LIVE UPDATES
Editorial

Diplomacia e BE: Duarbosh dhe e injoruar

6 Shkurt 2021, 14:27 Nga DOSJA
Diplomacia e BE: Duarbosh dhe e injoruar

Përpjekja për të kthyer në shinat e duhura marrëdhëniet e BE me Federatën Ruse mund të shihet si e dështuar për një kohë të gjatë. Nuk mund të vlerësohet ndryshe, ajo që u dëgjua pas takimit të ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov dhe të ngarkuarit të BE për politikën e  Jashtme, Josep Borrell. Konferenca e shtypit u kthye në një orë të arrogancës dhe dështimit. Borrell dukej për momente të caktuara si një nxënës shkolle, i papërgatitur, dhe Lavrov njihet për atë që nuk i fal asgjë partnerëve të tij në negociata. Kësaj here ai ia mori Borrellit edhe dinjitetin politik

Bashkimi Europian nuk është i “besueshëm”; Vende si Gjermania dhe Franca sillen “me arrogancë” kundrejt Rusisë dhe nuk pranojnë të japin informacione në zbardhjen e rastit Navalny; Në Spanjë ka gjykime të motivuara politikisht kundër separatistëve katalonjas. Kjo është vetëm një pjesë e rrebeshit të akuzave dhe gënjeshtrave që Lavrovi lëshoi mbi Borrell. Borrell heshti për këto. Ai u përpoq me përzemërsi, në një kohë që një shpërthim i kontrolluar zemërimi mund ta kishte ndalur furorin zotit Lavrov.

Udhëtimi i Borrellit drejt ferrit

Në një kohë që të dy ofruan në skenë të hapur të konferencës së shtypit një shfaqje të tillë, Ministria e Jashtme e Lavrovit e plotësoi komplet fyerjen. Tre diplomatë nga vende të BE u dëbuan nga Rusia, sepse ata me gjasë kishin marrë pjesë në protesta kundër arrestimit dhe dënimit të kritikut të Kremlinit, Aleksej Navalny. Të tre vendet, Gjermania, Polonia dhe Suedia e hedhin poshtë me vendosmëri këtë, edhe Josep Borrell e shprehu protestën e tij me protokoll.

Të premten pasdite më së voni dihej, se misioni i Borrellit dështoi plotësisht. Por në këtë moment kryediplomati i BE duhej të qëndronte edhe disa orë në Moskë. Ai duhej të bënte diçka, të takohej me përfaqësues nga kampi i Navalnyt, apo përmes një daljeje tjetër publike në Rusi t’i vinte gjërat në vend. Madje edhe një kthim para kohe me avion dhe një ndërprerje e udhëtimit do të kishte dërguar një sinjal.

Që para udhëtimit drejt ferrit, disa diplomatë skeptikë kishin pyetur, se çfarë do të mund të sillte një udhëtim i tillë, e nëse nuk do ishte më mirë, që të anulohej ai për shkak të dënimit të Navalnyt? Vëzhgues të shqetësuar kishin kujtuar, se Kremlini i ka kushtet më të favorshme, Borrell rrezikon të dështojë. Të gjitha këto rezultuan të vërteta. BE ndodhet tani para ndoshta dështimit më të madh në historinë e saj të re diplomatike.

Christian Trippe

Sanksione të reja të pashmangshme

Kjo nuk do të mbetet pasoja, kur BE pas disa javësh të marrë në shqyrtim edhe njëherë me bazë strategjinë e saj me Rusinë. Kremlini me sa duket nuk ka shumë interes për marrëdhënie me Brukselin që bazohen mbi parimet e drejta dhe marrëdhënie si të barabartë. Kështu BE për respekt të vetvetes do të kufizohet tek ajo që nuk shtrohet për diskutim dhe që e duan të dyja palët: tregtia, furnzimet me energji, zbutja e pandemisë, kontaktet e shoqërisë civile. Kjo nuk është një gjendje zeroje, por mbetet shumë pas asaj që do ishte e mundur.

Dora që Josep Borrell ia ofroi kaq demonstrativisht Moskës u kthye vërtet mbrapsht. Në BE deri tani disa vende nuk donin sanksione të reja kundër Moskës për rastin Navalny. Por tani që Borrell u kthye duarbosh nga Moska, sanksionet e reja janë të pashmangshme. Pra pika më e ulët nuk është arritur ende.

Marre nga DW

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial christian trippe christian trippe

Sondazh

Poll
Editorial 4 Shkurt 2021, 13:24

Rreziku imagjinar i diktaturës “Rama”

Afrimi i zgjedhjeve të 25 prillit ka filluar të prodhojë nervozizëm në sferën publike shqiptare…. Të shumtë janë ata që shqetësohen se një mandat i tretë i Ramë...

Editorial 3 Shkurt 2021, 08:42

Rilindja, gruaja që na tradhëton?!

Reflektoni për një sekondë: çfarë ka për të mos e dashur demokracinë? Si qytetarë, ne jemi njerëz aktivë të së ardhmes sonë. Ne vendosim se çfarë ...

Editorial 1 Shkurt 2021, 14:10

Përse Tirana është përcaktuese e zgjedhjeve

Tirana ka vendosur gjithnjë cila është forca politike që do të qeverisë Shqipërinë. Përtej sondazheve, hamendjeve dhe kalkulimeve, ka një rregullsi që nuk është...

Editorial 31 Janar 2021, 11:04

Votoni me fytyrë jo me flamur! 

Një shprehje thotë: “I varfëri punon, i pasuri e shfrytëzon, ushtari i mbron të dy, taksapaguesi paguan për të tre, dembeli pushon për të katër, pijaneci pi për...

Editorial 27 Janar 2021, 08:44

Vaksina, risku i të qenit pro perëndimor

1- E pashë tek një mik bullgar një statistikë lidhur me vaksinimin kundër COVID-it në nivel evropian. Në krye të listës ishte Britania e Madhe, e cila po vazhdo...

Editorial 26 Janar 2021, 12:02

Si e gjen Rama suksesin pas çdo skandali

Çdo skandal i hapur është një mundësi për shpalosje krenarie në botën e Edi Ramës. Kur Shqipëria përmbytet, ai e quan turp për mediat, që tregojnë invest...

Editorial 26 Janar 2021, 17:57

Nën thundrën e pushtetit…

Përgjimet e fundit të antimafies italiane (si dikur ato të Habilajve) ku paratë e mafies investohen në kullat e Tiranës, më shumë se të qenit një lavatriç...

Editorial 25 Janar 2021, 12:15

Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi: me përgjime që vërtetojnë atë që në fakt dihet botërisht.  Skandali i lidhjes së Saimir Tahirit me...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet