LIVE UPDATES
Bota

Dezinformimi po shtrembëron botëkuptimin e të rinjve për luftën në Ukrainë

15 Prill 2022, 19:56 Nga DOSJA
Dezinformimi po shtrembëron botëkuptimin e të rinjve për

SHBA- Ndërsa bota është përqëndruar tek lufta e Rusisë kundër Ukrainës, një tjetër konflikt po shpërthen – në telefonat celularë. Në luftën e informacionit, TikTok-u është bërë një fushë beteje. Popullore në radhët e audiencës me moshë më të re, platforma e njohur për videot e kërcimit është bërë, për disa, një burim informacioni mbi luftën në Ukrainë.

Me materiale të reja dhe të paverifikuara që shfaqen në TikTok çdo sekondë, disa analistë shqetësohen se platforma shpesh shërben për të keq-orientuar përdoruesit e saj, që janë rreth 1 miliard në mbarë botën.

Këto mund të përdoren për t’i informuar njerëzit për atë që po ndodh realisht në terren”, tha Jessica Brandt, drejtoreshë e politikave për iniciativën e Institutit Brooking për inteligjencën artificiale dhe teknologjinë në zhvillim. “Ato gjithashtu mund të merren jashtë kontekstit dhe të përdoren për të mashtruar ose dezinformuar. Të gjitha këto po i shohim duke ndodhur gjatë këtij konflikti”.

TikTok-u nuk është i vetmi aplikacion i mediave sociale që ka fuqinë të keqinformojë të rinjtë për luftën në Ukrainë. Ryan Locher, një student i Universitetit Amerikan dhe krijues i materialeve në TikTok me më shumë se 18 mijë ndjekës, i tha Zërit të Amerikës se ai ka parë një sërë versionesh të rreme mbi konfliktin Rusi-Ukrainë që po zënë vend me shpejtësi në aplikacione të tjera të njohura të mediave sociale.

“E shoh në Twitter, padyshim në TikTok”, i tha ai Zërit të Amerikës. “Është shumë e lehtë ta kuptosh se me çfarë pikëpamjesh janë këta njerëz”.

Perceptimi i studentëve

Zoti Locher thotë se ka pikasur përdorues pro-rusë në TikTok që përhapin teori konspiracioni për të justifikuar sulmin e Rusisë në Ukrainë, që nga akuzat për laboratorë ukrainas të armëve biologjike dhe deri tek rreziku nazist që vjen nga Kievi.

Ndërsa disa informacione të rreme synojnë të keq-orientojnë, zoti Locher thotë se materiale të tjera “rrjedhin nga bindjet e mëparshme të njerëzve, ndërsa ata përpiqen të krijojnë botëkuptimin e tyre për konfliktin”.

Andriana Markiv, një shtetase ukrainase që studion në Universitetin Amerikan në Uashington, është dakort. “Jo i gjithë [dezinformimi] vjen nga një vend urrejtjeje; ndonjëherë njerëzit që përhapin lajme të rreme nuk e dinë vërtet [se po veprojnë kështu]”, tha ajo.

Megjithatë, sipas zonjës Markiv, disa përdorues publikojnë me qëllim informacion të rremë për të krijuar polemika – dhe trafik – në platformat e mediave sociale. “E bëjnë këtë për të marrë pëlqime dhe komente”, shtoi ajo.

Pavarësisht nga qëllimi, bollëku i dezinformatave për luftën po shqetëson shumë ukrainas.

“I telefonoj familjes sime dhe i dëgjoj duke qarë dhe më pas hyj në rrjetet sociale dhe shoh njerëz që thonë se për këtë luftë e ka fajin Ukraina, ose që përhapin propagandë pro-ruse. Mundohem ta tejkaloj këtë, sepse është e vështirë”, tha zonja Markiv.

Albina Tokakova, një studente ruse që jeton në Shtetet e Bashkuara, beson se rusët dhe ukrainasit po përdorin mediat sociale për të përhapur informacionin që i përshtatet më mirë interesave të kombit të tyre. Ajo tha se disa kërkojnë të justifikojnë pushtimin rus, ndërsa të tjerët të mbrojnë sovranitetin dhe pavarësinë e Ukrainës.

“Mendoj se është vërtet e vështirë tani të dallosh se çfarë është e drejtë dhe çfarë është e gabuar dhe cili është informacioni i saktë”, i tha Zërit të Amerikës zonja Tokakova.

Ajo shtoi se, ndërsa ka shumë dezinformata që po përhapen në TikTok, platforma ka shërbyer gjithashtu për të bërë publike përpjekjet e ukrainasve për t’i mbijetuar pushtimit rus.

Pronësia kineze

Duke qenë se TikTok-u është në pronësi të kompanisë kineze ByteDance Ltd, disa shqetësohen se shërben si një vegël e Pekinit për të influencuar pikëpamjet dhe perceptimet e njerëzve në mbarë botën.

Matthew Lee, student në Shkollën e Shërbimit Ndërkombëtar të Universitetit Amerikan, nuk e përdor TikTok-un.

“Ne shohim në mediat sociale kineze të thuhen shumë gjëra nacionaliste, shumë gjëra pro-ruse, dhe për shkak të kontrollit të fortë që kanë mbi gjithçka, është e vështirë të thuhet nëse janë njerëz të vërtetë, apo persona që qeveria i paguan për t’i thënë këto gjëra”, tha zoti Lee për Zërin e Amerikës.

Disa analistë besojnë se kjo është pjesë e një strategjie më të madhe nga qeveria kineze për ta manipuluar informacionin që t’i përshtatet versionit të saj, qoftë për luftën në Ukrainë, apo për një numër temash gjeopolitike.

“Unë mendoj se Kina ka përdorur manipulimin e informacionit për të formuar pikëpamjet mbi çështjet që janë me rëndësi gjeopolitike për të. Prej kohësh, këto përpjekje po bëhen më të vendosura dhe mendoj se ato do të vazhdojnë të rriten”, tha zonja Brandt, nga Instituti Brookings.

Studentët në Universitetin Amerikan i thanë Zërit të Amerikës se bëjnë çfarë munden për të luftuar dezinformimin. Duke qenë se ka lindur në Rusi, zonja Tokakova kërkon të korrigjojë versionet e rreme për vendin e saj.

Zoti Loher i tha Zërit të Amerikës se ai përdor opsionin e raportimit në TikTok për të shënuar videot që përmbajnë informacion të rremë. “Unë gjithashtu u kam dërguar mesazh disa prej krijuesve [të materialeve të rreme]”, shtoi ai.

Ndërsa zonja Markiv i këshillon përdoruesit e mediave sociale që të jenë të kujdesshëm ndaj përmbajtjes që konsumojnë, duke shtuar se ndërsa lufta në Ukrainë mund të duket e largët për amerikanët, “ju [mund të] keni studentë në klasën tuaj ose miq që po e përjetojnë këtë së bashku me familjet e tyre [ukrainase]”.

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota albina tokakova andriana markiv jessica brandt lufta ukraine-rusi tiktok albina tokakova andriana markiv jessica brandt lufta ukraine-rusi tiktok

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez