Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Bota
Ditë e re në Ukrainë! Zhvillimet nga lufta, thirrja e Zelenskyy-t, paralajmërimi i Putin
6 Mars 2022, 07:08Nga DOSJA
UKRAINË– Ukraina futet sot në ditën e 11-të të luftës. Qytetarët janë zgjuar nga sirenat e sulmit ajror në qytetin qendror të Poltava, i cili shtrihet midis Kievit dhe Kharkiv. BBCsjell zhvillimet më të fundit që vijnë nga fronti i luftës dhe ai politik.
ZHVILLIMET:
-Presidenti i Ukrainës Zelensky u bëri thirrje sërish aleatëve perëndimorë që të shpallin një zonë ndalim-fluturimi mbi Ukrainë në një video-telefonatë me 300 ligjvënës amerikanë të shtunën. Ai gjithashtu pati një telefonatë me presidentin amerikan Biden të shtunën mbrëma NATO ka refuzuar vazhdimisht një zonë të ndaluar fluturimi, e cila mund t’i sjellë forcat perëndimore drejtpërdrejt në konfrontim ushtarak me Rusinë.
-Udhëheqësi rus Vladimir Putin paralajmëroi se ai do ta konsideronte një zonë të ndaluar fluturimi si një akt lufte
-Rusia vazhdon të bombardojë qytetin strategjik jugor të Mariupolit. Një armëpushim fillestar për të lejuar evakuimin e civilëve ka dështuar, thonë zyrtarët ukrainas.
-Situata në Mariupol dhe rajoni i Sumy është në “prag të një katastrofe humanitare”, tha një zyrtar i qeverisë ukrainase për një kanal lokal lajmesh.
-Nuk ka furnizim me energji elektrike dhe ujë në dy qytete në rajonin Sumy, shtoi këshilltari i qeverisë Vadim Denisenko.
-Gjigantët amerikanë të pagesave Visa dhe Mastercard kanë pezulluar të gjitha operacionet në Rusi
-Përfaqësuesit rusë dhe ukrainas do të takohen për një raund tjetër negociatash të hënën
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyj u bëri thirrje bashkëatdhetarëve, që të dëbojnë trupat ruse nga vendi i tyre. “Ne duhet të dalim jashtë! Ne duhet ...
UKRAINË– Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, tha se trupat ruse “po qëllojnë nga të gjitha anët” në uzinën bërthamore të Zaporizhja, centra...
UKRAINË– Ministri më i ri i kabinetit të Ukrainës, Mykhailo Fedorov, është mbështetur te gjigantët e teknologjisë për të bojkotuar Rusinë, duke u bër...
BRITANI– Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson u ka bërë thirrje liderëve botërorë që të bëjnë një përpjekje të ripërtërirë për të siguruar ...
UKRAINË– Pjesa më e madhe e ushtrisë ruse deri më tani nuk ka performuar mirë në Ukrainë, raporton BBC. Para pushtimit, supozohej se ushtria kishte p...
Zëvendëskryeministri, njëherësh mandatari për Qeverinë e re të Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka biseduar me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndim...