LIVE UPDATES
Editorial

Rilindja, gruaja që na tradhëton?!

3 Shkurt 2021, 08:42 Nga DOSJA
Rilindja, gruaja që na tradhëton?!

Reflektoni për një sekondë: çfarë ka për të mos e dashur demokracinë? Si qytetarë, ne jemi njerëz aktivë të së ardhmes sonë. Ne vendosim se çfarë na përshtatet dhe dimë se si ta identifikojmë atë kur dikush na e ofron. Nëse e mendojmë pak, është një koncept shumë romantik shprehja: “pushteti në duart e popullit”. Ja provojeni ta thoni me zë të lartë në një dhomë kur të jeni vetëm: “pushteti në duart e popullit”.

E patë si tingëllon? E patë sa romantike është?

Padyshim që tingëllon tërheqëse, poetike dhe madje çliruese për gjithësecilin, por ne priremi ta harrojmë pjesën tjetër të historisë. Ashtu si demokracia ia atribuon pushtetin dhe mençurinë opinionit popullor, ajo gjithashtu kërkon përgjegjësi dhe mësime prej tij. Nëse ne e injorojmë plotësisht elementin e dytë të dualizmit, që është votimi, ne rrezikojmë të romantizojmë demokracinë deri në atë pikë sa të jemi të gatshëm t’i japim zemrat tona dhe votat tona Skënderbeut të parë që na premton Hënën, yjet, madje i aftë që të na sjellë edhe Diellin në ditët me acar të pandemisë.

Le ta krahasojmë historinë tonë të shkurtër demokratike (tani dhe aq e shkurtër nuk është se u bënë 30 vjet, por le t’i bëjmë qejfin vetes) me romancën adoleshente të papërvojë, por që pak më vonë shëndrrohet në një lidhje serioze.

Demokracia jonë, filloi të lëkundej; populli ende nuk e dinte vërtet se çfarë dëshironte, pasi nuk kishte pasur eksperienca të mëparshme se me çfarë ta krahasonte. E vetmja gjë që dinim ishte se donim të flisnim, të thonim atë që mendonim, kaq na mjaftonte.

Në të njëjtën mënyrë, ishte ende herët të dihej se si të identifikoheshin modelet e korrupsionit dhe llojet e tjera të gabimeve dhe pikërisht kështu filloi lidhja jonë e parë serioze me RILINDJEN.

Dashuria e popullit heroik të shuplakës një milionshe, vazhdoi disa vite. Ne, me sytë të errësuar nga dashuria ia falnim gabimet, kriminelët në pushtet, sarkazmën, arrogancën, vjedhjet, korrupsionin, ia falnim Mamicat dhe Skënderbetë, deri sot kur dashuria mbaroi dhe normalisht ashtu si dhe në një lidhje serioze, burrë – grua, duhet të kthehej në respekt por që çuditërisht nuk ka ndodhur ende dhe as që ka shpresa të ndodh.

A na tradhëtoi gruaja? A shkoi me tjetrin Rilindja?

Gjithmonë na është dukur herët që të paguanim një dedektiv privat e ta kapnim gruan në flagrancë e pas kësaj ti kërkonim divorcin, sepse na dukej se nuk do ishim të zotët që të vazhdonim jetën pa të.

Përfundimi i një marrëdhënieje të tillë është sigurisht i vështirë dhe lë një hapësirë ​​të madhe boshe në shpirtin dhe në jetën tonë, por s’kemi ç’bëjmë.

Në rastin tonë, RILINDJA ndërmori misionin të na kërkonte dhe të na premtonte gjithçka që sipas saj gruaja tjetër, OPOZITA nuk mundet.

Ja për shembull, jo më larg se dje, Rilindja dora vetë, na premtoi se do ta rishikoj tatimin progresiv. Domethënë, gruaja pasi na rropi për tetë vjetë duke na ushqyr vetëm me bukë thatë kurse vetë hante e pinte tek Nustreti, ndërkohë që ne në shtëpi shtrëngonim rripin përherë e më shumë e visheshin me rroba të firmës “Gabi”, kurse ajo vishej me firmato, sot na thotë se në shkëmbim të mos divorcit, do të na japë pak më shumë nga rroga mujore, domethënë fëmijët nuk do hanë vetëm bukë thatë por do kenë edhe qepë.

Që populli të votojë për një parti kundër asaj të mëparshmes, sigurisht që është e natyrshme. Eksitimi dhe shpresa shpesh janë të pakontrollueshme për shumë njerëz.
Por ashtu si dhe në jetë, ndjenja nuk zgjat shumë. Lidhja tashmë ka marrë fund. Burri po rebelohet, ashtu qetësisht por po rebelohet.

Kur nisi lidhja jonë me Rilindjen, ne si popull vinim pas disa lidhjeve të mëparshme të dështuara. Populli ndihej i tradhëtuar dhe në nevojë për një grua që t’i kuptonte hallet dhe t’i kullandriste familjen ndërkohë që burri i shtëpisë punonte.

Rilindja na e shiti veten si personin që dëshironte të na shëronte plagët tona, si “shpëtimtaren” që kupton se çfarë kemi vuajtur, ajo që gjithashtu iu besoi partive tradicionale dhe u zhgënjye. Ajo na e shiti veten si shpirtin tonë binjak. Me fjalë të tjera, krijoi fjalimin ideal që shërbeu si parathënie për të romantizuar figurën e saj.
Kryeministri ynë është ai lloj i politikanit që i bën lajka popullit për zellin dhe zgjuarsinë e tyre, duke lartësuar vetëm pjesën “e duhur” të demokracisë dhe duke u siguruar që pak nga pak të harrojmë detyrimet tona si qytetarë. Detyrime të tilla si kontrollori shoqëror dhe llogaridhënia, detyrime si rebelimi dhe kundërshtimi, harresa të cilat e kanë çuar vendin në një kapitull të ri të korrupsionit dhe të paqëndrueshmërisë politike. Politika e tij është një strategji ëmbëlsuese; sa më shumë që të na thuhet ne, popullit se sa gjë e mençur ishte nga ana jonë që e zgjodhëm dhe se sa të pista janë partitë e tjera, aq më pak nxitje do të ketë për të dyshuar në vërtetësinë e qëllimeve të qeverisë.

Një këshillë, modeste sigurisht: lidhja me një person kur tërheqja e vetme drejt të cilit vjen sepse ai thekson vazhdimisht se nuk është si të tjerët është një  lidhje e keqe.

Në këtë pikë, shumica jonë e di, se tashmë nuk është më as çështje kohe zbulimi i trukeve të qeverisë aktuale dhe se ne duhet ta kthejmë faqen në një të re, por nuk është kaq e thjeshtë.

Nuk është kaq e thjeshtë sepse, demokracia nuk është vetëm romancë, por edhe një lojë strategjie. Imagjinoni një lojë shahu në të cilën një nga lojtarët është shumë i vendosur të mbrojë mbretëreshën e tij sepse ai beson se vetëm ajo i duhet për të fituar. Ndërsa loja përparon, lojtari sakrifikon disa figura të tjera në mënyrë që të mos humbasë mbretëreshën.

Kur të kuptojmë se strategjia jonë në këtë lojë shahu, nuk është më efektive, nuk do të na ketë ngelur më asnjë burim për të ecur përpara. Për sa kohë që nuk e zbresim kryeministrin nga ai piedestal imagjinar, ne shumë shpejt do të humbasim gjymtyrët tona kryesore dhe nuk do të jemi më në gjendje të luajmë lojën e demokracisë.

Qeveria aktuale është shumë afër, që nëse merr edhe këtë mandat, të ketë kontroll mbi të gjitha organet ligjëvënëse dhe ligjzbatuese, dhe me këtë, të jetë në gjendje të manipulojë bazat ligjore që mbështesin demokracinë.

Një sundimtar (ose një pretendet) që kërkon në mënyrë aktive një mënyrë për ta bërë të pamundur për ne të ndryshojmë administratën në rast se bëhet e paqëndrueshme, nuk është asgjë më shumë se dikush që kërkon pushtet dhe dominim, madje edhe mbi të drejtën tonë të zgjedhjes së lirë.

Prandaj, nuk duhet të romantizohet demokracia, aq më pak lojtarët e saj dhe gjymtyrët e saj. Ajo që ka rëndësi është të mësojmë nga secila kthesë dhe të pranojmë se ne kemi një detyrim për të llogaritur secilën lojë dhe jo vetëm të drejtën për të lëvizur me ushtarin në lojën e shahut.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

editorial editorial analiza nga meri lika meri lika analiza nga meri lika meri lika

Sondazh

Poll
Editorial 1 Shkurt 2021, 14:10

Përse Tirana është përcaktuese e zgjedhjeve

Tirana ka vendosur gjithnjë cila është forca politike që do të qeverisë Shqipërinë. Përtej sondazheve, hamendjeve dhe kalkulimeve, ka një rregullsi që nuk është...

Editorial 31 Janar 2021, 11:04

Votoni me fytyrë jo me flamur! 

Një shprehje thotë: “I varfëri punon, i pasuri e shfrytëzon, ushtari i mbron të dy, taksapaguesi paguan për të tre, dembeli pushon për të katër, pijaneci pi për...

Editorial 27 Janar 2021, 08:44

Vaksina, risku i të qenit pro perëndimor

1- E pashë tek një mik bullgar një statistikë lidhur me vaksinimin kundër COVID-it në nivel evropian. Në krye të listës ishte Britania e Madhe, e cila po vazhdo...

Editorial 26 Janar 2021, 12:02

Si e gjen Rama suksesin pas çdo skandali

Çdo skandal i hapur është një mundësi për shpalosje krenarie në botën e Edi Ramës. Kur Shqipëria përmbytet, ai e quan turp për mediat, që tregojnë invest...

Editorial 26 Janar 2021, 17:57

Nën thundrën e pushtetit…

Përgjimet e fundit të antimafies italiane (si dikur ato të Habilajve) ku paratë e mafies investohen në kullat e Tiranës, më shumë se të qenit një lavatriç...

Editorial 25 Janar 2021, 12:15

Mos dëgjoni përgjimet, besoni sondazhet

Ky mandat i dytë i rilindjes po mbyllet ashtu sikurse filloi: me përgjime që vërtetojnë atë që në fakt dihet botërisht.  Skandali i lidhjes së Saimir Tahirit me...

Editorial 20 Janar 2021, 07:15

Jeta jonë nuk është një hije që ecën!

Life’s but a walking shadow, a poor playerThat struts and frets his hour upon the stage,And then is heard no more. It is a taleTold by an idiot, full of sound a...

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale