LIVE UPDATES
Politike

“Falsifikove koordinatat”/ Pashaj-Berishës: Sharlatan dhe komedian, bashkë do shihemi në Gjykatë

14 Shtator 2020, 20:44 Nga DOSJA
“Falsifikove koordinatat”/ Pashaj-Berishës: Sharlatan dhe

TIRANË– Koloneli Myslym Pashaj, i është përgjigjur disa ditë me vonesë, akuzës s ëish-kryeministrit Sali Berisha, i cili pak ditë më pare, në një lidhje live në studion e “Opinion”, u shpreh se Pashaj ka falsifikuar koordinatat e hartës që paraqitit në Gjykstë për marrëveshjen e detit.

Përmes një shkrimi, për Gazetaën Tema, Pashaj shkruan se sharlatani i vërtetë është Berisha, pasi në atë kohë, Berisha kalonte truprojen e nderit me një krenari triumfuese përulëse në krah të kryeministrit të Greqisë. Pashaj shton se me Berishën do të takohet në Gjykatë dhe se ka ndërmend ta padisë.

Reagimi i plotë

Njëmbëdhjetë vjet më parë, si ky shtator, Sali Berisha kalonte truprojen e nderit me një krenari triumfuese përulëse në krahë të kryeministrit të Greqisë, me rastin e paktit detar të arrirë midis të dy shteteve. Shteti fqinj arrinte të vinte dhe të zgjerohej në detin Territorial të Kanalit të Korfuzit, dhe Ngushticës  së Otrantos kurse Shqipërisë i pushtohej deti, në Kanalin e Korfuzit, dhe Greqia realizonte objektivët e tij strategjikë. Hartën e pushtimit të detit  e kishin bërë vet shqiptarët, në një marrëveshje po kaq të pashëmbullt në shpërfillje të interesave shqiptare. Ky ishte një rast i jashtëzakonshëm, sigurisht, që ne nuk do t’ia donim t’i ndodhte kryeministrit tonë! Njëmbëdhjetë vjetë më parë, si ky shtator,ju ndiqnit ballafaqimin në studio të Blendi Fevziut, se si zihej Shqipëria me veten e saj, kur dy ushtarakë të lartë gati vriteshin njëri me tjetrin, për të vërtetën e ndarjes së detit. Sërish e njëjta studio dhe po i njëjti F evzi që pyet për marrëveshjen e Delimitimit dhe Berisha akoma në transhenë e tij sulmon oponencën teknikoligjore ndaj atij pakti të rrëzuar.

Në përsëritje të vetvetes, me po të njëtat argumente, si njëmbëdhjetë vjet më parë, kërkon që ta ngrejë nga varri marrëveshjen e përmbysuar, si rrallë mund ta bëjë ndonjë kryeministër në botë. Ata që e kanë ndjekur deklaratën dhe kanë mundësi të lexojnë këtë reagim le të mundohen të qasen me çeshtjen sipas gjykimit të tyre. “Ai (është fjala për kolonel Pashaj) ka spostuar linjën bazë të koordinatave, 90 km në territorin e Shqipërisë dhe ka ndryshuar territorin shqiptar, para Gjykatës (është fjala për Gjykatën Kushtetuse të Shqipërisë) nga 38 në 22 km…”, tha Berisha. Tani le të përpiqemi që ta përkthejmë. “Termi, linjat bazë të koordinatave, nuk ka lidhje fare me termat e hartës së delimitimit në fjalë. Spostimi në 90 km në territorin shqiptar duhet shpjeguar dhe kuptuar sipas sistemit koordinativ që ai e ka në mendjen e tij. Kohëhapësira është qëllimisht e çorientuar nga ai si një manipulim i pastër. Tani le të na ndjekin lexuesit. Nga pika treshe, të të tre shtetve, Itali, Greqi, Shqipëri, rrezja prej 90 km do të na nxirrte deri në Levan të Fierit! Nëse rrezja e rrethit prej 90 km do ta drejtonim për kah jugu, kapërxehet Korfuzi dhe dalim ne gjirin e Kërkyrës. Për cilin spostim është falsifikuar kur dilet jashtë hapësirës ku shtrihet harta e ndarjes detare? Ku është harta e fallsifikatorit të përfytyruar nga Berisha, e radhitur brenda dokumenteve të Gjykatës Kushtetuese? Kjo sipas Berishës është deklaruar në Gjykatën Kushtetuese. Aty qënka ndryshuar territori shqiptar, në një shifër tjetër nga 38 km në 22 km! Nuk dihet se ç’presupozojnë këto largësi!? Për cilën hapësirë bëhet fjalë!? Asnjë falsifikim nuk mund të bëhet dot në një dokument zyrtar shtetëror si Marrëveshja e Delimitimit, e cila ka vetëm një listë koordinatash dhe një hartë dixhitale të firmosur nga grupi negociator. Si mund të ndërhysh e të vesh të dhëna të ndryshuara! Kush mund ta japë këtë tagër!?” Ky është një qendrim trillues, i qëllimshëm dhe manipulues, ku Berisha është munduar të mbështetet, për të hedhur poshtë çdo qasje shkencore, teknike dhe ligjore që ka zotëruar Gjykata Kushtetuese me thellimin, analizën, dhe ekspertizën më të përgjegjshme të saj.

Në gjykimin kushtetues, nuk është lejuar asnjë ndërhyrje nga oponenca, veçse diskutime e rrahje mendimesh të kundërta për të arrirë në rezultatin e duhur. Gjithçka tjetër që thuhet është trillim dhe shpifje e paskrupullt. Dhe ju(Berisha) i vësuleni një koloneli shqiptar, në përfytyrimin se ai “ka falsifikuar një hartë, ka zëvendësuar kilometra…etj” dhe nuk mund t’i dëshmosh asnjë grimë dot se ku mund të jenë futur ato sipërfaqe dhe gjatësi dhe nẻ cilin dokument ndodhen. Për gjithçka që e kemi trajtuar më sipër do të ballafaqohemi në Gjykatë, sa më shpejtë të jetë e mundur. Atëherë  kush është sharlatani, kush është trilluesi dhe gënjeshtari? Ishte  data 27.04.2009. A nuk iu kujtohet njëmbëdhjetë vjet më parë kur dhatë intervistë në “Zëri Amerikës”, më quajte “sharlatan, kryesharlatan!” Kjo, sigurisht është një sharje dhe fyerje e rëndë. Edhe pse jemi pjesë e së njëjtës bashkësi, një det i tërë na ndan! Ti shëmbëllim i energjisë diabolike që s’të shter. Unë ndodhem në transhenë time të hershme, gjithnjë roje në hartografinë e kufijve historikẻ U vertetua se ishte bërë një pakt pa tejdukshmëri, pa plotfuqi, pa studim shumëpërmasor, pa profesionalizëm; pa  njohje cilësore të Ligjit të Detit, gjer sa ishte pranuar “Metoda e Baraslargësisë” dhe ishte shmangur “Equitable Solution” për kushtet gjeografike të ndryshme, të ishujve dhe cekinave shkëmbore në vijën bregore të Korfuzit.

Regjisori, komediani dhe sharlatani jeni ju! Sapo i gjetëm asaj stine, hartën e shtetit fqinj, ku ishte shtrirë deti ynë i prerë, dhe ju moret kompasin nga duart e Komandës së Forcave Detare dhe fillluat  të matni e të shpjegoni humbjen. Dhe a e di se ky ekip nuk ka pranuar të bëjë Testin e Përpjestueshmërisë: sa sipërfaqe detare ka marrë secili vend në përkim me gjatësitë e vijave bregore të Dheut Kontinental të Shqipërisë dhe gjatësisë së vijës bregore ishullore të Arkipelagut të Korfuzit. Shqipëria ka marrë në çdo km gjatësi vije bregore, 10,2 km2 det. Greqia ka marrë në çdo km gjatësi vije bregore, 17,9 km2.. Kjo ishte padrejtësia më e madhe, që shqiptarët, pra ju, e vetëfirmosnin. Atëherë, kush është pra sharlatani!? Mediumet shqiptare kanë bërë veprën më të lartë në përgatitjen e opinionit dhe qartësimin e tij. Ndjeshmëria e çoi çështjen në Gjykatën Kushtetuese, e cila kishte numra politikë të varur prej teje. Mirëpo, ajo nuk të pyeti ju dhe votoi 9:0 dhe e hodhi poshtë. Në Gjykatën Kushtetuese pamë memecllëkun dhe lidhjen politike të ekipit tuaj, që s’përmendi kurrë se ç’kishte ndodhur me Barketën, me Gjirin e Sarandës, se si iu ishte dhënë Det Territorial: shkëmborit Serpa, ishujve  Tignosso (Peristeri),  Erikussa,  Othonoi, kundruall vijës zotëruese të Dheut Kontinental të Shqipërisë. Dhe aty u ndje deklarata e padëgjuar më parë: “Greqia ka marrë det më shumë sepse ka edhe flotë detare më të madhe!” Atëherë kush është kryesharlatani? Sot e kësaj dite ju ulërini dhe shkrofëtin si nga tribuja duke iu kanosur Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë e cila kishte ekspertizën më të lartë të së Drejtës Detare Ndërkombëtare dhe të studiuesëve të shumtë, çka e gjeti përkimin e saj në një vendim me cilësi profesionale shëmbullore. Akoma këlthasin e pyesin: “Ku janë 354 km2 ?” ashtu sikundër edhe Fevziu i Opinionit. Ne kemi qenë tẻ hapur, tẻ drejpërdrejtë në argumente, në shkrimet dhe librin tim të publikuar “ Deti që nuk falet. Të fshehtat e paktit Detar Greqi – Shqipëri” qysh pas Vendimit të Gjykatës Kushtetuese, me mbi 150 artikuj të publikuar në mediume të ndryshme. Ja kjo është vepra ime për qytetarët shqiptarë. Atëherë kush është kryesharlatani!? Ju mashtroni dhe gënjeni se kompania e huaj ligjore  “Deëey & LeBoeuf LLP”, paska vënë në dukje për marrëveshjen se ka qenë “proper agreement” çka nuk është e vërtetë. Kurse ajo është shprehur që “Nuk mund të ketë marrëveshje më të keqe se sa kjo, ku Shqipëria ka humbur!” Shkoni në arkivin e Ministrisë së Jashtme dhe do ta gjeni! Kush është pra, kryesharlatani? Tani që po përgatiten për të rinegociuar ju po i kapërxeni përfytyrimet. Akuzon se po shitet deti… se po bëhen pazare… ulërini se do të shtrihen në Hapësirat Ekonomike Ekskluzive ku ka naftë dhe aty veç mbi trupin tënd do të kalojnë…shtrihesh në atë pjesë të cilën e ke dhënë në marrëveshjen tënde…

Dhe flet pastaj për “3 milje, 6 milje , 12 milje…flet për Italinë e Greqinë” dhe vetëm gënjen e mashtron opinionin shqiptar me të pavërteta marramendëse. Ndërkaq deklaroni pas njëmbëdhjetë viteve se marrëveshja e parë është më e mira e mundshme kur është vertetuar se “pushtimi i detit” është bërë nga përdorimi i skajshëm i metodës së Baraslargësisë dhe vijës së mesme, duke lënë mënjanë parimin e “Equtable Solution”, që rekomadohet në Conventën e Monego Bay në vitin e largët 1982. Atëherë kush është sharlatani?

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike myslym pashaj sali berisha myslym pashaj sali berisha

Sondazh

Poll
Politike 14 Shtator 2020, 20:12

TIRANË– Brunilda Cerraga, mësuese prej 26 vitesh në shkollën “Jeronim de Rada” ka shkruar një letër publike për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Velia...

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni