Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Dimri dhe dëbora shton varfërinë/ Udhëtimi 22 kilometra larg Tiranës, në Xibër-Murrizë të Klosit
17 Shkurt 2021, 16:21Nga DOSJA
KLOS- Ndodhemi në fshatin Xibër Murrizë, të Klosit. Reshjet e dëborës kanë bllokuar rrugët e këtij fshati,në e kishim të pamundur të vizitonim të gjitha lagjet e tij.
Ndalesa e parë ishte tek dyqani i Halil Beshirit, banorët e zonës kur blejnë diçka duket se asnjëhetë pagesë nuk bëhët në kohë.
Çfarë ke të shënuar në atë fletore?
Halil Beqiri, shitës: Kjo është fletorja e borxheve,vijnë marrin me listë. Këtu borxhet janë që para 20 vitesh. Thonë do t’i sjell sot,neser gënjëjnë nga halli të shkretët.
Kur rrugët e fshatit bllokohen nga dëbora dhe banorëve u del ndonjë e papritur,transporti bëhet vetëm me kuaj.
Beshir Beqiri, banor i zonës: “Ky është mercedezi,ky më sjell drutë,ky më punon tokën. Është më i mirë se makina. Ky është fshati më i lënë pas dorë në Republikën e Shqipërisë.“
Për të kaluar në lagjen tjetër të fshatit duhet të kalojmë në këtë urë të rrezikshme,rrugë të cilën e bëjnë edhe fëmijët e vegjël për të shkuar në shkollë.
” Jam në klasë të 8,eci gjysme orë në këmbë për të ardh në shkollë. Tani që mësimi është online, nuk bëj fare pasi nuk kam internet në shtëpi”.
Fshati Xibër Murrizë është vetëm 22 km larg Tiranës,por rruga e keqe e bën atë të duket i largët nga kryeqytetit në distancë dhe në kohë .
Adnan Mema, Kryeplaku: ” Të gjitha lagjet kanë rrugë,por janë të pakalueshme. Kur kemi ndonjë emergjencë mjekësore e lidhim me tabut,me barrel dhe e nxjerrim në rrugë. Përndryshe vdes. ” E kur bora bie,duket se zonjat e shtëpisë kanë pak punë për të bërë
Vjollca Mema, banore e zonës: ” Jetesa këtu është e vështirë. Ushqime kemi si patate,fasule, hidhra. Ndërsa punë veç tek bagëtia kemi tani. ” Banorët e zonës shpresojnë që rruga e Arbërit do të sjellë zhvillim dhe më pas ky fshat do të presë turistë.
Marrë nga: TopChannel
(A.k.dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
SHQIPËRI– 1600 viktima, 34 mijë e 442 të infektuar aktivë dhe 59 mijë e 684 të shëruar. Ky është bilanci i Covid-19 në vendin tonë, që nga fillimi i pandem...
TIRANË– Ata janë një çift të dashuruarish. Ai i kishte premtuar se ditën e Shën Valentinit do festonin në Dajt. Por nuk e mbajti fjalën. E trishtuar...
Aktualitet17 Shkurt 2021, 16:04
QAFË THANË– Pas disa ditësh e izoluar nga dëbora rruga në Qafë Thanë është zhbllokuar.Ditën e sotme Autoriteti Rrugor Shqiptar ka publikuar pamj...
SHKOËR- Dy persona janë arrestuar në Shkodër, një është shpallur në kërkim dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë, pasi kishin përshtatur lokali...
TIRANË- 1113 persona janë gjoobitur në 24 orët e fundit për shkak se nuk kanë respektuar masat e vendosura për parandalimin e koronavirusit. Poliia bën me ...
KAVAJË– Një qytetar ka denoncuar papërgjegjshmërinë e shefit të urgjencës në spitalin e Kavajës. Për ‘JOQ’ ai ka treguar se para pak ditësh dërgoi nënën e ...
TIRANË-Në kryeqytet ka nisur vaksinimi i të moshuarve me vaksinën ‘Pfizer’. Kryeministri Edi Rama tha ditën e sotme se si fillim do të vaksinohen të moshua...
LEZHË– Kamerat e sigurisë kanë kapur autorin e dyshuar nga shpërthimi që ndodhi në një lokal 5 ditë më parë në Lezhë, në vendin e quajtur “Rruga e Kallmeti...
TIRANË– Gazetari Erjon Skëndaj ka bërë të ditur se ditën e sotme situata ka qënë më e qetë në spitalet Covid. Ai tha se ka një rënie të urgjencave me COVID...
KORÇË–Moti i keq ka pushtuar Shqipërinë prej ditësh tashmë. Disa akse rrugore ende vijojnë të jenë me ngrica dhe autoritetet nuk kanë bërë asgjë për...