LIVE UPDATES
Aktualitet

DËSHMITË/ “Klodiani rënkonte…”Çfarë rrëfyen dy policët për vrasjen e Klodian Rashës… rrëfimi i minutë pas min

11 Dhjetor 2020, 11:38 Nga DOSJA
DËSHMITË/ “Klodiani

TIRANË Dosja.al sjell dëshmitë e plota të dy efektivëve të Policisë që ishin në shërbim mbrëmjen e 8 dhjetorit, në Laprakë, aty ku u ekzekutua nga njëri prej tyre, 25-vjeçari, Klodian Rasha. Nevaldo Hadëraj, 31 vjeç, akuzohet për vrasje në kapërcim të mbrojtjes së nevojshme, ndërsa prokuroria pret të marrë në dorë 7 kamera sigurie të bizneseve pranë vendngjarjes, me shpresën e zbardhjes së plotë të ngjarjes.

Por çfarë ndodhi më 8 dhjetor 2020, që prej momentit kur dy policët panë Klodian Rashën? Efektivi E.Gj., thotë se asnjëri prej tyre nuk kishte kamera trupi. Ata kanë nisur patrullimin pranë “Al Gusto”(lokal në rrugën Dritan Hoxha), dhe kanë ndaluar një mjet për ta kontrolluar. “Në këtë moment kolegu Nevaldo pa një person të mbështetur në objektin rrethues pranë hotel D. dhe është drejtuar drejt këtij personi normalisht. Në momentin që ka parë lëvizjet e kolegut, personi i veshur me tuta dhe xhup të zi ka lëvizur në trotuar duke u drejtuar për nga Zogu i Zi. Kolegu i bëri thirrje duke i thënë o djali ndalo pak. Kolegu bëri thirrje “armë” dhe unë në këtë moment kam njoftuar sallën operative”.-thotë E.Gj. 

Më tej, polici i Shqiponjave, tashmë i kthyer në dëshmitar okular, thotë se Klodian Rasha i ka sharë dhe kërcënuar.

“Duke parë këtë lëvizje kam mbyllur makinën dhe kam vrapuar drejt tij dhe i kam dalë para pranë lokal Oslo. Gjatë ndjekjes kur ndodheshim pranë lokal Virxhiniaky personi më ka folur duke më thënë… largohu se të vrava… do të q. robt’ dhe në këtë moment kam dëgjuar një zhurmë si mbushje arme, por duke qenë errësirë nuk i kam parë sendet në dorën e tij. Në këtë moment kam mbushur armën dhe i kam bërë thirrje “ndal policia, mos bëj asnjë lëvizje ndalo se do qëlloj, por ai nuk i është bindur urdhrit”.-vazhdon ai. 

Sipas policit, 25-vjeçari sërish është larguar dhe ka vazhduar vrapin. “Në afërsi të dyqanin Pit Stop pashë kolegun Nevaldon që po vraponte dhe u përplas fizikisht me këtë person. Gjatë përleshjes së tyre unë kam qenë rreth 100 metra larg. Përplasja e tyre ndodhi në pak sekonda dhe në një moment kam parë kolegun të shtrirë për tokë dhe në këtë moment kam dëgjuar dy të shtëna arme. Jam afruar tek kolegu e pyeta a ndjehej mirë, e ndihmova të ngrihej dhe së bashku u afruam tek personi, i cili ishte shtrirë dhe rënkonte. Për shkak të errësirës nuk kishte shenja gjaku dhe dyshuam se mos ishte rrëzuar dhe kishte përplasur kokën. Ambulanca me personin e dëmtuar u nisën drejt spitalit të traumës, ndërsa unë me kolegun me urdhër të eprorëve erdhëm në Drejtorinë Vendore”, rrëfen E.Gj.

Ndërkohë që në dëshminë e Nevaldo Hadërajt, pretendohet se djali kishte armë dhe i ka thënë se do e vriste. “Duke qenë se ai nuk e ndalte vrapin, unë gjatë ndjekjes vura re që ai shtetas diçka nxori nga brezi dhe po e mbante në dorë dhe duke vrapuar më lëshoi kërcënim… mos u afro se do të qëlloj. Ai u kthye dhe me dorën me sendin e dyshuar si armë në drejtimin tim. Në atë çast jam rrëzuar përtokë dhe ashtu i shtrirë bëra qitje në drejtim të këmbëve të këtij shtetasi duke pasur frikën se mos më qëllonte. Pastaj jam ngritur në këmbë dhe ai u tremb dhe u nis drejt një kthese dhe në errësirë, eca pak përpara dhe bëra qitjen e dytë pra ende pa u futur shtetasi në kthesë. Kur iu afrova e dëgjova që rënkonte, dhe e pyeta a kishte marrë ndonjë plumb, por ai nuk mu përgjigj dhe kështu njoftova ambulancën”-thotë ai.

Ngjarja e rëndë ndodhi tri ditë më parë në Laprakë, kur efektivi qëlloi dy herë me armën e shërbimit të riun, pasi nuk pranoi të ndalonte kur i bëri thirrje. Klodian Rasha u qëllua në kokë dhe në shpinë sipas ekspertizës paraprake dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.  SHCBA e akuzon atë për vrasje në rrethanat e tejkalimit të mbrojtjes së nevojshme.

Vrasja ka hapur një valë zemërimi dhe inati ndaj qeverisë, ku pas presionit nga protestat masive ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dha dorëheqjen. Qindra të rinj, të palidhur me asnjë parti politike, kërkojnë edhe sot largimin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Ardi Veliu ndërsa nuk munguan as përplasjet me efektivët që ishin lënë në terren për të menaxhuar mbarëvajtjen e protestës.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha nevaldo hadëraj vritet klodian rasha efektivi vret te riun ne tirane klodian rasha nevaldo hadëraj vritet klodian rasha

Sondazh

Poll
Aktualitet 11 Dhjetor 2020, 10:45

TIRANE– Efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hadëraj është shfaqur i penduar në ambientet e gjykatës. I riu ka kërkuar që në seancën e dhënies së masës së sigurisë të...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj