Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Përdorën Photoshop dhe dokumente të falsifikuara për të regjistruar tokën! Arrestohet në zyrë juristi i Kadastrës së D
14 Korrik 2021, 08:42Nga DOSJA
DURRËS– Mikel Zaho, juristi i Kadastrës së Durrësit është arrestuar brenda zyrës së tij. Ai është prangosur mëngjesin e sotëm pasi ka shkuar në punë dhe ka nisur detyrën, kur oficerë të Policisë janë paraqitur dhe e kanë prangosur. Zaho akuzohet si i përfshirë në një dosje abuzive për një parcelë 2000 metra katrore në Plepa. Paraprakisht mësohet se ai akuzohet si i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli. Personat e tjerë të arrestuar janë: Ilias Fisheku, 62 vjeç, lindur dhe banues në Fier, Giraon Aliko, 36 vjeç, lindur dhe banues në Plepa Durrës.
Të lartpërmendurit, në bashkëpunim me njeri- tjetrin kanë aplikuar dhe regjistruar me dokumente të falsifikuara në hipotekën e Durrësit, një pasuri të paluajtshme 2000 m2 tokë truall dhe mbi të 550 m ndërtesë, në zonën bregdetare në fshatin Vrinjë, Njësia Administrative Rrashbull, rrethi Durrës. Pasuria është regjistruar në kadastër me dokumente të falsifikuara, në emër të shtetasve Erion Alikos e Rakip Haxhiut. Për regjistrimin e kësaj pasurie në zonën bregdetare Durrës janë hartuar me fotoshop, përdorur dhe depozituar dokumente të falsifikuara të leje së legalizimit për objektin me një sipërfaqe ndërtimi 550m2 dhe sipërfaqe trualli 2000 m2.
Juristi nuk është një emër i panjohur. Zaho është arrestuar dhe më herët për abuzimin me përvetësimin e pronave në Kepin e Rodonit.
(a.b;f.g/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
DURRËS– Policia rrugore në Durrës ka ndaluar për kontroll mjetet që ishin me shpejtësi tej normave të lejuara. Një prej mjeteve të ndaluara për kontr...
LEZHË– Policia në Lezhë ka vijuar kontrollet në akset rrugore Lezhë-Milot-Kurbin dhe Lezhë-Mabë-Shkodër, për të evidentuar të gjitha rastet që bien n...
ELBASAN–IKMT (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit) ka prishur ditën e sotme “Kalin e Trojës” i cili ishte ndërtuar pa leje në Elbasan. Sipas tyre, ...
Aktualitet14 Korrik 2021, 07:46
TIRANË– SPAK ka sekuestruar disa pasurive në zotërim nga familjarë të Gerti Marku dhe Armand Marku.Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krim...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama postimin e mëngjesit të sotëm ia kushtoi bilancit të familjeve që janë mbështetur me bonusin e bebes. Rama thotë se jan...
BERAT– Policia e Beratit ka arrestuar një 23-vjeçar, i cili ishte kthyer në makthin e banorëve të qytetit, pasi akuzohet se është autor i një sërë vjedhj...