LIVE UPDATES
Politike

Samiti Botëror për Iranin e Lirë, sesioni zhvillohet ‘online’, pjesëmarrëse edhe Shqipëria. Majko: Të marrë vendin q

10 Korrik 2021, 19:13 Nga DOSJA
Samiti Botëror për Iranin e Lirë, sesioni zhvillohet

IRAN- Ditën e sotme është zhvilluar seanca e parë e Samitit tre ditor për Iranin e Lirë e cila është zhvilluar online me pjesëmarrjen e shtetasve iraninaë nga e gjithë bota ku janë përfshirë 105 shtete, ndër to edhe Shqipëria.

Përfaqësuesit e Shqipërisë që folën gjatë Samitit ishin Ministri i Shtetit për Diasporën Pandeli Majko, dhe kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha të cilët kanë përkrahur të gjithë iranianët të cilët po synojnë për një vend të lirë kundër regjimevë totalitare dhe terroriste si dhe janë shprehur kundër përpjekjes së tij të strukturuar për eksportimin e fondamentalizmit në Shqipëri dhe në rajonin tonë.

Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), Maryam Rajavi, në fjalimin e saj ditën e parë të samitit, tha se instalimi si president [nga Khamenei] i Ebrahim Raisi-t, njërit prej autorëve të masakrës së 1988-ës ndaj 30,000 të burgosurve politikë, ka shënuar disfatën dhe turpin më të madh në historinë e regjimit klerikal. Vetëm frika e regjimit nga kryengritjet dhe disfata politike e liderit suprem mund ta shpjegojë ngritjen e Raisi-t, ekzekutuesit të masakrës së 1988-ës, në këtë post të lartë.

Rajavi shtoi: Vullneti ynë dhe i popullit tonë mund të përmblidhet në këto tre fjalë: liri, demokraci, dhe barazi. Për sa i përket komunitetit ndërkombëtar, i kërkojmë që ta njohë përpjekjen e popullit iranian për ta përmbysur këtë regjim dhe t’i njohë këto tre koncepte. Duam të sjellim përpara drejtësisë liderin suprem të mullahëve, Ali Khamenei, presidentin e tij Ebrahim Raisi, Kryegjyqtarin Gholam-Hossein Mohseni Eje’i, dhe zyrtarët e tjerë përgjegjës për masakrën e 1988-ës, me akuzën e krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit. E nxisim Këshillin e Sigurimit të OKB që të bëjë të mundur ndjekjen penale ndërkombëtare të Raisi-t dhe t’i kërkojë atij llogari për krime kundër njerëzimit, si dhe të mos e lejojë praninë e tij në seancën e ardhshme të Asemblesë së Përgjithshme të OKB. Regjimi i mullahëve nuk do ta braktisë kurrë përpjekjen për të zotëruar armë bërthamore, për të eksportuar terrorizmin, dhe për të nxitur luftëra në rajon. Prandaj, duke qenë kërcënimi kryesor ndaj paqes dhe sigurisë, ai duhet t’u nënshtrohet sanksioneve ndërkombëtare sipas Kreut Shtatë të Kartës së OKB.

Presidentja e zgjedhur e NCRI vuri në dukje se regjimi klerikal gjendet në një rrugë pa krye: Një ekzekutues dhe torturues famëkeq me emrin Eje’i drejton pushtetin Gjyqësor, dhe një mullah gjakatar ndodhet në majë të të gjithë regjimit. Tani skuadra e kanibalëve është plotësuar. Ky kombinim flet vetë dhe nuk ka nevojë për prova të tjera për të kuptuar se regjimi është në fazën e fundit. Prandaj, në epokën e re, armiqësia midis regjimit dhe shoqërisë iraniane do të intensifikohet më shumë se kurrë më parë, ashtu siç ndodhi edhe me Shahun tashmë të rrëzuar, i cili pati deklaruar regjimin ushtarak duke emëruar Gjeneralin Gholamreza Az’hari si kryeministër, por rezultati i gjithë kësaj qe e kundërta e pritshmërive të tij.

Rajavi theksoi: Asetet tona janë rebelimi dhe revolta e ushtrisë së të rinjve që u derdhën nëpër rrugë në nëntor 2019. Dhe fuqia jonë vjen nga një rrjet mbarëkombëtar i Njësive të Rezistencës të cilat kanë punuar pa pushim çdo ditë të vitit, dhe në vitin 2020 e kanë dyfishuar numrin e veprimtarive dhe operacioneve të tyre krahasuar me vitin e mëparshëm, për t’i thyer zinxhirët e represionit.

Ajo shtoi: Rezistenca Iraniane mbron me një plan të qartë të drejtën e autonomisë për të gjitha minoritetet etnike të shtypura, brenda kuadrit të unitetit dhe integritetit territorial të Iranit, dhe mban lart flamurin e marrëdhënieve të drejta bazuar në respektin për pavarësinë, sovranitetin kombëtar, dhe për interesat e ndërsjellta me fqinjët e saj dhe me botën.

Njëkohësisht me Samitin, mijëra iranianë u grumbulluan në Portën Brandenburg të Berlinit, si dhe në 16 qytete e kryeqytete të tjera, si Paris, Uashington, Londër, Amsterdam, Stokholm, Oslo, Vienë, Romë, dhe Gjenevë. Këto tubime u lidhën drejtpërdrejt me samitin.

Mike Pompeo, Sekretari amerikan i Shtetit deri në vitin 2021, tha: “Diktatura fetare është në pikën më të brishtë të saj që nga viti 1979, dhe perspektiva e saj për mbijetesë po vihet në dyshim haptazi nga zyrtarë të brendshëm të regjimit dhe nga njerëzit e pakënaqur e liri-dashësit.” Mike Pompeo shtoi: “Duhet ta mbështesim popullin iranian me çdo mënyrë të mundshme në luftën e tij për një Iran më të lirë e më demokratik. “Në fund, populli iranian do të ketë një republikë laike, deomkratike dhe jo-bërthamore.”
Dhjetëra senatorë të lartë e anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve nga të dyja partitë, demokratike dhe republikane, duke përfshirë Senatorin Robert Menendez, kryetar i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë, morën pjesë në këtë samit dhe theksuan mbështetjen e tyre për opozitën iraniane Mujahedeen dhe zonjën Maryam Rajavi për një Iran të Lirë.

Pandeli Majko, ministër dhe ish-kryeministër i Shqipërisë, tha: Populli iranian e bojkotoi farsën e zgjedhjeve presidenciale. Raisi akuzohet për krime kundër njerëzimit nga organizata ndërkombëtare të të drejtave njerëzore, dhe tani zgjidhet president.
Jam i lumtur që sot u qëndroj përkrah njerëzve që duan të jenë pjesë e të ardhmes së Iranit. Me Maryam Rajavi-n ka shpresë që Irani do të marrë vendin që meriton në botë.

Lulzim Basha, lideri i opozitës dhe Partisë Demokratike të Shqipërisë, shtoi: Partia Demokratike e Shqipërisë e ka shprehur qartë pozicionin e tij. Ne kemi një pozicion të fortë kundër tentativave të regjimit iranian për veprime të paligjshme e terroriste në tokën tonë, si dhe kundër përpjekjes së tij të strukturuar për eksportimin e fondamentalizmit në Shqipëri dhe në rajonin tonë. Ne mbështesim popullin iranian dhe qëllimin e tij për një Iran demokratik e jo-bërthamor. Ne mbështesim dëshirën e popullit iranian për ndryshim dhe e vlerësojmë zonjën Rajavi dhe përpjekjet e saj për t’i ofruar popullit të Iranit perspektivën e një vendi të lirë, laik dhe demokratik.

Kryeministri slloven Jans Jansa tha: Për gati 33 vjet, bota i ka harruar 30,000 të burgosurit politikë që ranë viktimë gjatë masakrës së 1988-ës. Kjo situatë duhet të ndryshojë.

Senatori Robert Menendez, kryetar i Komitetit të Sentatit për Marrëdhëniet me Jashtë, tha: Raisi fitoi një farsë zgjedhjesh … në të cilën shumica e votuesve të ligjshëm shprehën neverinë e tyre duke mos e hedhur votën në zgjedhje… Kjo është një tjetër akuzë për udhëheqjen e Khamenei-t, i cili përgatit terrenin në favor të një presidenti që ka qenë i përfshirë në mënyrë aktive në zhdukjet me forcë dhe vrasjet e paligjshme të mijëra disidentëve iranianë në 1988-ën.

(e.k/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike iran samiti i iranit te lire samiti tre ditor i iranit iran samiti i iranit te lire samiti tre ditor i iranit

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim