Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Ngjela tifoz i Anglisë: Pres të fitojë! Vendoset nga pika e penalltisë ose fitojnë pastër “Tre Luanët”
10 Korrik 2021, 17:10Nga DOSJA
TIRANË- I ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, avokati Spartak Ngjela, foli për Reformën në Drejtësi, por bëri dhe një koment mbi finalen e “Euro 2020”.
Pikë së pari, Ngjela tha se për të pasur gjykata totalisht të pastra, duhet të presim ende.
Ndërsa sa i përket ndeshjes, ai deklaroi se është tifoz i Anglisë. Avokati parashikoi, se sfida del ose 1 me 1 dhe vendoset nga pika e bardhë e penalltisë, ose fitojnë pastër “Tre Luanët” me rezultatin tre me zero.
Reforma në Drejtësi po bën pastrimin, por ka edhe vështirësi. Sa kohë duhet të kemi gjykata të pastruara?
Spartak Ngjela: Mos prisni që të bëhet shpejt. Do të bëhet më shpejt nga se u bë korrupsioni. Kjo është luftë kundër pushtetuesit, do të ketë sakrifica, vonesa në gjyq. Më mirë të kemi vonesa dhe të vendoset drejtësia, sesa të lemë korrupsionin dhe ta marrë gjyqin ai që paguan.
Ju vetë si jetoni nga 8 vite më parë?
Spartak Ngjela: Unë s’jam rrogëtar. Unë po flas për rrogëtarët, jo për biznesin. Ai është i gjithi me lëvizje korruptive. Unë them shqiptarët, unë jam privat.
Ju kam parë të angazhuar me sportin, është finalja, kush do të fitojë?
Spartak Ngjela: Ka momente të caktuara që nuk eliminohet tifozllëku, ajo eliminohet kur ke rezultatin. Kështu e bëjnë tifozët, e shohin që skuadra tjetër është superiore dhe gjejnë justifikime, nuk pranojnë humbjen. Mua do të më pyesësh pas ndeshjes, në këto momente pres të fitojë Anglia. Del ose 1 me 1, ose 3 me zero Anglia.
Marrë nga Ballkan Web
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
TIRANË- I ftuar në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, avokati i njohur Spartak Ngjela komentoi arrestimet e bujshme të ditëve të fun...
TIRANË– Avokati Spartak Ngjela, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë”, në “News 24”, ka cekur disa tematika, duke nisur nga Reforma në Drejtësi, ...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me krizën mjedisore në Durrës dhe Kavajë të shkaktuar nga djegia e mbeturinave.Ferdinant Xhaferri ka dalë n...
TIRANË– Partia Demokratike ka reaguar pas aksionit të SPAK në Ministrinë e Brendshme për tenderin e uniformave e policisë ku u arrestuan disa zyrtarë.Në nj...
TIRANË– Partia Demokratike do të mbledhë të enjten e 15 korrikut Kryesinë, e cila ishte planifikuar që të zhvillohej këtë fundjavë.Sekretari i Përgjithshëm...
TIRANË– Ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati, i është besuar detyra e koordinatorit special dhe udhëheqësit të misionit vëzhgues afatshkurtër të OSBE-së...
TIRANË- Ambasadorja amerikane në Shqipëri ka përshëndetur operacionet e fundit të SPAK, (Prokuroria e Posaçmee), në Lushnje dhe në ministrinë e Bren...
VLORË– Presidenti Ilir Meta ka vendosur që këtë fundjavë ta kalojë në Rivierën shqiptare, larg politikës dhe ‘zhurmës’ së Tiranës. Kreu i shtetit ka ndarë ...
TIRANË– Rrjeti social Twitter ka kufizuar veprimtarinë e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha në llogarinë e tij duke paralajmëruar ndjekësit se ajo ...
TIRANE- 8 ditë më parë, në 2 korrik 2021, një lëvizje rutine është raportuar nga Ministria e Brendshme, ku ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqëndrua...