Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
VLORË– Aeroporti i Vlorës nuk do të ndërtohet nga turqit. Marrëveshja mes konsorciumit turk të tre kompanive ‘Cengiz’, ‘Kalyon’ dhe ‘Kolin Construction’ me qeverinë shqiptare nuk është arritur.
Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë afati për koncesionin e aeroportit të qytetit bregdetar ka përfunduar e për këtë e ka rihapur sërish garën për çdo kompani tjetër që ka interes.
“Lidhur me aeroportin e Vlorës. Ka përfunduar afati i ligjit për koncesionin e ‘Vlora International Aeroport’ që në shtator të vitit 2018. Konfirmojmë zyrtarisht se do të ketë një garë ndërkombëtare për ‘Vlora International Aeroport’ pasi interesi është i madh nga investitorët. Dhe ky proces do të përmbush të gjitha kushtet ligjore dhe elementët e transparencës”- thuhet në njoftimin e ministrisë.
Kontrata e parë e negociuar me kompanitë turke përjashtonte mundësinë e garës për kompani të tjera. Gjithashtu qeveria shqiptare kishte vendosur që të paguante 2.5 milion euro për 7 vite rresht, ndërsa kompania turke kërkonte 31.5 mln euro për të njëjtën periudhë kohore. Tenderi pritet të zhvillohet ndërkombëtarisht për shkak të interesit të madh të investitorëve.
Kompania që do të ndërtojë aeroportin do të jetë një koncension për 35 vite.
Skema e ndërtimit të aeroportit parashikonte një nivel dysheme të ardhurash vjetore, sipas një formule koncesioni të ngjashme me atë të mirëmbajtjes së rrugës Durrës-Kukës.
Nëse kjo e ardhur nuk do të arrihej nga shfrytëzimi i aeroportit, atëherë qeveria i paguante koncesionarit diferencën nga buxheti i shtetit. Ndërsa Komisioni Evropian ka lajmëruar se do të nisë hetimin mbi koncesionet e aeroportit të Vlorës dhe të linjës ajrore Air Albania.
Hetimet e KE-së, nisin pas kërkesës së deputetit austriak të Parlamentit Evropian (PE), Paul Rübig, përfaqësues i Partisë Popullore Evropiane. Sipas tij, në të dyja rastet e janë shkelur rregullat e prokurimit, të konkurrencës së lirë dhe është shkelur Marrëveshja e Stabilizim-Asociimit (MSA) dhe normat e Organizatës Botërore të Tregtisë.
(k.m./dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se me shkatërrimin e kalldrëmeve të Gjirokastrës, qyteti rrezikon që të përjashtohet nga UNESCO.Me anë të një...
Mali i Zi paguan më shumë bankierët, Serbia dhe Maqedonia kanë më të lartat pagat e punonjësve të teknologjisë dhe informacionit, dyfish në krahasim me Shqipëri...
TIRANË- Drejtoria e Përgjithshme Detare njofton se duke nisur që mbrëmjen e sotme pritet përkeqim i kushteve atmosferike. Duke u referuar një postimi në Fa...
MAT- Natyra është treguar goxha bujare me fshatin Madhesh në Bashkinë e Matit. Një vend me pasuri të shumta natyrore, por i harruar nga të gjitha pushtetet.Madh...
MIRDITË– Banorët e zonës së Kaçinarit në krahinën e Mirditës kanë dalë sërish në protestë kundër ndërtimit të katër HEC-eve. Sipas tyre, nëse HEC-et...
GJIROKASTËR– Parku Natyror i Viroit në Gjirokastër mbetet një prej pikave më të frekuentuara të qytetit. Edhe pse rreth 5 vite më parë në park u investua, ...
TIRANË- Dekani i Fakultetit të Ekonomisë ka shpërfillur kërkesat e Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni i cili i ka kërkuar fillimin e procedu...
“Kjo është faza e parë e një projekti prej 140 milionë dollarësh për të financuar projektimin, zhvillimin dhe zbatimin e iniciativave për të përmirësuar transpa...
ITALI- Në janar të këtij viti në Itali hyri në fuqi ligji mbi faturimin elektronik për sipërmarrjet private. Bizneset italiane, subjekt i tatimit të vlerës së s...
Paga minimale në Shqipëri është 211 euro, ndërsa në Maqedoni 240 euro, sipas të dhënave të Eurostat, që i referohen janarit 2019. Por, ndonëse në vlerë absolute...