rasti ku Margjeka është fotografuar në prani të bashkëshortit të saj Arben Cara, vajzës së mitur dhe Klaudjo Zhillës, i akuzuar gjithashtu për këtë çështje, gjyqtarja nuk është konstatuar në asnjë rast, as në përgjime telefonike dhe as në ndjekje fizike që të ketë komunikuar për çështjen në fjalë. Lidhja që bën SPAK është ajo mes bashkëshortit të Margjekës, Arben Cara dhe Klaudjo Zhillës, të cilët janë përgjuar në komunikime telefonike për t’u takuar dhe konsumuar kafe, pa folur për çështje konkrete.

Sipas dosjes së SPAK, të siguruar nga Abcnews.al, Oficerët e Policisë Gjyqësore që kanë ndjekur fizikisht Carën, kanë konstatur se ai, bashkë me Margjekën dhe vajzën qendronin tek hoteli i Albert Zhillës, babait të Klaudjo Zhillës , në qendër të Korçës.

Përgjime

Po ashtu, SPAK ka përgjuar telefonata mes avokatit të Orion Balit, vëllait të tij Nejton Bali si edhe Klaudjo Zhillës. Mes Klaudjo Zhillës dhe avokatit Skënder Demiraj nuk konstatohen telefonata me përmbajtje që e lidhin me korrupsionin, ndërsa në mënyrë të përsëritur hasen telefonata mes Nejton Balit dhe nënës së tij, ku i shpjegon se avokati i ka kërkuar 6 mijë euro, qoftë edhe lekë për t’ja dhënë gjyqtarëve me qëllim nxjerrjen e Orion Balit nga qelia. Në dosje është pasqyruar edhe momenti kur flitet për dy gjyqtarët e tjerë të çështjes, siç është relatori Olsi Xhavella dhe gjyqtarja tjetër, Etleva Temo. Në rastin e Xhavellës është konstatuar një moment, ku Klaudjo Zhilla shprehet se e ka takuar tek hoteli i tij duke mos dhënë detaje nëse kishte marrë apo jo garanci se do të jepte vendim pro Balit.

6 mijë euro

Në përgjimet telefonike flitet përherë për 6 mijë euro, të cilat do të ndahen nga 2 mijë euro për secilin gjyqtar. Megjithatë, SPAK ka ngritur akuzë vetëm ndaj gjyqtares Mimoza Margjeka. Po ashtu, oficerët e policisë gjyqësore theksojnë në raportin e vëzhgimit se gjyqtarja Mimoza Margjeka përdor një makinë tip “Mercedes B-Class”, avokati Skënder Demiraj, makinë tip “Range Rover” si edhe Klaudio një fuoristradë.

Mbrojtja

Në mbrojtjen e saj, Margjeka është shprehur vazhdimisht se SPAK nuk ka asnjë provë që e lidh atë në mënyrë direkt me marrjen e parave nga familjarët e Orion Balit apo avokatit të tij Skëndër Demiraj. Madje, akuzat e SPAK, Margjeka i lidh me vendimin e dhënë vjet pas zgjedhjeve lokale në Durrës, ku vendosi kundër dhënies së mandatit ndaj Valbona Sakos. Margjeka tha se këtë vendim e kishte dhënë se i ishte duhur i drejt dhe jo për arsye politike.

PËRGJIMET

Përgjimi mes Klaudjo Zhillës dhe Skënder Demirajt:

Klaudio Zhilla: Skënder

Skënder Demiraj: Hë vlla ku je ti?

Klaudio Zhilla: Hë mbarove punë?

Skënder Demiraj: Po mbarova po

Klaudio Zhilla: Në rregull, po ça

Skënder Demiraj:Ku je ti tani?

Klaudio Zhilla: Po unë jam ktu ne shpia në Radënec, hajt te hoteli po vete, hajt ne hoteli

Skënder Demiraj: A ta çoj, jo unë jam këtu tani, po pres nji po a ta çoj shoferin unë me makinë time aty?

Klaudio Zhilla: Çoje ne hoteli, po mo. Ja kam lënë Bertit, është Berti aty.

Skënder Demiraj: Ë?

Klaudio Zhilla: Çoje në hotel se po vete edhe vetë aty

Skënder Demiraj: Ja ke lënë kujt atje?

Klaudio Zhilla: Bertit ia kam lënë, është Berti në hotel.

Skënder Demiraj: A Berti aty?

Klaudio Zhilla: Po po aty është.

Skënder Demiraj: Hajt

Përgjime mes Nejton Balit dhe Drita Balit:

Drita Bali: O Nelti hë me mam?

Nejton Bali: Hë mam

Drita Bali: A shite gjo?

Nejton Bali: Një dy peshq tashi

Drita Bali: Po shyqyr, u nis Erisa?

Nejton Bali: Po tashi do niset më kët autobusin me të katrës

Drita Bali: Mirë o ma, a ia more çunit atë?

Nejton Bali: Po shkon Vis, e merr më vonë

Drita Bali: Po mirë o mam

Nejton Bali: Hajd

Drita Bali: Hajd, asigjo mo, as ka fol Skënderi mo, ça të foli thuaj, fola unë?

Nejton Bali: Mori tashi në telefon

Drita Bali: Ça tha?

Nejton Bali: Ishte me atë Lomin, me atë që e kanë kap më përpara

Drita Bali: Ëhë.

Nejton Bali: Ma pru ai Bilbili tashi në telefon

Drita Bali: Orin e?

Nejton Bali: Telefonin moj mam pra, me numrin e atij, nuses së atij

Drita Bali: Poo

Nejton Bali: Eee. Ho me me tha mu ça bohet, a keni kap njeri? Thash po kam kap o vëlla, thashë. 6000 eruo i thashë unë do si fillim burri i huj,  i tash unë, me të qit ‘arrest shtëpie’. Ene ja 4 shkojnë 10 000 euro. Ça thua ore tha mu? Po. S’rrihet mrena. E di unë që srrihet mrena thashë, do 10 000 euro burri i huaj.

Drita Bali: Ça tha?

Nejton Bali: Nja, nja e kapëm. Sfoli më. Nesër tha, a do vijë në nji tha që të…Do vij thash, nuk ka pasur për të ardh njeri i thashë unë po, po do vijë nesër i thashë unë Visi me Albinën thashë se do bjeri atë letrën për të shpejtë, atë letrën thashë që ta bësh si bohet që mos ti humbim, mos humbim ditë thashë, të rrish një ditë më pak thashë.

Drita Bali: Ça tha?

Nejton Bali: E mirë tha. 6000 euro i do si fillim burri i huj i thashë. Tre gjyqtare ka tre, ka dy gjashtë. Pa llogarit Skënderin i thashë.

Drita Bali: Pu pu pu pu

*****

Drita Bali: Ça tha ajo o Nelti sot?

Nejton Bali: U përplas me atë o ma

Drita Bali: A e ngjove ti?

Nejton Bali: Po se ngjova moj mam mos se nuk len njeri me u fut, të rrish përjasht aty si qen e stë len njeri me u fut. Kush t pje..dh e mam, kush t pje..dh?

Drita Bali: Po Albina a e len nesër me hy?

Nejton Bali: Po Albinën, me taku Orin ee?

Drita Bali: Poo

Nejton Bali: Po si jo oree, po t mari certifikate, atë kartën e identitetit, kaq.

Drita Bali: E ka kartën e identitetit, ke kartë identiteti ti Albinë apo (pyet dikë)

Nejton Bali: E veç atë dhe të lejnë direkt, ska problem. Albinën e lejnë 8 deri në 1, deri në 2

Drita Bali: 8 deri në 2

Marrë nga abcnews.al

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet arben cara mimoza margjeka orion bali arben cara mimoza margjeka orion bali

Sondazh

Poll
Aktualitet 1 Tetor 2020, 12:19

TIRANE– Klevis Balloku, 31 vjeçari i cili përplasi ditën e sotme efektivin e policisë në aksin Fushë Krujë-Laç nuk është i panjohur për forcat blu...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje