"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Aktualitet
“Do jem polic në kapen e djalit tim”/ Flet babai i Ilirjan Hasanajt: Është shpirti im, por do të përballet me drejtësi
14 Tetor 2020, 11:36Nga DOSJA
SHKODËR-Arben Hasanaj, babai i 19-vjeçarit Ilirjan Hasanaj, i cili akuzohet se i bëri atentatit Shefit të Policisë Bashkiake të Malësisë Madhe, ka deklaruar para medieve se nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet i biri i tij. Ai i bëri thirrje çdo personi që ka informacion se ku ndodhet i biri, ta njoftojë. Ndërkohë Hasanaj theksoi se do të bashkëpunojë me drejtësinë dhe se do të jetë polic në kapjen e djalit të tij. Babai i 19-vjeçarit nënvizoi më tej se nuk ka asnjë hasmëri apo konflikt me familjen e Mentor Hasanajt.
“Kushdo që e sheh të më njoftojë. Që prej ditës së ngjarjes nuk kam pasur një komunikim me djalin, vetëm kam dëgjuar lajmet. Nuk e imagjinoj që të ketë bërë këtë gjë. Unë nuk kam gjë me atë familje. Ata janë familje shumë e mirë, kam respekt. Nuk jemi në hasmëri me atë familje. Unë nuk e di ku është djali, kaq dua, do të bashkëpinoj me Policinë, jam në krah të Policisë. Unë do të mbështes edhe djalin. Ai është fëmija jem, ai është shpirti im. Nuk kemi lidhje me atë familje, është nga fshat tjetër. Nuk kam parë asnjë sjelle të çuditshme të djalit. Sapo mbaroi shkollën do të bënim letrat për të shkuar në Akademinë e Policisë. Mori testin e parë, po prisnin përgjigjen e testit fizik. Në këtë moment më mori në qafë, më tradhëtoi. Për vrasës me pagesë, këto janë dyshime të policisë. Nuk di gjë. Unë nëse gjej djalin do ta dorëzoj në polici, do i përgjigjem edhe familjes tjetër. Unë do të jem polic në kapejn e djalit tim.”, u shpreh Arben Hasanaj.
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Ditën e djeshme prokuroria e Tiranës ka kërkuar 35 vite burg për pandehurin Islam Mylkaj, i cili akuzohet se një vit më parë ka vrarë shokun e tij,...
VLORË- Klajdi Basha, Daniel Bako dhe Klaudjo Mistri janë arrestuar ditën e sotme nga policia pasi pas një kontrolli të bërë nga forcat e posaçme “Sh...
DURRËS– Prokuroria e Durrësit ka dhënë detaje lidhur me hetimet e zhvilluara brenda institucionit të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Durrës. Në njoftimin zy...
TIRANË- Të burgosurit Emiljano Shullazi dhe Gilmando Dani kanë kallëzuar në Prokurorinë e Posaçme ose ndryshe SPAK, ish-kryeprokuroren e përkohëshme...
DURRËS– Një karburant në aksin rrugor “Plepa-Kavajë” ka sjellë prangosjen e nëntë zyrtarëve të Autoritetit Rrugor Shqiptar në Durrës. Prokuroria e Durrësit...
VLORË- Hipur në një taksi, me një kallashnikovë të mbështjellë me triko sportive, Klajdi Basha, 43 vjeç, i dënuar më herët në Itali për organizatë k...
Shaban Memia, ish kreu i aluzinit ne kohen qe PD ishte ne pushtet, u kallëzua penalisht për gjirin e Kakomesë.Ai[sgallery url=”akuzohet nga banorët e fsha...
Shaban Memia, ish kreu i aluzinit ne kohen qe PD ishte ne pushtet, u kallëzua penalisht për gjirin e Kakomesë.Ai ”akuzohet nga banorët e fshatit Nivicë se priva...
TIRANË-Kandidatët e parë për agjente të FBI-së shqiptare janë mbledhur në Pallatin e Kongreseve për të marrë përgjigjet e testit logjik, të cilat janë afis...
DURRËS– Dosja.al ka mësuar detaje të reja nga operacioni i zhvilluar paraditen e sotme në Durrës, ku u bë publike se janë arrestuar disa zyrtarë të ARRSH-s...