Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Gjashtë persona kanë rënë në pranga gjatë 24 orëve të fundit në kryeqytet, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale. Policia bën me dije se është arrestuar një 38-vjeçar, pasi është kapur në flagrancë duke vjedhur disa materiale. Nga hetimet rezultoi se ky person ishte autor i pesë vjedhjeve të tjera të ndodhura. Po ashtu u arrestua një 55-vjeçar i shpallur në kërkim , pasi gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj burg, ku i kanë mbetetur për të vuajtur dhe 6 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale ”Dhuna në familje”. Për dhunë në familje u arrestua edhe një 35-vjeçar, pasi pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe nënës së tij.
Njoftimi i policisë:
Tiranë; Arrestohen në flagrancë 6 shtetas, për vepra të ndryshme penale.
Specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.1 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit Sh. Q., 38 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke vjedhur materiale të ndryshme duralumini. Nga veprimet hetimor të kryera rezulton se ky shtetas është autor dhe i 5 vjedhjeve të tjera (3 biçikletash, 2 motomjete).
Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.3 u bë ekzekutimi i vendimit penal për shtetasin në kërkim H. B., 55 vjeç(i kapur nga seksioni i kërkimit) pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj burg, ku i kanë mbetetur për të vuajtur dhe 6 muaj e 25 ditë burg, për veprën penale ”Dhuna në familje”.
Nga specialistet për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit H. T., 35 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe nënës së tij.
Specialistet e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
R., 42 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; L., 43 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur; H., 26 vjeç, pasi duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident me dëme materiale.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të metejshme.
(kle.m./dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
ITALI– Një aksion i policisë ka vënë në pranga një 35-vjeçar shqiptar në Itali, pasi u kap duke kryer vjedhje në flagrancë.Sipas mediave italiane, ...
DURRËS– Mikel Zaho u arrestua mëngjesin e sotëm në zyrën e tij në Kadastrën e Durrësit. Juristi, akuzohet se ka tjetërsuar një pronë në zonën e Plepave. Mi...
Pas problemeve të shumta me kriterin profesional, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të pezullojë nga detyra për një vit prokuroren e Lezhës, Riselda Fi...
DURRËS– Mikel Zaho, juristi i Kadastrës së Durrësit është arrestuar brenda zyrës së tij. Ai është prangosur mëngjesin e sotëm pasi ka shkuar në punë dhe ka...
FIER– Policia e Fierit ka bërë të mundur arrestimin e një 47-vjeçari nga Roskoveci, i cili e kishte kthyer lokalin e tij në një vend të përshtatshë...
DURRËS– Policia rrugore në Durrës ka ndaluar për kontroll mjetet që ishin me shpejtësi tej normave të lejuara. Një prej mjeteve të ndaluara për kontr...
DIBËR– Katër persona janë arrestuar në Dibër, pasi kanë kryer vepra të ndryshme penale. Kështu, është arrestuar në Klos, për veprën “Ndertim pa...
LEZHË– Policia në Lezhë ka vijuar kontrollet në akset rrugore Lezhë-Milot-Kurbin dhe Lezhë-Mabë-Shkodër, për të evidentuar të gjitha rastet që bien n...
ELBASAN–IKMT (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit) ka prishur ditën e sotme “Kalin e Trojës” i cili ishte ndërtuar pa leje në Elbasan. Sipas tyre, ...