"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Dita Ndërkombëtare e Demokracisë/ Presidenti Meta thirrje popullit: Ka ardhur koha të zgjohemi dhe të sjellim ndryshimin
15 Shtator 2020, 06:29Nga DOSJA
TIRANË- Presidenti Ilir Meta në ditën Ndërkombëtare të Demokracisë shprehet se tashmë ka ardhur koha që populli të zgjohet, të reagojë dhe të sjellë ndryshimin. Nëpërmjet një postimi në Facebook, Meta shprehet se tani është koha për të mbrojtur demokracinë e vendit.
Reagimi i plotë:
Në vitin 1863, Abraham Lincoln e përkufizoi Demokracinë si: “Qeverisje e popullit, nga populli, për popullin”. Një shekull e gjysmë nga kjo deklaratë dhe tridhjetë vite nga rënia e sistemit më të egër komunist të kontinentit, pyetja që shtrojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë është: Çfarë lloj regjimi është vendosur sot në Shqipëri? A është kjo forma më e lartë e demokracisë dhe a i kanë përmbushur shqiptarët plotësisht aspiratat e tyre demokratike dhe europiane? A është kjo “Demokraci” një qeverisje e popullit, që buron nga populli, që i shërben popullit dhe që e meriton populli? Të fundit në rajon para dyerve të BE-së dhe me rreth 500 mijë shqiptarë të larguar vetëm në vitet e fundit, është përgjigjia e dhimbshme!
Ndërsa ky regjimi i tanishëm po refuzohet nga qytetarët si caku i fundit i demokracisë me braktisje masive të Atdheut, zgjidhja nuk duhet të jetë më largimi, por vetëm ZGJIMI, BASHKIMI, REAGIMI, PËRBALLJA dhe NDRYSHIMI! Në fjalimin e marrjes së Nobelit për Paqe, i mbijetuari i Holokaustit, shkrimtari i jashtëzakonshëm Elie Wiesel i la njerëzimit një mësim të vyer: “Jam betuar që kurrë nuk do të hesht ndaj vuajtjeve dhe poshtërimeve që përjeton një qenie njerëzore. Ne gjithmonë duhet të marrim anë. Neutraliteti ndihmon shtypësin, kurrë viktimën. Heshtja inkurajon torturuesin, asnjëherë të torturuarin. E kundërta e dashurisë nuk është urrejtja, është indiferenca”.KOHA PËR TË MBROJTUR DEMOKRACINË ËSHTË TANI!
J.V/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE-Mbrëmjen e djeshme ambasadorja e Amerikës në Tiranë Yuri Kim ka darkuar me Rudina Hajdarin, deputeten e PD në Kuvend, e cila pritet të nisë një parti të ...
TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, në emisionin “Real Story” në News24 komentoi largimin e Besa Shahinit si ministre arsimi në ditën e parë të ...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranes, Erion Veliaj shprehet i bindur se mazhoranca do të arrijë të marrë mbi 74 mandate ne zgjedhjet e ardhshme. Duke folu...
TIRANË– Pedagogia Enriketa Papa, eksperte pranë Partisë Demokratike ka ngritur disa problematika lidhur me hapjen e shkollave në vend, gjë që sipas s...
TIRANË– Koloneli Myslym Pashaj, i është përgjigjur disa ditë me vonesë, akuzës s ëish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pak ditë më pare, në një lid...
TIRANË– Në rrëfimin e parë mediatik pas zyrtarizimit të largimit të saj nga posti i ministres, Besa Shahini ka thënë për “Open” në Top Channel, se aj...
Politike14 Shtator 2020, 20:12
TIRANË– Brunilda Cerraga, mësuese prej 26 vitesh në shkollën “Jeronim de Rada” ka shkruar një letër publike për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velia...
TIRANË– Besa Shahini është shprehur se nuk ka qenë e vetmja që i kthente fjalën kryeministrit Edi Rama. E ftuar në studion e “Open”, gazetarja Eni Vasili t...
TIRANË– Ministrja e sapo larguar, Besa Shahini, ka lënë të nënëkuptohet se ka qenë kryeministri Edi Rama ai që e ka shkarkuar nga detyra. E ftuar në ...