LIVE UPDATES
Politike

“Deti në Hagë”/ Vjen reagimi i fortë i Lëvizjes Vetëvendosje pas deklaratës së sotme të ministrit grek: Micotaqis dh

26 Tetor 2020, 16:57 Nga DOSJA
“Deti në Hagë”/ Vjen reagimi i fortë i Lëvizjes

SHQIPËRI- Lëvizja Vetëvendosje në Shqipëri, ka regauar pas pas intervistës së ministrit të Jashtëm grek ditën e sotme ku foli për takimin dhe marrëveshjen e arritur para disa ditësh në Tiranë.

Lëvizja Vetëvendosja në një postim që ka bërë në rrjetet sociale thekson se marrëveshja për të cilën ka folur ditën e djeshme kryeministri i Greqisë nuk ka të njëjtën përmbatje me atë që i është thënë publikut shqiptar.

Ndër të tjera VV-ja  thotë arsyeja që Greqia ka pëzgjedhur GjND-në( Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë) është për të çuar para politikat e saj ekspansioniste, sepse GjND-ja ka kompetenca të kufizuara në bazë të vullnetit të palëve (shteteve) që i drejtojnë pyetje. VV-ja shton se Gjykata nuk mund të trajtojë asnjë çështje/pyetje për të cilën nuk janë dakorduar paraprakisht të dyja palët. Kjo sipas VV-së është tentativë e Ramës për tradhti kombëtare.

POSTIMI I PLOTË:

Micotaqis dhe Dendias nxjerrin zbuluar tentativën e Ramës për tradhti kombëtare Më 25 tetor 2020, në Parlamentin grek, Kryeministri Micotaqis, deklaroi se Greqia do depozitojë një herë në OKB zgjerimin nga 6 në 12 milje detare (md) në Detin Jon, pastaj bashkë me Shqipërinë do t’i referohen Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GjND) në Hagë për të përcaktuar zonat ekskluzive ekonomike. Për këto ai tha se “ka një marrëveshje në parim me Shqipërinë”. Ministri i Jashtëm grek, Dendias, po dje, sqaroi të njëjtën gjë në një intervistë për gazetën “Real Neës”. Këto dy deklarata nxjerrin zbuluar strategjinë ekspansioniste të Greqisë dhe kolaboracionizmin e Ramës. Theksojmë se marrëveshja në parim, për të cilën flet Micotaqis, paska një përmbajtje që është mbajtur e fshehtë për publikun shqiptar deri dje. Traktatet e fshehta janë jo vetëm të papranueshme por edhe të paligjshme sipas Nenit 102 të Kartës së OKB-së. Në këtë marrëveshje të fshehtë mes Qeverisë Rama dhe Qeverisë Micotaqis, nga deklaratat e këtij të fundit, po sqarohet se Shqipëria ka hequr dorë nga kontestimi i zgjerimit të Greqisë nga 6 në 12 md në Detin Jon. Ata shqiptarë që ende mendojnë se Greqia e ka të drejtën të zgjerohet nga 6 në 12 md në Detin Jon në bazë të Nenit 3 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, ose nuk e njohin këtë Konventë dhe ligjin ndërkombëtar dhe janë hutuar nga propaganda e Qeverisë Rama, ose si Rama janë duke bërë lojën e Greqisë. Të drejtën për zgjerim deri në 12 md shtetet anëtare të Konventës e gëzojnë vetëm nëse nuk ka konstestime nga shtete të tjera dhe nëse nuk prekin territoret detare dhe zonat ekonimike të shteteve të tjera. Kështu, në Nenin 7, paragrafi 6 i Konventës, përcaktohet se zgjerimi deri në 12 md i një shteti mund të bëhet nga një vijë bazë bregdetare vetëm nëse nuk e pret detin territorial ose Zonën Ekskluzive Ekonomike të një shtetit tjetër. Në këtë rast, zgjerimi i Greqisë nga 6 në 12 md në Detin Jon, përmes ishujve të saj, e pret edhe detin territorial edhe Zonën Ekskluzive Ekonomike që i takon Shqipërisë.

Në datën 14 janar 2015, Greqia ka depozituar një deklaratë në OKB/GjND ku sqaron që në lidhje me kontestimet mbi territorin, përfshirë atë detar, ajo do të njohë vetëm jurisdiksionin e GjND-së. Arsyeja pse Greqia ka pëzgjedhur GjND-në, është për të çuar para politikat e saj ekspansioniste, sepse GjND-ja ka kompetenca të kufizuara në bazë të vullnetit të palëve (shteteve) që i drejtojnë pyetje. Gjykata nuk mund të trajtojë asnjë çështje/pyetje për të cilën nuk janë dakorduar paraprakisht të dyja palët. Nëse njëra palë nuk është dakord që një çështje e caktuar të shtrohet në GjND, atëherë ajo çështje bie dhe nuk trajtohet. Mirëpo, edhe kjo pengesë që ka vendosur Greqia e ka një zgjidhje sipas ligjit ndërkombëtar, përmes Aneksit 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, që nuk përmendet nga Qeveria Rama.

Prej muajit gusht 2020, me deklarata publike antikombëtare, Qeveria Rama e ka pranuar zgjerimin e Greqisë nga 6 në 12 md në kurriz të detit territorial dhe Zonës Ekskluzive Ekonomike detare të Shqipërisë. Tani po tenton edhe ta zyrtarizojë tradhtinë. Duke pranuar të mos e kontestojë zgjerimin e Greqisë nga 6 në 12 md, Qeveria Rama ka hequr dorë nga e drejta e shtetit shqiptar për të mbrojtur me ligj ndërkombëtar intergritetin territorial të Shqipërisë. Duke pranuar që çështja të shtrohet në GjND në Hagë, Qeveria Rama pamundëson kontestimin e shtetit shqiptar për këtë zgjerim nga 6 në 12 md, sepse pala greke, siç ka bërë të ditur tashmë publikisht, nuk do ta lejonte këtë kontestim në GjND. Pala greke ka deklaruar se në GjND do të shqyrtohet shelfi kontinental detar dhe Zona Ekskluzive Ekonomike. Këto të fundit do të shqyrtohen për Greqinë jo më nga 6 md, por pas ekspansionit të Greqisë në Detin Jon, duke nisur nga 12 md. Kjo automatikisht çon në humbjen e qindra miljeve detare që i takojnë Shqipërisë në Detin Jon dhe rrezikon t’i japë qasje Greqisë edhe në Kanalin e Otrantos. Para këtyre manovrave Shqipëria i kishte të njohura ndërkombëtarisht 12 md në Detin Jon, ndërsa Greqia jo. Dheu kontinental shqiptar prevalon ndaj të drejtave të ishujve grekë në Jon, prandaj tradhtia qëndron pikërisht te moskontestimi nga ana e Qeverisë Rama të këtij ekspansioni grabitqar grek.

Në aspektin e të drejtës ndërkombëtare zgjidhjet nuk mungojnë, por në fillim nevojitet të ndalet Qeveria Rama në këtë tentativë tradhtie. Hapat për t’u ndërmarrë janë:

Shqipëria duhet të tërhiqet menjëherë nga çdo marrëveshje e fshehtë, e miratuar në parim ose jo, me Greqinë.

Shqipëria duhet të dorëzojë në nivel politik bilateral një notë protestë ndaj ekspansionit grabitqar të Greqisë për zgjerim nga 6 në 12 md në Detin Jon në kurriz të hapësirës detare shqiptare, duke e paralajmëruar Greqinë se do ta kontestojë këtë ekspansion sipas të gjitha instrumenteve të së drejtës ndëkombëtare.

Nëse Greqia nuk ndalet dhe e depoziton në OKB zgjerimin nga 6 në 12 md, atëherë Shqipëria duhet menjëherë të depozitojë në OKB kontenstimin zyrtar të këtij ekspansioni grek.

Shqipëria duhe të refuzojë që çështja më tej të trajtohet në GjND, aty ku i intereson Greqisë, dhe duhet të aktivizojë Aneksin 5 të Konventës mbi të Drejtën e Detit, duke e çuar Greqinë me detyrim në Arbitrazh. Përzgjedhja e Gjykatës në këtë rast përcakton edhe rezultatin. Ndryshe nga GjND-ja, ku nuk mund të shtrohen çësthje për të cilat palët nuk bien dakord paraprakisht, përmes Aneksit 5 të Konventës, Shqipëria gëzon të drejtën ta konstestojë në Gjykatë të Arbitrazhit ekspansionin grabitqar të Greqisë edhe nëse Greqia nuk pajtohet paraprakisht. Përmes Aneksit 5, Shqipëria gëzon të drejtën ta detyrojë Greqinë të zbatojë ligjin ndërkombëtar, dhe ky veprim është në përputhje me interesat kombëtare shqiptare.

Ligji ndërkombëtar, në këtë rast, është në favor të interesave kombetare shqiptare, por ai po keqpërdoret qëllimisht nga Qeveria Rama. Çfarë është në disfavorin e shqiptarëve është vetëm kolaboracionizmi i Qeverisë Rama me politikat ekspansioniste të Greqisë. Kjo qasje anitkombëtare e Qeverisë Rama bie ndesh edhe me Paragrafin 113 të vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Shqipërisë të vitit 2010 për të njëjtën çështje. Prandaj, tentativa për tradhti kombëtare duhet ndalur me çdo kusht që mos të përsëriten, apo edhe të përkeqësohen, marrëveshje të dëmshme si ajo që Gjykata Kushtetuese hodhi poshtë në vitin 2010. Nësë nuk veprojmë tani si shoqëri e si komb, kjo tentativë për tradhti e qeverisë Rama do të zyrtarizohet dhe do të humbasim me qindra milje territor detar shqiptar në Detin Jon. Këtë nuk do ta lejojmë!

26 tetor 2020

Lëvizja VETËVENDOSJE!

Qendra në Shqipëri

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama kiriakos micotaqis edi rama kiriakos micotaqis

Sondazh

Poll
Politike 26 Tetor 2020, 13:11

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë prapaktheu në lidhje me kalimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pas kërkesës së Komisionie...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta