LIVE UPDATES
Bota

Dialogu Kosovë-Serbi/ Palmer: Nuk vendosim afate, as vija të kuqe

5 Qershor 2019, 06:55 Nga DOSJA
Dialogu Kosovë-Serbi/ Palmer: Nuk vendosim afate, as vija të kuqe

SHBA-Zëvendës ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kërkojnë një afat të caktuar për arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, por do të dëshironin një rifillim sa më të shpejtë të bisedimeve. Në një intervistë për programin në gjuhën serbe të Zërit të Amerikës, ai tha se Shtetet e Bashkuara nuk vendosin vija të kuqe në procesin e bisedimeve, por kjo nuk nënkupton se të gjithë mundësitë janë të hapura.

Zoti Palmer, a prisni që Serbia dhe Kosova të nënshkruajnë një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve mes tyre në Shtëpinë e Bardhë këtë vit?

Palmer: Ne nuk po kërkojmë ndonjë kuadër kohor të caktuar. Ne mbështesim normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, ne duam të shohim që dialogu për arritjen e këtij synimi të rifillojë sa më shpejt që të jetë e mundur dhe që palët të arrijnë një marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve në kohë. Në se kjo do të ndodh apo jo deri në fund të vitit, nuk jam në gjendje ta parashikoj.

Presidenti Trump ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshje sa më shpejt që të jetë e mundur. Prandaj ju pyeta, a besoni se ajo do të ndodh këtë vit?

Palmer: Në këtë moment jam më i interesuar që palët të ulen përsëri në tryezën e bisedimeve, të rifillojnë dialogun, të përparojnë hap pas hapi drejt një marrëveshjeje. Nuk mendojmë se vendosja e një kufiri artificial kohor nuk do të ndihmonte arritjen e një marrëveshjeje apo të lehtësonte procesin. Por, duam që palët të rifillojnë negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur dhe urgjentisht.

Presidenti Vuçiç foli në parlament për një kompromis për çështjen e Kosovës dhe paralajmëroi se mund të ketë sulme nga shqiptarët nëse nuk arrihet një kompromis. A e shikoni këtë si një sinjal se ai është më i gatshëm të arrijë një kompromis nga sa ç’ka qenë më parë?

Palmer: Mendoj se presidenti Vuçiq e ka bërë të qartë se është i përgatitur të kthehet tek negociatat kur tarifat të hiqen dhe të punojë me Kosovën drejt një marrëveshjeje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Ne besojmë se ai është i sinqertë për këtë, ne besojmë se pala e Kosovës është gjithashtu e sinqertë në dëshirën për të siguruar marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve. Por këto janë çështje të ndërlikuara. Ato janë të ndërlikuara politikisht, emocionalisht dhe psikologjikisht. Pra do të duhet kohë për t’i zgjidhur. Hapi i parë sigurisht është që palët të ulen përsëri në bisedime për negociata dhe të ecin në drejtimin e duhur.

Përse besoni se Vuçiç do ta arrijë këtë. Ai ka qenë në pushtet për shtatë vjet dhe asgjë s’ka ndryshuar?

Palmer: Ne besojmë se presidenti Vuçiq është i vendosur për një të ardhme evropiane për Serbinë dhe besoj se ka një kuptim të qartë tek të gjithë që janë të përfshirë në këtë proces se e ardhmja evropiane si për Serbinë edhe për Kosovën, do të kërkonte një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve. Pra shpresa jonë është që palët të takohen, të negociojnë, të arrijnë marrëveshje, ta zbatojnë atë dhe të hapin një rrugë të qartë evropiane si për Serbinë ashtu edhe për Kosovën.

Beogradi nuk do të kthehet në tryezën e bisedimeve para se Prishtina të heq tarifat. Prishtina e refuzon një gjë të tillë edhe pse Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja kanë bërë thirrje disa herë për ta bërë një gjë të tillë. Edhe ju e keni kërkuar këtë. Presidenti Vuçiç tha javën e kaluar se Prishtina do të heq tarifat kur “mentorët e saj perëndimorë të vendosin një gjë të tillë”. Cili është komenti juaj?

Palmer: Mendoj se është shumë e rëndësishme që Serbia, udhëheqja politike në Beograd të pranojë se Kosova ka agjenci të pavarura. Kosova nuk është thjesht një instrument i Shteteve të Bashkuara. Kosova është një vend i pavarur, një shoqëri e pavarur që ka politikat e veta dhe këto politika duhet të zbatohen. Çështja e negociatave, çështja e tarifave është çështje e ngarkuar politikisht në kontekstin e politikës në Kosovë. Ne do të mbështesnim pezullimin apo heqjen e tarifave si një mjet për t’u kthyer në dialog. Ne mendojmë se ky do të ishte një hap i rëndësishëm përpara.

Por, gjithashtu mendojmë se është e rëndësishme që vetë palët të gjejnë një rrugë për të manovruar sfidat në të dyja anët për t’u kthyer në tryezën e bisedimeve, për të gjetur një rrugë përpara për të arritur një zgjidhje të negociuar.

Pra ju thoni se Uashingtoni nuk mund të bëjë asgjë për të inkurajuar Prishtinën për të pezulluar tarifat?

Palmer: Jo, nuk është ajo që po them. Mendoj se ka gjëra që mund të bëjmë për të mbështetur dhe lehtësuar përparimin që përfshin inkurajimin e partnerëve tanë në Kosovë të mendojnë thellë dhe me kujdes nëse tarifat në fakt avancojnë interesat e Kosovës. Ne besojmë se interesat e Kosovës shërbehen më mirë me arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Beogradin dhe për të arritur atë marrëveshje, ata duhet të kthehen tek dialogu dhe për të arritur tek dialogu, është e rëndësishme që tarifat të eliminohen si një pengesë për përparim.

Kur do të ndodhë kjo?

Palmer: Nuk mund t’u japë një datë për këtë por shpresoj që të ndodh sa më shpejt që të jetë e mundur.

Do të ndodhë këtë vit? A mendoni se dialogu mund të vazhdojë këtë vit?

Palmer: Po, mendoj se është absolutisht e mundur.

Nëse flasim për modelin e zgjidhjes, duket sikur Gjermania dhe Franca e hoqën nga tryeza idenë e shkëmbimit të territoreve, pas samitit në Berlin.

Palmer: Ne mendojmë se është e rëndësishme që vetë palët të vendosin parametrat e marrëveshjes. Ajo çfarë ne do të dëshironim të shikonim është një marrëveshje me autorësi lokale, një marrëveshje të qëndrueshme, një marrëveshje të drejtë, një marrëveshje të zbatueshme dhe që mund të pranohet nga publiku i të dyja palëve, që mund të zbatohet drejt dhe plotësisht, dhe një marrëveshje që mund të çelë rrugëtimin drejt të ardhmes evropiane.

A do të thotë kjo se SHBA-ja nuk e ka hequr nga tavolina idenë e shkëmbimit të territoreve? Pra, në kundërshtim me Gjermaninë dhe Francën?

Palmer: Ne nuk po vendosim vija të kuqe në procesin e negocimit, për gjëra që palët nuk duhet të diskutojnë. Është në dorën e vetë palëve që të gjejnë rrugën për të lëvizur përpara, me mbështetjen tonë. Por, kjo gjithashtu nuk është një “çek i bardhë”. Do të dëshironim t’i shohim palët të negociojnë marrëveshjen më të mirë të mundshme; të na e paraqesin, nëse do të kërkojnë mbështetjen tonë. Nëse do të kemi shqetësime, do t’i shprehim ato dhe do të përpiqemi të gjejmë zgjidhjen me palët për të arritur diçka që mund ta mbështesim dhe me të cilën mund të punojmë për zbatimin e saj. Por, ky nuk është procesi ynë. Ky  është procesi i tyre. Ne i mbështesim.

Çfarë prisni se do të ndodh në Paris?

Palmer: Nuk kam ndonjë pritshmëri specifike për atë takim

A keni biseduar me partnerët francezë dhe gjermanë

Palmer: Absolutisht. Mendoj se synimi i takimeve, në Berlin në prill dhe në Paris në korrik, të ndihmojnë të krijojnë kushte që do të lejonte palët të ktheheshin në negociata përmes procesit të udhëhequr nga BE-ja që ka sjell marrëveshjen e Brukselit dhe ka prodhuar disa lëvizje përparuese për një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

A do të marrin Shtetet e Bashkuara një rol më të rëndësishëm apo më të dukshëm në dialog tani që Komisioni Evropian po ristrukturohet?

Palmer: Ne kemi qenë partnerë me Evropën për këtë proces, e kemi mbështetur këtë proces dhe BE-ja e ka udhëhequr këtë proces. Nuk shoh ndonjë arsye specifike përse kjo duhet të ndryshojë në këtë moment.

Shumë palë kanë bërë thirrje për një angazhim më të madh të Shteteve të Bashkuara

Palmer: Nëse do të ketë një rol për ne, që të jetë konstruktiv dhe mbështetës për këtë proces, një rol që partnerët evropianë dhe vetë palët do të donin që ne të luanim, ne jemi të hapur për çdo gjë që mund të bëjmë në mbështetje të këtij procesi.

Marrë nga: VOA

(a.m/dosja.al)

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu kosove-serbi matthew palmer dialogu kosove-serbi matthew palmer

Sondazh

Poll
Bota 5 Qershor 2019, 05:25

Libia në luftë – një vend zhytet në kaos

Luftë shtëpi më shtëpi në Tripoli. Militantë të veshur me rroba të zakonshme. Ata mbajnë automatikë rreth qafave. Pasi kalojnë një barrikadë, ata duket se gjuaj...

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës