LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Dëshmia e shkrimtarit: Si dështoi tentativa e Sigurimit për të më zhdukur në burgun e Laçit, njeriu që u ngarkua dhe si

22 Prill 2020, 09:37 Nga DOSJA
Dëshmia e shkrimtarit: Si dështoi tentativa e Sigurimit për

TIRANË- Publikohet historia e panjohur të Siri Sulejmanit me origjinë nga fshati Tragjas i Vlorës, i cili që nga vitet ’60-të kur punonte si eskavatorist, traktorist, buldozerist, etj., nëpër kantiere ndërtimi në disa rrethe të vëndit, falë një talenti që kishte si letrar, u pranua si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe si anëtar i Kolegjumit të revistës “Hosteni”, duke arritur të shkruaj edhe disa libra, si: “Gjëmimet e para”, “Zemra e shokut”, “Në rrjedhën e jetës”, “Njeriu i njohur në udhë”, “Një ndodhi në kafe Kursal”, etj. Dëshmia e rrallë e Sulejmanit që para viteve ’90-të njihej si “shkrimtari që vinte nga klasa punëtore”, se si donte ta zhdukte fizikisht, ish-komandanti kampit-burg të Laçit, kolonel, Hazbi Lamçe, në fillimin e viteve ’60-të kur ai punonte si eskavatorist në ndërtimin e Uzinës së Superfosfatit që asokohe ndërtohej nga të burgosurit politik, njeriut që iu ngarkua eliminimi i tij dhe përse nuk u arrit ajo gjë?!

“Aty nga viti 1967-të kur punoja si eskavatorist në ndërtimin e Uzinës së Superfosfatit në periferi të qytetit të vogël të Laçit, Drejtori i kampit të burgosurve, kolonel Hazbi Lamçe, me të cilin kisha pasur një konflikt, kërkoi të më eliminonte fizikisht dhe për të më vrarë mua, bëri edhe një plan konkret të cilin i’a ngarkoi një elektriçisti nga rrethi i Matit”. Kështu e kujtonte shkrimtari i njohur Siri Sulejmani, autor i shumë librave para viteve ’90-të, një ngjarje të largët të ndodhur në vitet ’60-të, kur ai u fut në “rreth të kuq” nga ana e Sigurimi të Shtetit, për t’u eliminuar fizikisht. Lidhur me këtë ngjarje dhe të tjera, Siriu na i dëshmon në një intervistë që ia kemi marrë disa vite të shkuara dhe që po botojmë në këtë shkrim.

Zoti Sulejmani, si e kujtoni atë ngjarje për të cilën thoni se Sigurimi i Shtetit donte t’ju zhdukte fizikisht?

Aty nga mesi i viteve ’80-të redaksia e revistës “Hosteni më dërgoi me një shërbim në rrethin e Matit, i cili kishte të bënte me sqarimin e një letre që ishte dërguar pranë asaj reviste ku unë isha anëtar kolegjumi. Pasi mbarova punë, u ula për të pirë një kafe në lokalin e Hotel-Turzimit të qytetit të Burrelit. Aty në tavolinë m’u afrua një person i panjohur rreth të ‘50-ve dhe kërkoi leje të ulej me mua për të pirë bashkë kafenë. Unë në fillim nuk e njoha por kur më tha emrin, u kujtova se kisha punuar me të në Uzinën e Superfosfatit në Laç.

Kush ishte ai?

Ai quhej Zenel Rami dhe punonte si inxhinier elektrik në Ndërrmarjen Komunale të Burrelit, ndërsa në ato vite kur ishim bashkë në Laç, ai punonte elektiçist. Pasi u përshëndetëm, Zeneli më tha: Siri, ju erdha në tavolinë për të shkarkuar nga shpatullat një barrë të rëndë që më mundon prej 20 vjetësh.

Për ç’farë e kishte fjalën?

Ai filloi të më tregonte këtë histori, të cilën edhe unë po ua them ashtu siç ma rrëfeu ai: Aty nga viti 1965-së, teksa Zeneli po kalonte poshtë dritares së zyrës së komandantit të kampit të burgosurve, kolonel Hazbi Lamçes, ai e thirri atë duke i bërë shenjë që të ngjitej lart në zyrë. Zeneli u ngjit lart menjeherë dhe Hazbiu i cili e priste në koridor, e futi brenda në zyrë dhe e mbylli derën me çelës. Mbi tavolinë ai kishte lënë pistoletën e tij, e cila shkëlqente. Pasi e pyeti Zenelin rreth familjes, Hazbiu i tha: “Ju jeni një familje e mirë në Burrel, ndonëse keni një njeri të arratisur, Partia ka menduar t’ju mbajë afër, por ajo do prova besnikërie ama”. Ndërsa Zeneli duke ngritur supet tentoi të përgjigjej, komandanti i kampit e ndërpreu, duke i thënë: “Dëgjo me vëmëndje fjalët e mija: Ka dy muaj që në uzinë ka ardhur një njeri i lig, armik i partisë dhe i shoqërisë. Është Siri Sulejmani, që punon me vinçin “Pirun”, e njeh apo jo? Ndërsa Zeneli pohoi me kokë, Hazbiu vazhdoi: “Ai është dhe armiku yt. Kushedi se nga ka mësuar se ju keni një njeri të arratisur dhe ka përgatitur intrigën”. Zeneli i trembur i’u përgjigj se atë të arratisurin, ai e kishte kushëri të largët, por Hazbiu që nuk donte t’ja dinte se ç’thoshte ai, vazhdoi: “Mos u tremb se atë punë e kam unë në dorë. Se çfarë ke ti të arratisurin më mirë e di Partia, po më dëgjo mua tani. Ai Siriu i vinçit duhet vrarë dhe këtë ta ngarkon ty Partia”.

Si iu përgjigj Zeneli propozimit të Hazbi Lamçes?

Zeneli tejet i trembur i tha: “Si mund të vras unë një njeri?! Këtu ka komandë, ka polici, ç’ne unë”. Pas kësaj, Hazbiu vazhdoi: “Mos na humb kohë me broçkulla, po unë çfarë jam këtu, e di ti kush drejton këtu apo jo? Dëgjo mua me vëmëndje: Kur bie mbrëmja, ndërsa punoni nëpër grumbullimin e arkave të maqinerive, ku mund të shtrish një buall e s’ merret vesh, këputi një levë në kokë dhe… të tjerat i ndreq unë. Ra shiu e piu dheu, e zuri vinçi, e vrau arka e makinerisë, apo e goditi një i burgosur. Fundja mish për top i kemi këtë të burgosur këtu. Tregohu matjan i zoti siç je ti, se mua do më kesh pranë. Ngreu tashti dhe për dhjetë dymbëdhjetë ditë e dua të kryer këtë punë”. Pas kësaj, Hazbiu e kapi për krahu Zenelin e duke dalë tek dera i tha që të mos fliste lartë e poshtë dhe bëri me gishta shënjen e gërshërës.

Çfarë bëri Zeneli pasi doli nga zyra e Hazbi Lamçes?

Siç më tregonte Zeneli, ai u largua që andej si i shushatur dhe nuk dinte nga të shkonte. Që nga ai moment ai nuk ishte më i qetë, as nuk hante, as nuk i flihej dhe as punonte dot. Në këtë gjëndje që ndodhej, atij disa herë i kishte shkuar ndërmënd të vriste veten. Ditët kalonin dhe ai filloi të tretej nga shëndeti pasi i dukej se në çdo hap që bënte, komandanti i kampit e ndiqte nga pas.

A e bisedoj me njeri Zeneli atë gjë?

Në mirbesim, Zeneli kishte pyetur një dibran për mua dhe ai po në mirëbesim i kishte thënë: “Siriu është njeri i mirë, por e ka keq me komandantin e kampit dhe prite ndonjë ditë kur ta hajë”.

Si iu përgjigj Zeneli?

Zeneli i tha: “Si mund të ndodhi kjo gjë, ka shtet këtu apo jo?”. Dibrani kishte vazhduar duke i thënë se Hazbi Lamçja kishte zhdukur shumë të dënuar dhe i kishte mbuluar me proces-verbal. Pas atyre fjalëve Zeneli ishte trembur më shumë, duke menduar se Hazbiu mund ta zhduke edhe atë.

Gjatë atyre ditëve, a e nxiste më Hazbi Lamçja, Zenelin për detyrën që i kishte ngarkuar?

Në një prej atyre ditëve, Hazbiu zbriti nga makina dhe duke e kapur për supi i tha: “Çfarë po bën, pse rri si guak, të vrasësh atë është njëlloj si të vrasësh një pulë”.

Po kur u plotësua afati prej 12 ditësh çfarë i tha Hazbiu?

Pas 12 ditësh, Zeneli shkoi vetë në zyrë tek Hazbiu dhe i tha se nuk e kryente dot atë detyrë që ai i kishte ngarkuar. Në atë moment, në kulmin e nervave, Hazbiu i tha: “Frikacak, matjan i poshtër, kulish i Ahmet Zogut. Dil përjashta”. Teksa Zeneli po dilte tek dera Hazbiu i tha të kishte kujdes se po të hapte gojën do shkonte tek të shumtët.

Çfarë ndodhi më pas, eliminimin tuaj a ia ngarkoi njeriu tjetër Hazbiu?

Nuk e besoj, sepse pas disa ditëve mua më pushuan nga puna dhe gjithë kampi kujtonte se mua më kishte pushuar Drejtori i Kampit, ndërsa unë e dija se ajo gjë më kishte ardhur nga Hazbi Lamçja? Po kështu edhe kolonel Hazbi Lamçen e transferuan në një detyrë tjetër. Pas shumë kohëve, një punëtor tjetër, Vasil Xholi më tregoi se Hazbiu i kishte bërë presion që të më dilte mua dëshmitar, duke thënë se unë kisha sharë Partinë.

Përse kërkonte t’ju eliminonte fizikisht Hazbi Lamçja dhe a ishit ju në dijeni të planit të tij?

Unë kisha një konflikt me Hazbiun, por nuk më shkonte kurrë në mënd se ai kishte futur njerëz për të më vrarë. Këtë gjë e kam mësuar për herë të parë nga Zenel Rami, i cili atë histori, ma ka treguar edhe disa vjet më vonë, në prezencën e mikut tim, shkrimtarit dhe humoristit të njohur, Gaqo Veshi, apo siç njihej ndryshe me pseudonimin letrar, Hyskë Borbojka.

Po me Hazbi Lamçen a të rastisi të “ndesheshe” më pasi u largove nga kantieri i Laçit?

Për fat nuk na takuan më rrugët bashkë, se ai pati një përfundim të keq, pasi edhe vetë ai regjim të cilit i sherbeu për vite me rradhë si oficer i Ministrisë së Punëve të Brendëshme me detyra të ndryshme si komandant kampe e burgjesh, e arrestoi dhe e burgosi në fundin e viteve ’70-të.

Siri Sulejmani: “Si më mbrojti Sterjo Spase për tregimin në revistën “Nëntori”

Shkrimtari i njohur Siri Sulejmani u lind në vitin 1937-të në fshatin Tragjas të Vlorës, prej nga është dhe origjina e familjes së tij. Pasi mbaroi një shkollë të mesme profesionale, ai u largua nga fshati i tij, duke punuar kantier më kantier, në çdo cep të Shqipërisë, duke ushtruar disa profesione si: eskavatorist, buldozerist, zetorist, traktorist, kombanier, tezgjaist, saldator, hekurkthyes, mekanik etj. (Profesionin e tij si eskavatorist, Siriu e vazhdoi edhe pas viteve ’90-të duke punuar me ekskavatorin e tij, diku anash rrugës nacionale në Bushat të Shkodrës me kanalet kulluese). Duke qenë shumë i dhënë pas librave, që në moshë të re ai filloi të shkruante si autodidakt dhe vetëm në vitin 1968-të arriti të botonte tregimin e parë në revistën “Nëntori”. Për të botuar atë tregim, Siriun e ndihmoi shkrimtari i njohur Steroj Spase, i cili edhe e mbrojti atë në një mbledhje të redaksisë nga disa “lajthitje ideore” që kishte bërë letrari i ri. Pas atij tregimi i cili u prit mirë në rrethet letrare të asaj kohe, Siriu filloi të botonte tregime të tjera, të cilat më pas ia lanë vëndin librave si “Gjëmimet e para”, “Zemra e shokut”, “Në rrjedhën e jetës”, “Njeriu i njohur në udhë”, “Një ndodhi në kafe Kursal”, etj. Në vitin 1972, Siriu u pranua si anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë dhe për 20 vjet me rradhë ishte anëtar kolegjumi i revistës “Hosteni”. Në kohën që ai u afirmua dhe bëri emër si shkrimtar që vinte nga klasa punëtore, filluan dhe peripecitë për shkak të biografisë, pasi ai ishte nipi i Skënder Muços dhe Mehmet Alemit, dy eksponentë të njohur të Ballit Kombëtar në zonën e Vlorës. Për këto arsye Siriu kishte ndërruar edhe gjenialitetet, pasi emëri dhe mbiemëri i vërtetë i tij ishte Seri Ligu. Siriu është autor i nëntë librave dhe i mbi 200 shkrimeve në shtypin e kohës, por edhe pse në moshë të thyer, ai vazhdoj të shkruante përsëri edhe pas viteve ’90-të, deri sa u nda nga jeta më 3 korrik të vitit 2014-të.

(Marrë nga Memorie.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur siri sulejmani steroi spase siri sulejmani steroi spase

Sondazh

Poll

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Vrasja e Enea Mekollit/ Berisha: Do hetojë edhe Komisioni i Sigurisë...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës