All - Scripts - 5
LIVE UPDATES
All - General - 1
Art&Argëtim

Dëshmia e nipit të beut elbasanas: Gjyshi shoqëroi Ismail Qemalin në Vlorë, u emërua kryesekretar dhe ministër i Bujqësi

6 Mars 2021, 07:01 Nga DOSJA
Dëshmia e nipit të beut elbasanas: Gjyshi shoqëroi Ismail Qemalin
All - Paragraf - 1

Publikohet historia e panjohur e beut patriot elbasanas, Qemal Karaosmani, pinjoll i një prej familjeve të pasura dhe atdhetare të atij qyteti, i cili gjatë periudhës që studionte në Universitetin e Stambollit për Administratë Civile dhe në Ekonomi, bashkëpunoi ngushte me Murat Toptanin dhe vëllezërit, Frashëri, që i vizitonte shpesh në shtëpinë e tyre në Kara Toprak. Diplomimi i tij në Stamboll dhe emërimi në Prefekturën e Janinës, ku nuk qëndroi gjatë dhe u kthye në atdhe duke shërbyer si Drejtor i Kadastrës në qytetin e Beratit, ku ai bashkëpunoi ngushtë me Aziz Pashë Vrionin dhe Qemal Vrionin, për përhapjen e ndjenjave kombëtare dhe gjuhës shqipe.

Pjesmarrja e tij në Kongresin e Manastirit në vitin 1908, ku u njoh edhe me Feim bej Zavalanin, Gjergj Qirjazin e Bedri Pejanin, Aleksandër Xhuvanin, Babë Dudë Karabunarën, Sulo Resulin etj, me të cilët kontribuoi në hapjen e shkollës Normale të Elbasanit. Dëshmitë e rralla të nipit të tij, Bulent Teki Tela, lidhur me kujtimet e gjyshit të tij që u botuan fillimisht në gazetën “Arbëria” (dt.28 nëntor 1936), ku ai tregon se si u ngarkua dhe shoqëroi Ismail Qemalin nga Durrësi në ngritjen e Flamurit në Vlorë, ku firmosi aktin e Pavarësisë dhe shërbeu si kryesekretar i tij dhe ministër i Buqësisë. Si u nderua ai nga Monarkia e Zogut si patriot e atdhetar dhe u persekutua nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, duke e detyruar të bënte vetëvrasje!

“Edhe pse gjyshi im, Qemal Karaosmani, apo siç është njohur ndryshe me mbiemrin Elbasani, ishte njeriu që në nëntorin e 1912 kishte shoqëruar Ismail Qemalin nga Durrësi për në Vlorë, e gjithashtu kishte firmosur aktin e Pavarësisë, duke qenë dhe Kryesekretar i Plakut të Vlorës, Ministër i Bujqësisë në kabinetin e tij dhe më pas deputet e Kryetar i Bashkisë së Elbasanit, gjatë gjithë periudhës së regjimit komunist të Enver Hoxhës, emri i tij jo vetëm që nuk u përmend kurrë në librat e historisë apo përvjetorët e ndryshëm të Ditës së Flamurit, por përkundrazi, që në vitin 1945-së, atij i’a sekuestruan shtëpinë dhe të gjithë pasurinë që kishte, sa që e detyruan që të bënte vetëvrasje. Pas asaj tronditje shpirtërore duke mbetur pa shtëpi dhe katandi, ai u largua nga Elbasani dhe u vendos tek djali i tij, Masari, që jetonte në qytetin e Kavajës ku dhe vdiq në 5 gusht të vitit 1948, pasi lëngoi për një kohë të gjatë në shtrat. Edhe pas vdekjes së tij, të pesë fëmijët, katër vajzat e martuara dhe i biri, Masari, vuajtën luftën e klasave dhe u trajtuan si familje reaksionare”. Kështu dëshmon ekskluzivisht për Memorie.al, Bulent Tela, nipi i Qemal Karaosmanit, (djali i vajzës), i cili tregon të gjithë historinë e gjyshit të tij, beut patriot nga Elbasani, që: pasi ishte diplomuar në Stamboll për Administratë Civile dhe Ekonomi, u kthye në Shqipëri dhe u përfshi në jetën politike të vendit, duke dhënë një kontribut të madh si atdhetar, sidomos në nëntorin e vitit 1912, kur u ngarkua dhe morri përsipër për shoqërimin e Ismail Qemalit për në Vlorë. Po cila ishte origjina dhe kaluara e Qemal Karaosmanit, çfarë kontributi dha në Shpalljen e Pavarësisë dhe si u trajtua ai nga Mbreti Zog dhe regjimi komunist i Enver Hoxhës?

Kush ishte Qemal Karaosmani?

Qemal Karaosmani, apo siç është njohur ndryshme me mbiemrin Elbasani, u lind në vitin 1875 në qytetin e Elbasanit, prej nga është dhe origjina e hershme e familjes Karaosmani, një prej shtëpive më të njohura të atij qyteti. Nuk dihet me saktësi se në ç’periudhë u vendosën Karaosmanët në qytetin e Elbasanit, por mendohet se të paktën që nga fillimi i shekullit të XVII-të, ata kanë banuar aty në lagjen “Spalikore”, ku pati lindur babai i Qemalit, Shazivari, vetë Qemali, si dhe fëmijët e nipat e mbesat e tij. Duke qenë një familje e bejlerësh dhe mjaft e pasur, Shazivar Karaosmani i krijoi mundësinë djalit të tij, Qemalit që të shkollohej në Turqi. Lidhur me këtë, i nipi i tij, (djali i vajzës) Bulent Teki Tela, dëshmon: “Gjyshi im, Qemal Karaosmani, studimet e shkollës së mesme dhe ato universitare i ndoqi në Turqi dhe i përfundoi ato në vitet e fundit të shekullit të XIX-të, duke u diplomuar në Universitetin e Stambollit për Administratë Civile dhe Ekonomi. Gjatë asaj periudhe që studioi në Turqi, ai ra në kontakt dhe u njoh me disa nga patriotët shqiptarë dhe figurat më të shquara të Rilindjes Kombëtare, siç ishte Murat Toptani, me të cilin ai lidhi një miqësi të ngushtë. Së bashku me Muratin, ai shkoi dhe vizitoi shtëpinë ku banonte familja e vëllezërve Frashëri në Kara Toprak, pasi më parë ishin njohur edhe me vajzën e Naimit, Asijen. Pas diplomimit në Stamboll, ai u emërua në Prefekturën e Janinës, ku nuk qëndroi shumë gjatë, pasi u transferua për në qytetin e Beratit, duke u emëruar si Drejtor i Kadastrës. Në qytetin e Beratit, Qemali bashkëpunoi ngushtë me Aziz Pashë Vrionin dhe Iljaz Vrionin, me të cilët u përpoq dhe luftoi mjaft për përhapjen e ndjenjave kombëtare dhe gjuhës shqipe. Nisur nga ai kontribut që dha për përhapjen e arsimit shqip, në vitin 1908, Qemali u ftua si delegat në Kongresin e Manastirit, ku ai mbrojti alfabetin që u miratua më pas nga ai kongres. Gjatë asaj kohe ai shkoi dhe në qytetin e Shkupit, ku u takua dhe bashkëpunoi edhe me patriotët e tjerë si Feim Zavalanin, Gjergj Qirjazin e Bedri Pejanin. Një ndikim të madh tek Qemali, kishte edhe kushëriri i tij Aqif Pashë Elbasani, me të cilin ai bashkëpunoi në organizimin e Kongresit të Elbasanit dhe për çeljen e shkollës Normale të atij qyteti. Po kështu në vitet 1909-1910, kur ishte në Berat, ai e zgjeroi shumë veprimtarinë e tij në dobi të çështjes shqiptare, duke u lidhur ngushtë dhe me patriotët e tjerë, si: Babë Dudë Karabunarën, Sulo Resulin e Aleksandër Xhuvanin, me të cilët ai bëri përpjekje të mëdha për përhapjen e gjuhës shqipe. Në atë periudhë me anë të Kristo Karbunarës, ai u lidh ngushtë me shoqëritë shqiptare të Bukureshtit dhe të Egjiptit, prej të cilave merrte libra e gazeta në gjuhën shqipe dhe i shpërndante ato falas në rrethet e Beratit, Skraparit e Lushnjes”, tregon Bulent Tela, lidhur me të kaluarën dhe aktivitetin patriotik të gjyshit të tij, Qemal Karaosmanit, në vitet e para të shekullit të kaluar.

Firmos aktin e Pavarësisë dhe krye

Nisur nga kontributi i madh që kishte dhënë Qemal Karaosmani në dobi të çështjes shqiptare, në nëntorin e vitit 1912, ai u zgjodh si delegat për në Kuvendin e Vlorës ku do të shpallej Pavarësia e Shqipërisë dhe u caktua që të shoqëronte Ismail Qemalin nga Durrësi për në Vlorë. Lidhur me atë ngjarje madhore në historinë e Shqipërisë, Qemal Karaosmani, ka mbajtur kujtimet e tij, të cilat i ka botuar në periudhën e Monarkisë së Zogut, në gazetën “Arbëria” (dt.28 nëntor 1936), ku midis të tjerash ka shkruar: “Sado që botimi i kësaj historie të vogël desha të mbetet për një kohë mbas vdekjes sime, por prej insistimit të përhershëm të z. Reuf Fico, kolegut të dashun të Vlonës, u detyrova me dhanë në botim që sivjet me rastin e njëzet e katërtit vjet t’Indipendencës Shqiptare. Më 20. XI. 1912, vjen një telegram prej Vlone, me firmat Elmas Kanina dhe Et’hem Vlona, drejtue Bashkisë së Beratit, ku thuhej: “Përkthimin e telegramit që muerëm dje prej Ismail Qemal Beut nga Vjena po e transmetojmë si ç’vijon: “Me vaporin e parë vij. E ardhmja e Shqipnisë u sigurua. Tue pasë besim në fatin e Atdheut të veproni në relacione të mira bashkërisht dhe vëllazërisht, q’i të siguroni vazhdimin e rregullimit të çështjeve përgjithshme e të mbroni qetësinë dhe në çdo anë lajmëroni telegrafisht të fala Atnore”. Ky telegram bani nji përshtypje shumë të madhe tue i gëzue zemrat e gjithë popullit të Beratit, që ishin në helm e në brengë, t’ue mos ditun gjë mbi fatin e ardhshëm t’Atdheut të dashtun. Mbas disa ditësh vjen një telegram me firmën e Bektash Cakranit me shokë, prapë prej Vlone, drejtue të ndyerit Aziz Pashë Vrionit me shokë, ku thuhej: “Ismail Qemal Beu pas-nesër del n’Durrës, dërgoni njerës dhe kuaj t’a merrni, se prej këndej nuk mundemi të dërgojmë. Mbas këtij telegram, u mblodhëm në shtëpinë e të ndjerit Aziz Pashës, dhe biseduam çështjen se cili të vejë e të marri Ismail Qemal Beun, e ta përcjellë deri në Vlonë.

Në bisedim e sipër, të gjitha sa ishin aty, më shënuan mua dhe unë me kënaqësi e pranova. Si u bana gati, të nesërmen u nisa për në Durrës, tue marrë me vedi katër persona nga njerëzit e mij dhe tre kuaj rezervë. Më 21.XI.1912, ditën e enjte u nisëm prej Berati dhe fjetëm në Lushnjë, dhe prej andej që me natë u nisëm për në Durrës, pasi shinat nuk prajshin dhe dita ishte fare e shkurtër. Rruga ish e shkatërrueme krejt, me mundim të madh prej baltës e ujnavet udhëtuem sa mundëm dhe aty mbas akshami sosëm në Durrës. Si rregullova njerëzit nëpër hanet, dola dhe pyeta se vallë a kishte ardhë Ismail Qemal Beu? Më thanë se ka ardhë dhe gjendet në Hotelin e Aziz Pash Vrionit në buzë të detit. Atëhere me gëzim të madh vrapova dhe shkova në hotel, ku u takova me Plakun e me shokët e tij, që kishin dalë prej vapori. Atë natë fjeta aty dhe biseduam drejtimin e udhëtimit, q’i do të bajim të nesërmen dhe vendosëm q’i të shkojmë nga Lushnja, mbasi lushnjarët m’u kishin lutë e insistue qi t’ju a sillja Plakun andej, se do të përgatiteshin një pritje madhështore. Lushnjarëvet j’ua sigurova udhëtimin e Ismail Qemal Beut për në qytetin e tyne, mbasi rruga tjetër shkonte nga kodrat dhe nuk kalohesh prej ujnavet, q’i ishin derdhë prej kënetës së Tërbufit. Pa u nis prej Durrësit, kuptova se diçka dojnin të bajnin kundra Ismail Qemal Beut, ata q’i dëshirojin Turqinë dhe të shtyem prej autoriteteve turke, por ndihma dhe atdhetarizma e z. Hamid Toptanit, q’i ndodhesh si major i rezervave, i ndaloj e nuk la q’i të bahesh ndonjë lëvizje. Bashkë me neve, prej Durrësi u nisën edhe delegatët e Tiranës e të Krujës, z. Abdi e Murat Toptani e Mustafa Kruja e të tjerë, gjithashtu edhe delegatët e Durrësit, si Musta Ali Ibrahimi e Abas Çelkupa, erdhën mbas nesh”, thuhet në pjesën e parë të kujtimeve të Qemal bej Karaosmanit, lidhur me shoqërimit që i bëri ai Ismail Qemalit për në Vlorë, ku pasi firmosi aktin e Pavarsisë dhe shërbeu si kryesekretar i tij, u emërua dhe punoi edhe si ministër i Bujqësisë në qeverinë e Vlorës.

Si e nderoi Mbreti Zog si patriot Karaosmanin

Aty nga viti 1900, Qemal Karaosmani u martua me Aishe Resulin nga familja e njohur e bejlerëve të Beratit, kë vëllai i saj, Ahmet bej Resuli, ka qenë nga më të dëgjuarit e asaj shtëpie. Nga ajo martesë, ata patën gjashtë fëmijë: Masari, Hadija, Qamurani, Shehriaja, Behija dhe Aliu. Djali i madh, Masari, u shkollua në Paris për Agronomi dhe një nga arsyet kryesore që e detyroi babanë e tij, Qemalin, t’a dërgonte në atë degë, ishte që të kthehej në Shqipëri dhe të merrej me modernizimin e fermës së tij bujqësore që kishte familja nën pronësi, ashtu siç bëri dhe pas vitit 1944 e deri sa vdiq, ai punoi në Kavajë si agronom. Ndërsa të katër vajzat e Qemalit, u shkolluan në qytetin e Elbasanit dhe u morën me punët e familjes, kurse vëllai i vogël i tyre, Aliu, vdiq fare i ri. Duke qenë një familje e madhe dhe e njohur për traditat patriotike, Qemal Karaosmani edhe miqësitë e tij i bëri po me familje të njohura e atdhetare. Kështu, vajza e madhe, Hedija, u martua me Skënder Pojanin, të birin e Orhan Pojanit nga qyteti i Korçës. Vajza tjetër, Shehriaja u martua me Ismail Sefën, të birin e Nebi Sefës nga familja e njohur e bejlerëve të qytetit të Lushnjes, ku vetë Nebiu, kishte shoqëruar Ismail Qemalin në Vlorë dhe kishte firmosur aktin e Pavarësisë. Vajza e tretë, Qamurani, ishte martuar me Profesor Teki Telën, nga qyteti i Elbasanit, i cili në vitin 1924, kishte mbaruar studimet e larta për Matematikë në Vjenë. Familja Tela ishte kushërinj të afërt me familjen e Aqif Pashë Elbasanit dhe Biçakët e quanin dajë Qemal Karaosmanin. Ndërsa vajza e katërt e Qemalit, Behija, u martua me një djalë nga familja e njohur Karaiskaj e Bilishtit të Korçës, i cili quhej Mazllum dhe më pas u vra në luftë e u shpall dëshmor i atdheut. Kurse djali i madh, Masari, u martua me një vajzë nga familja e njohur Berati. Gjatë gjithë periudhës së Monarkisë së Zogut, Qemali ka qenë i njohur si një nga bejlerët që ka pasur marrëdhënie të shkëlqyera me bujqit e tij. Po kështu gjatë asaj periudhe, Qemal Karaosmani është nderuar në të gjitha përvjetorët e Ditës së Flamurit, duke i’u dhënë vendi që meritonte si një nga firmëtarët e aktit të Pavarëisë së Shqipërisë.

Por ndërsa regjimi i Monarkisë së Zogut e nderoi Qemal Karaosmanin si një nga patriotët e Shpalljes së Pavarsisë, ajo gjë nuk ndodhi me komunistët që erdhën në pushtet në vitin 1944. Lidhur me këtë, nipi i tij, Bulent Teki Tela, dëshmon: “Që në fillimin e vitit 1945, regjimi komunist që erdhi në pushtet, mbajti një qëndrim tepër armiqësor ndaj Qemal Karaosmanit dhe familjes së tij, duke i konsideruar ata si “familje bejlerësh reaksionarë”. Në atë kohë, gjyshit tonë, Qemalit, i’a konfiskuan dhe shtetëzuan të gjitha pasuritë që kishte, duke përfshirë edhe shtëpinë e madhe në lagjen “Spalikore” të qytetit të Elbasanit. Nisur nga ai qëndrim që mbajtën komunistët ndaj tij, Qemali kaloi në një tronditje të thellë shpirtërore dhe tentoi dy herë që të bënte vetëvrasje. Më pas, Qemali u detyrua që të largohej nga Elbasani dhe shkoi për të jetuar tek djali i tij, Masari, i cili në atë kohë banonte në qytetin e Kavajës. Aty në atë qytet ai u mbyll brenda në shtëpi dhe merrej vetëm me studime, pasi dispononte një bibliotekë shumë të pasur dhe kishte një arshivë mjaft të madhe me dokumente zyrtare. Po kështu, jo vetëm sa qe gjallë Qemali, por edhe në vitet e mëvonshme, emri i tij nuk u përmend asnjëherë në librat e historisë dhe ai nuk u përkujtua asnjëherë në përvjetorët e Ditës së Flamurit. Në qytetin e Kavajës, Qemali jetoi deri në vitin 1948 dhe në atë kohë ai mbylli sytë përgjithmonë, duke u ndarë nga kjo jetë me një brengë të madhe në zëmër. Por edhe pas vdekjes së tij, regjimi komunist mbajti të njëjtin qëndrim ndaj fëmijëve të tij, të cilët patën probleme të shumta, sepse konsideroheshin si fëmijë bejlerësh që vinin nga familjet e pasura. Me rastin e 50-vjetorit të Shpalljes së Pavarsisë, në shtëpinë djalit të Qemalit, Masarit që jetonte në Kavajë, shkoi Ferit Vokopola dhe mori prej tij të gjithë arshivën e familjes, së bashku me penën që ishte nënshkruar akti i Shpalljes së Pavarësisë në 28 nëntorin e vitit 1912, e cila edhe sot gjendet në Muzeun Historik Kombëtar të Shqipërisë”, përfundon rrëfimi i z. Bulent Tela, lidhur me historinë e gjyshit të tij, Qemal Karaosmanit, njërit prej patriotëve shqiptarë të periudhës së Pavarsisë, i cili persekutua familjarisht nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, për të vetmen arsye se vinte nga shtresat e pasura.

Marre nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur qemal karaosmani qemal karaosmani

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 2

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 5 Mars 2021, 19:23

ITALI– Këngëtari i famshëm shqiptar, Ermal Meta, këtë vit ka marrë pjesë këtë vit në festivalin e madh të “Sanremos” në Itali. Këtë vit, ai po konkuron me...

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Nisin homazhet për policin që u vra në krye të detyrës gjatë aksionit në Maliq, kolegët e tij në lot

Drejtori i Hekurudhave, Ergys Verdho paraqitet në SPAK

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta