Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Policia e Shtetit ka dhënë njoftimin zyrtar lidhur me protestën e djeshme, duke njoftuar se janë arrestuar 59 persona dhe janë nën hetim në gjendje të lirë 116 të tjerë. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se po vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të protestës, ndërkohë që nuk kanë dhënë shpjegime edhe për dhunën ndaj të miturve, e cila u filmua nga kamerat ditën e djeshme. Reagimi zyrtar i Policisë së Shtetit është mjaftuar me një apel për prindërit që të ndalojnë të miturit që të marrin pjesë në protestë. Ndërkohë që një apel ka edhe për protestuesit e tjerë, të cilëve u kërkon që të mos shkatërrojnë pronat duke shtuar se edhe ata ndjejen të keqardhur për aktin e kolegut të tyre, Nevaldo Hadëraj, i cili qëlloi për vdekje Klodian Rashën.
“Dhuna e ushtruar mbrëmjen e djeshme ndaj punonjësve të policisë dhe shkatërrimi barabar i pronës nuk përligjin qëllimin e tubimit, ndaj Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të distancohen nga këto veprime dhe të mos grumbullohen në tubime të paligjshme pasi do përballen me forcën e ligjit. Policia e Shtetit ndjehet thellësisht e keqardhur për aktin e patolerueshëm të efektivit të saj që hapi zjarr duke shkaktuar humbjen e jetës së një shtetasi. Efektivi është vënë menjëherë në duart e drejtësisë dhe drejtësia duhet të bëhet deri në fund. Por askush nuk mund ta njehsojë Policinë e Shtetit me një individ që kreu një akt të dënueshëm ligjërisht dhe askush nuk mund ta pengojë Policinë e Shtetit të kryejë detyrën e saj në mbrojtje të rendit publik, komuniteteve dhe qytetarëve,”-shkruhet në njoftimin zyrtar.
Njoftim i Policisë së Shtetit
Organizuan grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, ushtruan dhunë dhe plagosën punonjësit e Policisë, si dhe shkatërruan pronën publike e private, arrestohen në flagrancë 59 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 116 shtetas të tjerë.
Rreth orës 18:00 të datës 10.12.2020, para godinës së Ministrisë së Brendshme nisi një tubim i paligjshëm i cili u përshkallëzua në veprime të dhunshme ndaj institucionit të Ministrisë së Brendshme dhe ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit të cilët ishin në shërbim.
Më pas, pjesëmarrësit në tubim u ndanë në disa grupe dhe për rreth tre orë kanë ushtruar dhunë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin Skënderbej, në rrugën “Myslym Shyri”, tek Tajvani, në ish-Bllok, te 21-shi, tek ETC-ja, banka e Shqipërisë, ndaj një selie të një subjekti politik, Ministrisë së Financave, në shumë biznese private etj.
Gjithashtu, këto grupe kanë sulmuar me gurë e me lëndë piroteknike Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Komisariatin e Policinë Nr. 2.
Si pasojë e dhunës me gurë, pllaka guri, sende të forta dhe lëndë piroteknike u plagosën 5 punonjës policie, duke u shkaktuar dëmtime të rënda fizike, u shkatërrua sinjalistika horizontale dhe vertikale në rrugët e lartpërmendura, semaforët, llambadarët e ndriçimit të rrugëve, u është vënë flaka kazanëve të mbeturinave, si dhe në institucionet shtetërore dhe subjektet private janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.
Policia e Shtetit, nisur edhe nga fakti i pjesëmarrjes së të miturve në protestë është munduar të parandalojë përshkallëzimin e tubimit duke iu bërë thirrje të pandërprerë protestuesve që të shpërndaheshin pasi tubimi i i paligjshëm dhe veprimet e tyre ishin në kundërshtim të plotë më ligjin, por mbi të gjitha përdorimi i dhunës po rrezikonte jetën e punonjësve të policisë, të të miturve në tubim dhe të qytetarëve të tjerë.
Shërbimet e Policisë kanë përdorur të gjitha mjetet e ligjshme për të neutralizuar personat e dhunshëm të cilët bënin thirrje për grumbullime dhe nxisin turmat për të dhunuar punonjësit e Policisë.
Strukturat operacionale kanë bërë të mundur filmimin e personave të dhunshëm të cilët plagosën punonjësit e Policisë dhe shkatërruan pronën publike e private dhe në bazë të filmimeve kanë bërë shoqërimin e tyre. Më pas, në përfundim të veprimeve procedurale është bërë arrestimi në flagrancë i 59 shtetasve, si dhe u proceduan penalisht 116 të tjerë, për kryerjen e veprave penale “Organizimi dhe pjesëmarrja ne grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Prishja e qetësisë publike”, “Shkatërrimi i pronës me zjarr” dhe ”Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe ‘’Mbajtja dhe përdorimi i lëndëve plasëse dhe piroteknike’’.
Ndërkohë, vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjetër të përfshirë në veprime të dhunshme ndaj Policisë, pronës shtetërore dhe asaj private, si dhe për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve të cilët kanë bërë dhe bëjnë thirrje në rrjetet sociale për të marrë pjesë në tubime të paligjshme.
Policia e Shtetit apelon për prindërit që të mos lejojnë minorenët të marrin pjesë në tubime apo të keqpërdoren nga më të rriturit, pasi pjesëmarrja vetëm rrezikon integritetin e tyre fizik dhe vështirëson punën e Policisë në menaxhimin e tubimit, për të parandaluar dhunën dhe shkatërrimin e pronës shtetërore dhe asaj private.
Dhuna e ushtruar mbrëmjen e djeshme ndaj punonjësve të policisë dhe shkatërrimi barabar i pronës nuk përligjin qëllimin e tubimit, ndaj Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të distancohen nga këto veprime dhe të mos grumbullohen në tubime të paligjshme pasi do përballen me forcën e ligjit.
Policia është e Shtetit dhe në shërbim të qytetarëve, sikundër edhe institucionet dhe prona publike janë të qytetarëve dhe është detyrë e të gjithë të kontribuojmë për të mbrojtur këto dhe për të patur më shumë besim dhe mbështetje të ndërsjellë, me qëllimin e vetëm ndërtimin e një ambienti sa më të sigurt shoqëror.
Policia e Shtetit ndjehet thellësisht e keqardhur për aktin e patolerueshëm të efektivit të saj që hapi zjarr duke shkaktuar humbjen e jetës së një shtetasi. Efektivi është vënë menjëherë në duart e drejtësisë dhe drejtësia duhet të bëhet deri në fund. Por askush nuk mund ta njehsojë Policinë e Shtetit me një individ që kreu një akt të dënueshëm ligjërisht dhe askush nuk mund ta pengojë Policinë e Shtetit të kryejë detyrën e saj në mbrojtje të rendit publik, komuniteteve dhe qytetarëve.
Policia e Shtetit u bën thirrje të gjithë atyre që duan të protestojnë që të mbajnë parasysh se në këtë kohë të jashtëzakonshme për shëndetin e njerëzve tubimet e më shumë se 10 personave janë të ndaluara me ligj dhe po ashtu çdo përdorim dhune është i dënueshëm nga ligji. Gjithashtu, Policia e Shtetit sjell në vëmendjen e çdo nxitësi apo ushtruesi dhune ndaj uniformave të Policisë, se efektivët e saj e kanë për detyrë të reagojnë proporcionalisht dhe nuk do të ngurrojnë ta bëjnë këtë në asnjë rast dhe për asnjë arsye.
Një ditë pas protestës që u zhvillua në Tiranë dhe në qytet të tjera të vendit, Policia e Shtetit ka nisur nga puna për kapjen e “rebelëve”. Deri më tani Korça dhe Bulqiza flasin për marrje nën hetim, ndërkohë nga Tirana janë arrestuar dhjetra persona. Policia e Shtetit ka bërë thirrje për qetësim të situatës, duke kërkuar nga prindërit që të ndalojnë të miturit që të marrin pjesë në protesta por nuk kanë dhënë asnjë shpjegim për dhunën e ushtruar ndaj tyre dje. Për ngjarjen ka reaguar edhe Avokati i Popullit, i cili ka kërkuar reagime edhe nga ndërkombëtarët. Ndërkohë sot në orën 18:00 është paralajmëruar një tjetër protestë.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Reperi Stresi ishte në një lidhje telefonike me ‘Abcneës’ aty ku u shpreh se i qëndron deklaratës që bëri në rrjetet sociale se Ardi Veliu do duhet...
GREQI– Një protestë është paralajmëruar se do të mbahet jashtë Ambasadës Shqiptare në Athinë për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha nga efektivi i Poli...
TIRANE- Efektivi E.Gj., i cili ishte bashkë me Nevaldo Hadërajn në momentin e vrasjes së të riut Klodian Rasha, ka rrëfyer në gjykatë, se 25-vjeçari i ka...
TIRANË– KQZ do të mblidhet ditën e sotme në orën 17:30 për të miratuar projektatin për numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet e 25 ...
TIRANË– Efektivi i “Shqiponjave”, Nevaldo Hadëraj, i cili qëlloi për vdekje me armë zjarri dhe i mori jetën 25-vjeçarit, Klodian Rasha ka dalë sot ...
TIRANË– Gazetari Xhoi Malësia, i cili u shoqërua mbrëmjen e djeshme në komisariatin numër 2 në Tiranë teksa ishte në protestën që po zhvillohet për vdekjen...
TIRANË– Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtarin e Vlorës Sokol Ngresi, i cili është edhe kandidat për në Gjykatën e Lart...
TIRANË– Marjo Boja, i riu që u përplas me Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë ka folur për herë të parë pas plagëve të marra në kokë dhe në vesh. Në një prononc...
TIRANË- Zbardhet dëshmia e Nevaldo Hadërajt, efektivit të Shqiponjave i cili vrau me armën e shërbimit 25-vjeçarin Klodian Rasha në Laprakë. Në sean...