LIVE UPDATES
Politike

Djegia e mandatit/ Minarolli-Hajdarit: Nuk ke ndonjë meritë erdhe falë Azemit. Replika mes tij dhe Murrizit

3 Mars 2019, 22:20 Nga DOSJA
Djegia e mandatit/ Minarolli-Hajdarit: Nuk ke ndonjë meritë erdhe

TIRANË- Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Vili Minarolli, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar lidhur me mosdjegien e mandatit të deputetit nga Rudina Hajdari. (Lexo këtu)

Në reagimin e tij, Minarolli shprehet se ajo është deputete e Shqipërisë, jo falë ndonjë merite apo vlere ndaj PD-së, por për shkak të detyrimeve morale që kjo parti ka ndaj Heroit të Demokracisë Azem Hajdari.

“Ju sot jeni deputete e Kuvendit te Shqiperise , jo fale ndonje merite apo vlere ndaj partise qe ju kandidoi, por per shkak te detyrimeve morale qe PD e themeluar nga babai yt dhe e mbare demokrateve ne nder dhe respekt te Heroit te Demokracise.”, – shkruan Minarolli.

Më tej ai ndërsa justifikon vendimin e PD-së për të djegur mandatet, i kujton Hajdarit, se ajo është e zgjedhur nga shqiptarët dhe detyrimin moral nuk e ka ndaj ndërkombëtarëve, por ndaj shqiptarëve që e kanë votuar. Për këtë ai shprehet se Rudina hajdari duhet të pyesë qytetarët e zonës së saj.

“Ju Rudina keni thene se do te vendosni pasi te konsultoheni me nderkombetaret. Detyrimi juaj moral eshte ndaj partise qe te kandidoj dhe ajo ne menyre statuore dhe demokratike e ka marre vendimin. Por ti ke edhe nje detyrim tjeter, karshi asaj zone elektorale ku mund te jeni formalisht emeruar nga partia. Shkoni pyesni ata dhe vendoseni . Sa per nderkombetaret edhe ti e di pa i pyetur cili do jete mendimi i tyre. Pyesni edhe njerezit tuaj me te afert, qe kane perjetuar ato rreziqe qe kane perjetuar edhe te gjithe demokratet.”, – shkruan Minarolli.

Postimi i plotë:

E nderuar deputete Hajdari!
Po ju drejtohem thjesht si qytetar, por edhe me kontribut jo te paket ne demokracine shqiptare. Por edhe per shkak te nje marredhenie te vecante qe kam patur me babane tuaj, te paharruarin Azem Hajdari.

Ju sot jeni deputete e Kuvendit te Shqiperise , jo fale ndonje merite apo vlere ndaj partise qe ju kandidoi, por per shkak te detyrimeve morale qe PD e themeluar nga babai yt dhe e mbare demokrateve ne nder dhe respekt te Heroit te Demokracise. Jam i bindur se ju e keni ndjere per shume vite ate qe demokratet , por edhe shqiptaret i jane mirenjohes babait tuaj , qe ishte i pari qe u ngrit kunder diktatures dhe frymezoi me mijra te tjere per ta pasuar. Jam i sigurte qe shqiptaret nuk do ta harrojne vepren e tij.

Te qenit ne opozite nuk eshte e lehte. Edhe une kam qene shume vite ne Kuvend dhe shumica e tyre ne opozite.Kemi qene te detyruar te bojkotonim Kuvendin, atehere kur na mohoheshin te drejtat dhe pushteti bente veshin e shurdher. Kemi bere edhe greve urie. Ndoshta ke degjuar nga familjaret e tu se kam qene shtate dite ne nje greve urie me Azemin e plagosur dhe me dy kolege te tjere ne nje makine te vogel para RTSh. Pse? Se na mohuan te drejten e fjales dhe dolem nga greva atehere kur pushteti u terhoq.
Por nje maxhorance ku ju ra per pjese nuk besoj te sillet me opoziten ne asnje vend te rruzullit. Ju i dini me mire se une se c’perfaqeson kjo mazhorance.

Per kete arsye e justifikoj veprimin e fundit te opozites, jo thjesht per te ndrruar nje qeveri e per ta zevendesuar me nje tjeter, por per te ndryshuar sistemin politik, qe ka te beje me ndarjen e politikes nga krimi i organizuar, ndryshimi i ligjit zgjedhor qe cdo vote te kete vlere ,nje sistem mazhoritar ku cdo perfaqesues te ballafaqohet me zgjedhesit dhe gjithcka tjeter ne sherbim te demokracise.

Ju Rudina keni thene se do te vendosni pasi te konsultoheni me nderkombetaret. Detyrimi juaj moral eshte ndaj partise qe te kandidoj dhe ajo ne menyre statuore dhe demokratike e ka marre vendimin. Por ti ke edhe nje detyrim tjeter, karshi asaj zone elektorale ku mund te jeni formalisht emeruar nga partia. Shkoni pyesni ata dhe vendoseni . Sa per nderkombetaret edhe ti e di pa i pyetur cili do jete mendimi i tyre. Pyesni edhe njerezit tuaj me te afert, qe kane perjetuar ato rreziqe qe kane perjetuar edhe te gjithe demokratet.

Opozita tashme e ka marre vendimin dhe une te siguroj qe babai yt kurre nuk do e braktiste ate force politike qe e krijoi, ne ate kohe kur edhe jeten mund ta kishte rrezikuar. Dhe une e kam bindjen qe atij i moren jeten per te korigjuar ate qe nuk e bene ne ato dite dhjetorit te 1990. Se ate kohe qe e vrane ai nuk paraqiste asnje rrezik per pushtetin .

Rudina, mos u nda nga ata njerez qe edhe sot ne ndeshje me padrejtesine e pushtetit, kane emrin e babait tend ne goje dhe vazhdojne te frymezohen nga vepra e tij, qe ende ka mbetur e parealizuar.
Miqesisht
Vili Minarolli

Pas kësaj në koment ka reaguar edhe deputeti Myslim Murrizi, i cili u përjashtua nga PD, pasi nuk respektoi vendimin e marrë nga strukturat për djegien e mandatit. (Lexo këtu)

Ai shprehet:

“Pershendetje Miku im. Mire Rudina ka ardhe pa kontribute ne PD si deputete, po rreth 25 te tjeret a i njeh Ti ose ata qe kane kontribuar ne PD nder vite?? A i ke degjuar apo pare ndonjehere si militante, aktiviste apo drejtues seksionesh grupseksionesh degesh te PD?? Po keta 30 antare te kryesise Profesor a di gje se çfare kontributi kane tek PD?? A mendon se djegia e mandateve eshte per te rrezuar sistemin??? Jooo Profesor kurre nuk e kane bebezuar nje fjale te tille iniciuesit e ketij vendimi drastik. Kurre nuk duan te ndryshojne ligjin zgjedhor keta vemje qe presin te zaptojne nje karrike ne kuvend pa asnje merite dhe asnje kontribut. Po te ishte se e kane seriozisht duhet ti kisha degjuar nje here te vetme gjate kesaj kohe ne grupin parlamentare. Sa per te ndjerin Azem Hajdari Profesor po te the qe e kane perjashtuar nga PD ne vitin 1995, ja hoqen imunitetin ne vitin 1996 pastaj u plagos ne vitin 1997 pa imunitet perseri dhe u ekzekutua ne viti 1998. Aty kam qene edhe une Profesor me ju gjate viteve 1997-2001, e mbaj mend greven ne makine dhe greven e Z Pjeter ne kryesine e kuvendit, por kurre nuk i dogjem mandatet. Po te kene kauz ndryshimin e sistemit, ndryshimin e ligjit zgjedhor ndryshimin e hartes administrative po e dorezoj une neser ne mengjes mandatin. Jo Profesor nuk kane kauz ato çfare Ju shkruani. Qellimi eshte te heqim nje pale hajdute qe kane brenda edhe trafikante e drogaxhinj e te vijne nje pale hajdute arrogant qe rrezuan PD ne opozite ne vitin 2013. Ky qellim eshte i qarte ne perberjen e keshillit kombetare te kryesise dhe te atyre qe jane rreshtuar si opozitare me moral ne krah te bashes. Perveç Dashamir Shehut te gjithe fytyrat e tjera kane qene ne pushtet deri kur aleanca e qelbesirave i perzuri ne vitin 2013”.

Pas këtij komenti, Minarolli ka replikuar me Murrizin, teksa i thotë se ndonëse e respekton vendimin e tij për të mos dorëzuar mandatin, sërish po të ishte ai në vendin e tij do t’i bindej vendimit të shumicës.

“I dashur Myslim, miku im!
Une nuk te thashe asnje fjale per veprimin tend. Ai ishte vendimi yt ne lidhje me mendimet qe i ke shprehur dhe m’i kujtoje dhe te kam mirekuptuar. Megjthese po te isha une do i deklaroja perpara ne grupin parlamentar dhe pastaj do i bindesha vendimit te shumices.Une e kuptoj se partia eshte nje bashkim vullnetar individedh ae kane nje ide te perbashket. Kur kjo ide bie ndesh me ato te mijat per shkaqe te ndryshme, une kam te drejte te largohem ne cdo kohe, pasi t’i shpreh ato hapur.
Megjithate ti more nje vendim dhe kjo eshte e drejta tende.
Une kam vite qe nuk bej jete partie dhe nuk jam ne dijeni per ata qe sot drejtojne, sic i permendje ti. Kisha vetem nje detyrim moral , thjesh t’i shprehja vajzes te Azem Hajdarit nje mendimin tim personal dhe asgje me shume.
Vendimi eshte i saj.
Myslim, te njoh mire, e di perkushtimin, sinqeritetin dhe angazhimin tend ne PD. Ashtu sic jam i bindur se ti me profilin politik e ke marre mandatin e deputetit ne Lushnje, pavaresisht sigles te partise. Prandaj per mua do mbetesh gjithnje mik i vyer.
Te pershendes!”, shkruan Minarolli në përgjigjen ndaj deputetit Myslim Murizi.

(B.B/ Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike djegia e mandateve te opozites myslim murrizi rudina hajdari vili minarolli djegia e mandateve te opozites myslim murrizi rudina hajdari vili minarolli

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari