LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dëshmitë e kunatit të Arshi Pipa që jetoi në SHBA: Pas daljes nga burgu, profesori me të motrën u arratisën me not nga l

24 Nëntor 2020, 07:48 Nga DOSJA
Dëshmitë e kunatit të Arshi Pipa që jetoi në SHBA: Pas

Memorie.al/publikon historinë e panjohur të Arshi Pipës, profesorit të famshëm të disa universiteteve të SHBA-ve, që pasi ishte liruar nga burgu në vitin 1956, u arratis nga Shqipëria së bashku me motrën e tij, duke kaluar me not lumin Buna në zonën e Muriqanit, me ndihmën e shkodranit Malo Kraja, të cilin i’a kishte rekomanduar dhe prezantuar miku i tij i ngushtë, Sami Repishti. E gjithë historia e panjohur e një prej personaliteteve më të spikatura të mërgatës antikomuniste shqiptare në SHBA-ve, vjen nëpërmjet dëshmive të rralla kunatit të tij (burrit të motrës), Uran Kalakulla, i cili rrëfen që nga origjina e familjes Pipa, shkollimi i tyre në kryeqëndrën e Perandorisë Osmane, aktiviteti pas kthimit në Shqipëri , refuzimi i ofertës së Fan Nolit për të punuar në qeverinë e tij, periudha e Monarkisë së Zogut, shkollimi i Arshiut në Kolegjin e Jezuitëve në Shkodër, diplomimi në Universitetin e Firences në Itali, emërimi si profesor në Gjimnazin Klasik të Shkodrës dhe më pas në Institutin Femnuer “Nana Mbretneshë” në Tiranë, refuzimi për t’u angazhuar në formacionet politike komuniste dhe nacionaliste gjatë periudhës së pushtimit, nxjerrja e revistës letrare “Fryma”, arrestimi dhe vdekja në tortura në qelitë e Degës së Brendëshme të Shkodrës, e vëllait, avokat Myzafer Pipa, arrestimi dhe dënimi i Arshiut që e implikuan me “Grupin e Deputetëve”, vuajtja e dënimit në kampe dhe burgje ku shkroi edhe disa vepra letrare që mundi t’i nxirrte nga burgu, arratisja e tij nga Shqipëria me të motrën dhe azili politik në SHBA-ve ku për vite me rradhë dha leksione si profesor në kolegje e universitete të ndryshme, e deri tek përcjellja e tij për në banesën e fundit me nderimet më të mëdha nga komuniteti shqiptar i SHBA-ve në korrikun e vitit 1997.

Ka qenë data 20 korrik e vitit të mbrapshtë 1997, kur në një nga edicionet informative nëpërmjet valëve të Radios ‘Zëri i Amerikës’ u njoftua vdekja e profesor Arshi Pipës, njërit prej eksponentëve më të njohur të mërgatës politike shqiptare që jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai ishte kuruar deri në çastet e fundit në George Town University Hospital të Washingtonit dhe varrimi i tij do të bëhej pas katër ditësh në një nga shtëpitë mortore më të njohura të Amerikës, të quajtur “Gawler’s and Sons Funeral Home”, ku ishin bërë nderimet e fundit edhe disa prej presidentëve amerikanë, si Willson, Harding, Eisenhower, Kenedi etj.

Po kush ishte Arshi Pipa, cila ishte e kaluara e tij dhe përse komuniteti shqiptar i SHBA-ve po përgatitej të bënte një nga funeralet më madhështorë që mund t`i ishin bërë ndonjë njeriu me gjak arbëri, që nga ajo ditë kur një shqiptar nga Korça shkeli për herë të parë në “Tokën e premtuar”?!

Familja Pipa me origjinë nga Libohova, të shkolluar në Stamboll?

Familja Pipa ishin me origjinë nga Libohova e Gjirokastrës dhe të parët e tyre kishin pasur poste jo pa rëndësi gjatë periudhës së Perandorisë Osmane. Njeri prej tyre, i quajtur Reshid, ka qenë Guvernator i Rumelisë, kurse dy vëllezërit e tij, Tafili dhe Arshiu ishin kadilerë (gjykatës). Babai i Arshiut quhej Mustafa Nuri Pipa dhe ai pasi kishte mbaruar Fakultetin e Drejtëisë në Stamboll, punoi si kryetar gjyqi në disa qytete të perandorisë turke, si Samsun, Denizli, Mitili etj., deri në vitin 1912, kur u kthye në Shqipëri. Pas kthimit nga Turqia në atdheun e tij, Mustafai punoi po si kryetar gjyqi në Berat, Tiranë dhe Shkodër. Në vitin 1924 ai i refuzoi Fan Nolit, postin e Prokurorit të Përgjithshëm. Mustafai jetoi deri në vitin 1948, ku dhe vdiq në qytetin e Shkodrës në moshën 77-vjeçare. Po kështu me profesion avokat, ishte dhe vëllai i vetëm i Arshiut, Muzaferi, i cili vdiq në tortura në Hetuesinë e Shkodrës, në vitin 1947. Arshiu kishte dhe katër motra: Bedrija, Fehimja, Bukuroshja dhe Nedreti.

Nga Kolegji i Jezuitëve në Shkodër, student i filozofisë në Firenze

Arshiu lindi në Shkodër në vitin 1920 dhe familja e tij u kujdes për t’a shkolluar duke e regjistruar në Kolegjin e Jezuitëve të Shkodrës, një nga më të famshmit e asaj kohe. Aty ai mori bazat e kulturës klasike, duke mësuar greqishten e vjetër dhe latinishten, e si pasojë kur vajti në Liceun e Korçës dhe të Tiranës, ai ishte një nga nxënsit më të përgatitur. Arshiu pati fatin të kishte si pedagogë të tij, personalitete të arsimit shqip, si: Hil Mosi, Mirash Ivanaj, Gjergj Canco, Gjergj Kokoshi, Kol Kamësi, Skënder Luarasi etj. Pas mbarimit të gjimnazit klasik, Arshiu kishte dëshirë të vazhdonte mësimet në Universitetin e Montpeljesë në Francë, por në atë kohë e ëma e tij u sëmur rëndë dhe u detyrua të shtrohej në Senatoriumin e Dubrovnikut. Nga kjo gjë ai u detyrua të regjistrohej dhe të ndiqte studimet në Itali, për të pasur mundësi të kujdesej dhe për nënën e tij në Dubrovnik. Nga universitetet italiane, Arshiu zgjodhi Firencen, qytetin me traditë kulturore dhe artistike, ku ndodhej edhe një nga universitetet më të vjetra të botës. Ishte hera e parë që Arshiu largohej nga familja për një kohë të gjatë dhe për këtë, vite më pas, në vëllimin e parë poetik të tij titulluar “Lundërtarë”, ai do t’i kushtonte një nga poezitë e tija më të bukura, ku ndër të tjera shprehet:

“Lamtumirë vendet e mija /

Q’i po zhduki dal nga dalë /

gjimon deti, ushton duhija /

lkundet barka për mbi valë…/

(nga poezia “Lamtumirë”).

Si një njeri tepër inteligjent nga natyra dhe shumë studioz, në Firence Arshiu u dha i tëri pas mësimeve të fakultetit. Lidhur me këtë, burri i motrës Arshiut, publicisti dhe ish-i burgosuri politik, Uran Kalakulla, midis të tjerash kujtonte: “Në Shkodër, që kur Arshiu ishte ende gjimnazist, i ati, Mustafai, si njeri tepër me kulturë që ishte, qe kujdesur t`u krijonte dy djemëve një bibliotekë të pasur e të veçantë, të cilën Arshiu do ta pasuronte gjatë kohës kur ishte student në Firence. Ajo u bë një nga bibliotekat personale më me vlera që kishte qyteti I Shkodrës dhe më gjerë. Po për fat të keq, ajo humbi së bashku me shumë plaçka e orendi të shtëpisë nga sekuestrimet, gjatë persekucionit komunist të vazhdueshëm që pësoi ajo familje. Fakulteti i Filozofisë në Firence ishte katërvjeçar, por Arshiu e kreu në tre vjet. Ai u kthye në atdhe aty nga mesi i vitit 1941 dhe provimet për mbrojtjen e diplomës vendosi t’i japë një vit më vonë”.

Pedagog në Gjimnazin Klasik të Tiranës dhe mbrojtja e diplomës në Firenze

Pas kthimit në atdhe në vitin 1941, Arshiu u emërua si pedagog në Gjimnazin Klasik të Tiranës, ku menjëherë sapo filloi punë aty, ai kundërshtoi vendimin e Ministrisë së Arsimit, për të futur italishten si lëndë të detyruar në programin mësimor. Arshiu ishte një antifashist i vendosur dhe asnjëherë nuk e veshi ‘divizën fashiste’ (uniformën) që ishte e detyruar për pedagogët. Po kështu ishte dhe i vëllai Muzaferi, që asokohe për veprimtarinë e tij antifashiste, (për protestat të hapura ndaj pushtimit fashist të vendit), ishte internuar në ishullin e Ventotenes në Itali që në 1939-ën. Gjatë atij viti shkollor, Arshiu nisi të përgatisë tezën e diplomës së tij dhe lidhur me këtë, Uran Kalakulla, tregonte: “Rektori i Universitetit të Firences që ishte dhe profesori i tij kryesor, i rekomandoi Arshiut për temë diplome, filozofin Blondel, por ai nuk e pranoi atë, meqë ishte me prirje të theksuara fetare. Arshiu zgjodhi filozofin tjetër frëng, Henri Bergson-in. Kjo tezë diplome që ruhet ende dhe sot në arkivin e familjes, është një vepër e mirëfilltë filozofike dhe me atë Arshiu fitoi gradën Doktor i Shkencave, me temën “Moral dhe religjione”. Në këtë mbrojtje diplome, Arshi Pipa mori vlersimin më të lartë, dhe për më tepër, u ftua me këmbëngulje nga universiteti i njohur fiorentin të qëndronte atje, fillimisht si asistent profesor, e më pas, sipas procedurave, të vazhdonte më tej shkallët e karierrës akademike. Por studenti shqiptar Pipa, si shumë bashkëpatriotë të tij, duke parë nevojën që kishte vendi për kuadro, u kthye në Shqipëri”.

Pas diplomimit në Firenze, pedagog në Gjimnazin Klasik të Shkodrës

Në vitin shkollor 1942-‘43, pas një kërkese që bëri Arshi Pipa për të qenë sa më afër familjes, Ministria e Arsimit ja aprovoi dhe e emëroi profesorin e ri të diplomuar në Firenze, në gjimnazin e Shkodrës, ku ai kishte qenë dikur vetë nxënës. Gjatë atyre dy vjetëve të qëndrimit në Shkodër (në 1943 u kthye përsëri në Tiranë), Arshiu ishte në rrethet shoqërore më intelektuale të qytetit, ku bënin pjesë letrarë, poetë, muzikantë e piktorë të njohur të asaj kohe, si: Qemal Draçini, Kol Mirdita, Ramadan Sokoli, Gaspër Pali, Gac Çuni etj. Arsyet e largimit nga Shkodra në Tiranë, sipas kujtimeve të motrës së Arshiut, Bedrijes (Bedi) në një ditar të pabotuar që gjendet në familjen e tyre në SHBA-ve, ishin kërkesat e vazhdueshme të Arshiut e Muzaferit, pranë babait të tyre. Ata mendonin se në Tiranë, mundësitë shoqërore ishin më efikase në drejtimin e punës intelektuale të tyre. Në kryeqytet, Arshiu u emërua në shkollën e mesme femërore “Donika Kastrioti”, ku jepte Letërsi dhe Gjuhën Italiane. Gjatë atyre viteve që Arshiu ishte në Tiranë si pedagog, Uran Kalakulla kujton se ai nuk u përzie dhe nuk mori pjesë në asnjë parti politike. Ai nuk pranoi të organizohej as me Lëvizjen Nacionalçlirimtare, ndonësë në Partinë Komunistë ai kishte mjaft nga shokët e tij të gjimnazit të Shkodrës, si dhe ndonjë kushëri si Xhemal Broja. Por ai nuk u afrua as me Ballin Kombëtar, megjithë ftesën këmbëngulëse që i kishte bërë here pas here ish-shoku i tij i klasës Halim Begeja. Pas botimit të vëllimit të parë poetik “Lundërtarë”, në marsin e 1944-ës, Arshiu nisi botimin e revistës së tij, me titull “Fryma”. Kjo revistë, që u prit mirë nga publiku dhe rrethet intelektuale të kohës, plotësonte një boshllëk që kritiku i ri Pipa, shtronte për ata që kishin interesa për dije letrare. Ndër njerëzit kryesorë që bashkëpunuan me këtë revistë, ishin: Andon Frashëri, prof. Selman Riza, Mitrush Kuteli, Astrit Delvina, dr. Besim Qorri, Muzafer Xhaxhiu e ndonjë tjetër.

Transferimi në Durrës pas debateve me funksionarin e Ministrisë së Arsimit

Në goditjen e madhe që pësoi inteligjenca shqiptare që ishte shkolluar në Perëndim, në vitet 1944-‘49, nga regjimi komunist, u vunë në shenjestër edhe vëllezërit Pipa. Lidhur me shkaqet të kundërshtisë tij me regjimin komunist, Arshiu në librin e tij “Letërsia bashkohore shqiptare” (botuar në anglisht, Neë York 1991) shpjegon disa pasazhe dhe ngjarje të asaj kohe, duke filluar që nga diskutimet në Lidhjen e Shkrimtarëve, e deri në Durrës, ku dhe u arrestua. Lidhur me këto, ndërmjet të tjerash ai shkruan: “Diskutimi im në mbledhje me Shemsi Totozanin (përfaqësues i Ministrisë Arsimit), u bë shkas të më ulnin në detyrë, duke më transferuar në Liceun e Durrësit. Ligjërata ime për Migjenin, u komentua si një akt rebelimi. Menjëherë pas kësaj, në një ‘mbrëmje poetike’ në Shtëpinë e Kulturës në Tiranë, deklamova një lirikë të përkthyer nga Fausti (“Këngën e Pleshtit”), që përmbante vargjet: “Dhe në çast u bë ministër / dhe kishte në ball, një yll të madh”. Për këtë, më tha një shok, se Totozani ishte thartuar. Në një mbrëmjë tjetër poetike, kësaj radhe në Durrës, recitova lirikën “Bushtra”, që bënte fjalë për ngordhjen e një qeni të zgjebosur. Vetëm më vonë kur jam torturuar në birucat e Sigurimit të Shtetit të Durrësit, mësova se bushtra, paskësh qenë Bashkimi Sovjetik dhe këlyshët e saja, vendet e Lindjes Komuniste, që asokohe quheshin si ‘Demokracitë Popullore”.

Arrestimi nga komunistët dhe burgu

Lidhur me arrestimin e Arshiut (26 prill 1946), kunati i tij, Uran Kalakulla, midis të tjerash kujton: “Në dënimin e parë, Arshiut i dhanë dy vjet burg, (ku ai u mbrojt vetë pa avokat), edhe pse ai nuk kishte aderuar në asnjë formacion politik antikomunist gjatë periudhës së Luftës apo pas saj!. Kur Arshiu donte dhe tre muaj që të lirohej nga burgu, në dhjetorin e vitit 1947, atë e marrin përsëri dhe e torturojnë. Në atë kohë vëllanë e tij Muzaferin, e kishin vrarë në hetuesinë e Shkodrës, pas torturash të rënda, ku pasi e kishin djegur me hekur të skuqur pas kokës, e kishin hedhur nga shkallët. Ndërkohë, Arshiu këtë gjë nuk e dinte dhe pas shumë torturave, duke e akuzuar si pjesëtar me “Grupin e deputetëve”, ku bënin pjesë edhe disa nga miqtë e tij, si Suat Asllani e Musine Kokalari, atë e dënuan 20 vjet burg. Gjatë dy vjetëve të parë të burgimit të Arshiut, familja Pipa u përgjysmua, pasi pas vrasjes në hetuesi të Muzaferit, vdes dhe motra e madhe Bedrija, nga sëmundja e tuberkulozit. Ndërsa i ati i moshuar, vdiq rrugës me këmbë të thyer, kur i çonin sa në një shtëpi në një tjetër. Kjo gjë bëri që familja të pësonte një rrënim total ekonomik, duke përfunduar si familje endacake rrugëve. Gjatë viteve të vuajtjes së dënimit, Arshiu shkroi letërsi dhe mundi të nxjerrë nga burgu i Burrelit shumë poezi, të cilat i botoi në dy libra (‘Libri i burgut’ e ‘Rusha’) vite më vonë kur ishte në emigacion politik jashtë Shqipërisë. Arshiu doli nga burgu në vitin 1956, duke përfituar ulje dënimi pas një amnistie që ishte dhënë kur u godit i ashtuquajturi ‘Grupi i Koci Xoxes’ në 1949-ën, ku atij i’u zbritën 10 vite dënim.

Arratisja nga Shqipëria dhe profesor në universitetet e SHBA-ve

Sipas dëshmive të kunatit të tij, Uran Kalakulla, duke e parë të pamundur jetesën në atë gjëndje të mjeruar ku ishte katandisur familja e tyre, pas largimit vullnetar nga Arsimi, (ku punoi dy tre muaj pas daljes nga burgu), Arshiu vendosi të arratisej nga Shqipëria. Kështu me ndihmën e një shkodrani të quajtur Malo Kraja (ja kishte rekomanduar si garant, shoku i tij, Sami Repishti), pasi kishin hartuar planet deri në detaje, ai së bashku me motrën Fehimen, përshkuan Bunën me not dhe nga Muriqani, kaluan kufirin shtetëror Shqipëri-Jugosllavi, duke përshkruar rrugën automobilistike në drejtim të Tivarit. Ishte shtatori i 1956-ës dhe pas dy viteve qëndrimi në Sarajevë, në 1958-ën, Arshiu me të motrën fituan të drejtën e azilantit politik për në SHBA-ve. Dy vitet e para pasi bënë disa punë të ndryshme, në 1960-ën, Arshiu filloi punë si pedagog i Filozofisë dhe Religjionit në Philander Smith College, në Little Rock Arkansas. Një vit më vonë, ai drejtoi departamentin e italishtes në Georgetaën School of Languages and Linguistics, dhe njëkohësisht dha mësim mbi Filozofinë në Kolegjin e këtij Universiteti për Artet e Lira (nga vera e 1961-it, në verën 1962-it). Po gjatë kësaj periudhe (1961-‘62), ai punoi si lektor i italishtes në Columbia University dhe një vit më pas, ai ishte asistent profesor i italishtes në Adelphi University, në Garden City, duke dhënë njëkohësisht kurse filozofie në Adelphi Suffolk College. Në mes viteve 1963-‘66, ai punoi si asistent profesor në departamentin e Italishtes në Universitetin e California-s në Berkeley. Nga viti 1966, e deri në 1969-ën, ai shkoi në Minneapolis (qendër e shtetit të Minesotas) në fakultetin e atij Universiteti, si bashkëprofesor (Associate Profesor deri 1969) e më pas profesor shef i Departamenti të frëngjishtes e italishtes. Në 1968-ën, Arshiu u laurua dhe Doktor në Filozofi. Ai ishte njohës i thellë i frengjishtes, italishtes, anglishtes e gjermanishtes. Gjatë viteve të qëndrimit në SHBA-ve, Arshi Pipa u bë një nga personalitetet shkencorë, politikë e shoqërorë më të njohur të mërgatës politike shqiptare. Pas vendosjes së pluralizmit në Shqipëri, ai erdhi dhe vizitoi tre herë vendin e tij, nga ku ishte larguar për arsye politike që në 1956-ën. Pas vdekjes, sipas amanetit që kishte lënë, hirin e trupit të tij familjarët ja hodhën në brigjet e Adriatikut.

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur arshi pipa arshi pipa

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit