"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Politike
Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ Venecia pranon kërkesën e Metës. Kryeministri s’bën hapa pas: Kuvendi do rishprehet, s’hu
26 Tetor 2020, 13:49Nga DOSJA
TIRANË– Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Presidentit të Republikës së Shqipërisë Ilir Meta i cili kërkoi opinion për Ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në një prononcim për FaxNews, Komisioni bën të ditur se se kërkesa e Metës është marrë në dorëzim dhe do të shqyrtohet.
Ishte presidenti Ilir Meta ai që para gazetarëve lexoi 8 pyetjet që i kishte dërguar Komisionit të Venecias në lidhje me ndryshimet e miratuara nga Kuvendi.
Pas miratimit të tyre në Kuvend, kryedemokrati Lulzim Basha kërkoi nga kreu i shtetit që të kërkonte ndihmën e ndërkombëtarëve. Nuk vonoi shumë dhe Meta depozitoi relacionin me 18 faqe për “Venecian”, ndërkohë që ndryshimet pritet që të kalojnë këtë të enjtë në Kuvend.
Nuk vonoi shumë se pas konferencës për shtyp të presidentit, reagoi vetë Komisionieri për Zgjedhim, Oliver Varhelyi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos i kalojë këtë të enjte në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor por të presë edhe vendimin e Venecias.
Komisioneri shtoi se priste që Shqipëria në 25 prill të zhvillojë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Por pavarësisht mesazhit të fortë që erdhi nga Brukseli, kreu i qeverisë nuk bëri hapa pas duke theksuar se Kuvendi do të kalojë sërish më 29 tetor ndryshimet që Meta i rrëzoi me dekret. Sipas Ramës, Shqipëria nuk ka kohë për të humbur nga një president që e krahasoi me një ekstremist. Megjithatë u shpreh i hapur për të dëgjuar rekomandimet. Pas reagimit të Ramës Sekretari i Përgjithëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi është shprehur se Rama ka frikë nga ekspertiza e Komisionit të Venecias.
Ndërsa vetë Basha, e përshëndeti reagimin e Varhelyit, duke shtuar se shpresonte që Komisioni i Venecias të adresonte të gjithë shqetësimet e opozitës në ndryshimet e bëra. Ndërkohë që nga faktorët e tjerë politikë në vend nuk ka ende asnjë reagim.
Gjithashtu dhe Eurodeputeti për Shqipërinë, David Lega ka reaguar për Ndryshimet në Kodin Zgjedhor ku është shprehur plotësisht dakort me Komisionerin Varhelyi. Ai ka thënë se Parlamenti dhe Rama duhet që të presin mendimin e Venecias për Ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Edhe Zëvendës Presidenti i PPE në Parlamentin Europian, Andrey Kovatchev ka rënë dakort me Komisionerin Varhelyi.
Por cilat janë ndryshimet e Kodit Zgjedhor kaq shumë të kontestuara nga opozita?
Ndryshimet e Kodit Zgjedhor përcaktuan një prag kombëtar 1%, një rirenditje të listës të ndarë në dy pjesë, në pjesë e parë, bazuar tek vota preferenciale, me një prag brenda listës prej 10 mijë votash, për kandidatët që duhet të thyejnë listën e parë, një e drejtë për kryetarin e Partisë që të garojë në 4 zona, e po ashtu edhe kandidimin e partive në një listë të përbashkët dhe ndalimin e koalicioneve tradicionale.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike la të kuptohej se Partia e re e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topalli nuk i ka lënë një shije të mirë. Teksa u pyet nga...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, preferoi të mos komentonte vendimin e Komisionit të Vlerësimit për të hequr disa emra nga lista e mëparshm...
Politike26 Tetor 2020, 13:11
TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që të bëjë prapaktheu në lidhje me kalimin në Kuvend të ndryshimeve në Kodin Zgjedhor. Pas kërkesës së Komisionie...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u pyet nga gazetarët për komentin e Komisionit për Zgjerimin në Parlamentin Evropian, Oliver Varhelyi,...
TIRANE- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se ka vendosur të shpenzojë 1.6 milionë euro për zyrën e tij. Gjatë bashkëbise...
TIRANË– Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhelyi i ka kërkuar kryeministrit Edi Rama që të mos i kalojë këtë të enjte në Kuvend ndryshimet e Kodit Zgjedhor...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike ka përmendur sot rastin e Lutfi Cekirit, i cili vdiq dy ditë më parë, pasi nuk mori ndihmën mjekësore nga Qendra Uni...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, denoncoi sot rastin e babait të një gazetari, i cili sipas kryedemokratit edhe pse ishte me simptoma,...
Politike26 Tetor 2020, 12:29
TIRANË- Kryeministri Edi Rama nuk i kërkon më zhvillimet spontane në takimet dhe daljet e tij publike. Rama ishte të premten në Lezhë ku mori pjesë në inag...
TIRANË- Kreu i shtetit, Ilir Meta i është përgjigjur negativisht pyetjes nëse do të kërkonte një tjetër takim me liderët e partive në vend, për ndryshimet ...