LIVE UPDATES
Insights

Depërtimi i Lindjes drejt Perëndimit-Putinizimi i “Sistemit Rama”

29 Maj 2020, 13:54 Nga DOSJA
Depërtimi i Lindjes drejt Perëndimit-Putinizimi i “Sistemit

TIRANË- Që prej rënies së sistemit komunist në Europën Lindore në vitet 90’ karakteristikë e hapësirës euroaziatike ishte aplikimi i sistemit politik perëndimor. Së bashku me vlerat perëndimore u shoqërua me trendin e depërtimit të Perëndimit drejt Lindjes. Kështu u zgjerua Bashkimi Evropian dhe NATO me anëtarë të rinj, duke përfshirë edhe disa shtete ish-anëtare të Bashkimit Sovjetik. Reforma demokratike u iniciuan edhe në Rusinë e Gorbaçovit dhe Jeltsinit, që më pas u ndaluan nga Putini.

Gjatë dekadës së fundit kanë ndodhur zhvillime me impakt të thellë në skenën e politikës ndërkombëtare: dështimi i një referendumi të BE-së, kriza financiare ndërkombëtare 2008, vala e refugjatëve në Europë, Brexit, ardhja e Trump në Shtëpinë e Bardhë, etj. Janë thelluar divergjencat brenda BE-së dhe NATO-s, si dhe është fragmentarizuar dukshëm skena politike në disa vende kryesore, ku shumë parti populiste të spektrit të majtë dhe të djathtë kanë gjetur hapësira veprimi. Retorika politike është ekstremizuar, duke vështirësuar vendimmarrjen dhe qëndrimet e unifikuara si në BE ashtu edhe në NATO.

I vetmi që po duartroket i buzëqeshur këtë shfaqje është Presidenti i Rusisë Vladimir Putin. Në pamundësi për të demokratizuar dhe reformuar Rusinë, Putini ka arritur të shtrijë sistemin e tij qeverisës drejt Perëndimit. Fillimisht përmes mbështetjes së disa partive të margjinalizuara ka arritur ta zhvendosë diskursin politik nga shtrati i qendrës në pozicione mjaft ekstreme: kundërshtimi i BE-së, nxitja kundër refugjatëve, ashpërsimi i qëndrimeve kundër popullsisë myslimane, afrimi me Rusinë etj. Parti të tilla ka në Francë (Fronti Nacional), Austri (Partia e Lirisë), Gjermani (Alternativa për Gjermaninë), Itali (Liga e Veriut), Hungari (Jobik), Britani e Madhe (UKIP), etj. Pastaj Putini arriti që të shtrijë modelin e tij qeverisës edhe tek disa qeveri të shteteve perëndimore, anëtare të NATO-s dhe BE-së. Shikohet qartë ky trend në Poloni, Hungari, Turqi dhe disa vende të Ballkanit Perëndimor, që po zbatojnë politika përherë dhe më autoritare, duke nxitur edhe kritika nga Komisioni Evropian. Po cënohet liria e shtypit, po dëmtohen proceset zgjedhore, po rishikohen aleancat me perëndimin, si dhe po zbuten qëndrimet e deritanishme ndaj politikave agresive të Rusisë. Pra në vend që të importonte nga Perëndimi demokracinë liberale, Putini po eksporton drejt saj modelin e regjimit autoritarist rus.

Putinizimi i “Sistemit Rama”

Një vështrim i vëmendshëm i dinamikës së procesit të qeverisjes në Shqipëri të sjell para syve fare lehtë metodat qeverisëse të Putinit në Rusi. Kjo vihet re në politikën e brendshme, respektimin e institucioneve dhe pavarësinë e tyre, lirinë e medias, marrëdhëniet me opozitën, metodat propagandistike, politikën e jashtme dhe qasjen ndaj integrimeve. Në një artikull për të përditshmen gjermane “Süddeutsche Zeitung” më 25 nëntor 2010, Putini i bën thirrjes BE-së që të integrohet me Rusinë dhe të mos presë ndonjë ndryshim nga Rusia. Meqë Rusia nuk mund të ndjekë principet europiane, Europa le t’i harrojë këto principe dhe vlera. Pra Putini kishte filluar të imagjinonte një integrim anasjelltas, ku Europa duhet të bëhej si Rusia. Pak a shumë të njëjtën linjë mendimi po ndjek Kryeministri Rama në retorikën e tij lidhur me hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Sipas tij, Shqipëria është gati dhe BE duhet të na pranojë kështu siç jemi. Përndryshe do të presim deri kur BE të bëhet gati. Me ndryshim nga Putini, Rama ende nuk ka mbërritur deri aty sa të kërkojë që BE të bëhet si Shqipëria. Por le të presim, se ka mbase është vetëm çështje kohe.

Gjatë mandatit të dytë Putini hoqi dorë plotësisht nga procesi i europianizimit të Rusisë, duke e zëvendësuar me projektin e Unionit Ekonomik Euroaziatik. Ky Union përbëhet nga disa shtete, ish-anëtare të Bashkimit Sovjetik, që drejtohen nga forma autoritariste, pothuajse diktatoriale. Madje nga foltorja e OKB-së, më 8 shtator 2015 Putini kërkoi një harmonizim mes Euroazisë dhe Bashkimit Europian. Një fenomen pak a shumë të ngjashëm po e shikojmë me Kryeministrin Rama. Zbehja e diskursit të anëtarësimit në BE po shoqërohet me evidentimin e “Shengenit Ballkanik”. Pra ka një distancim nga standardet evropiane dhe një orientim drejt atyre ballkanike. Dhe kjo ndodh në një kohë kur raportet e institucioneve prestigjioze ndërkombëtare po theksojnë rrëshqitjen galoponte të vendeve të Ballkanit Perëndimor drejt formave autoritariste qeverisëse.

Vallen sipas muzikës së Putinit Kryeministri Rama po e hedh edhe në lidhje me Kosovën. Në shkelje flagrante të së drejtës ndërkombëtare Putin ndryshoi me luftë kufijtë e Gjeorgjisë dhe Ukrainës, bazuar në shtrirjen etnike të popullsive. Këtë zgjidhje Kryeministri Rama po e mbështet, herë përmes deklaratave evazive dhe herë përmes heshtjes, edhe për ndryshimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Sapo u shfaq kjo tezë, Ish-Ndihmës Sekretari amerikan i shtetit James Rubin, bashkëpunëtori i ngushtë i Madaline Albright gjatë luftës në Kosovë, paralajmëroi me 13 shtator 2018 se “ndryshimi i kufjve mes Serbisë dhe Kosovës i përshtatet vetëm Rusisë së Vladimir Putinit, si një taktikë që ai zbatoi për shkëputjen e Krimesë nga Ukraina ”.

Duke se taktikën e Putinit në Krime Rama e ka ndjekur me shumë vëmendje. Nëse Putin dërgoi në Krime forca ushtarake ruse pa asnjë shenjë në uniformat e tyre, Rama u dërgoi artistëve tek Teatri Kombëtar policë pa numra identifikimi. Pas mëse 20 vitesh në pushtet Putini ka shuar çdo pavarësi institucionale dhe kontrollon çdo segment politik, ekonomik, fetar dhe kulturor në Rusi. Sikurse thekson një nga këshilltarët më të ngushtë strategjik të tij, Vladislav Surkov, shteti rus duhet të mbështetet në tre shtylla: centralizimi, personifikimi dhe glorifikimi. Pra çdo politikë është e centralizuar në qendër, institucionet personifikohen vetëm përmes Putinit dhe glorifikohet çdo arritje në dukje pozitive për vendin. Sipas Surkov “personaliteti është institucioni”. Pikërisht të njëjtën gjë ka bërë Edi Rama gjatë viteve në pushtet, si në drejtimin e PS, ashtu edhe në qeverisjen e vendit. Ka eliminuar çdo rival brenda partisë dhe ka shuar çdo pavarësi institucionale, duke e çuar sistemin e drejtësisë në kolaps. Gjithashtu ka shmangur çdo peshë të institucioneve, duke e vënë veten në planin e parë dhe të vetëm. Më së fundmi e përjetuam gjatë pandemisë, ku Rama zëvendësoi institucionet shtetëror duke na ofruar çdo natë një One-Man-Show. Mesazhi që përcillet, si në Kremlin ashtu edhe në Tiranë, është i qartë dhe i njëjtë: Nuk keni alternativë tjetër përveç meje, me të mirat dhe të këqiat e mia! Kjo përbën bazën e asaj që në zhargonin e shkencave politike etiketohet si “politikë e përjetësisë”. Lideri imponohet me çdo kusht dhe populli dorëzohet përpara faktit të kryer.

Si Putini ashtu edhe Rama po përpiqen të mbesin në përjetësi përmes personifikimit me figura të hershme historike. Putini e personifikon rolin e tij me atë të Udhëheqësit të Kievit Voladimir, i cili në vitin 988 u konvertua në ortodoks dhe cilësohet si themeluesi i parë i shtetit rus. Madje Putini ia ndryshon edhe emrin, duke e quajtur Vladimir, si veten. Mos mendoni se krahasimi i Ramës me Skënderbeun buron nga fantazia e Spiropalit. As imitimi qesharak i mjekrës së Ismail Qemalit nuk është i rastësishëm.Vihet re një ngjashmëri e çuditshme mes të dyve në trajtimin e zonave problematike. Pas shumë luftimeve të pasuksesshme në Çeçeni, Putini arriti të bëjë një pakt të heshtur me një nga liderët çeçenë të botës së nëndheshme Ramzan Kadyrow. Në këmbim të lënies së dorës së lirë në Çeçeni, Kadyrw i largon Putinit çdo telash të mundshëm nga ajo zonë. Të njëjtën metodë e ndeshim në Shqipëri, në disa zona elektorale të vështira për socialistët. Në pamundësi për të fituar vota në një proces të rregullt zgjedhor, Rama u ka lënë fushë të lirë veprimi disa familjeve mafioze dhe eksponentëve të Krimit të Organizuar, duke i përfshirë madje edhe në lista deputetësh.

Në vend që të fokusohen tek reformat, Putin dhe Rama u adresojnë njerëzve vetëm kërcënime dhe rreziqe: i pari rrezikun që vjen nga perëndimi, ndërsa i dyti rrezikun që vjen nga Lindja dhe Lindja e Largët. Në të njëjtën mënyrë të dy nuk trajtojnë problemet që ngre media, por sulmojnë vetë median si armikun kryesore të brendshëm. Kanë edhe një mënyrë të njëjtë të adresimit të çështjeve, duke e shndërruar diskursin në zbavitje. Pra opinionit publik i ofrohen vetëm batuta, sharje dhe fyerje, duke e zhvendosur vëmendjen nga problemet reale të vendit. Tendenca identike konstatohen edhe në trajtimin e së shkuarës. Me të ardhur në pushtet Putini u angazhua në promovimin e figurave kontroverse të mendimit politik, duke rehabilituar ato me tendenca ekstreme. Disa prej tyre madje i afroi në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve, si Aleksander Dugin, Aleksander Prokthanov dhe Sergei Glazyev. Trajtim të veçantë përfitoi edhe nomenklatura e Shërbimeve Sekrete, nga radhët e të cilëve Putin erdhi në pushtet. Ndërsa Rama promovoi fëmijët e ish-bllokmenëve në poste kyçe politike dhe ekonomike, ish-sigurimsa në pozicione të larta të institucioneve shtetërore, duke i vënë kapakun me zgjedhjen e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit.

Tandema Putin-Rama e përdori pushtetin për nënshtrimin e grupit të oligarkëve në vendet respektive. Kjo nuk synonte aspak liberalizimin e tregut, por monopolizimin e korrupsionit, kalimin nga oligarkia në kleptokraci dhe krijimin e një klani të vetëm shtetëror oligarkësh. Si Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ashtu edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama kanë rrëzuar çdo vlerë dhe standard demokratik të mirëqeverisjes, duke hequr çdo mundësi zgjedhje. Duke iu vrarë mundësinë e zgjedhjes, njerëzve u është vrarë shpresa dhe e ardhmja. Në librin e tij të fundit “Rruga drejt Robërisë” historiani amerikan Timothy Snyder vëren se “demokracia vdes kur njerëzit reshtin së besuari se ia vlen të votosh”. Për fatin e keq dhe për fajin tonë kjo po ndodh aktualisht në Shqipëri. Dhe po zhvillohet nën hundën dhe para syve të atyre drejt të cilëve ishim të orientuar. Më keq akoma, tani po lejojnë që një person i vetëm të na orientojë drejt kahut të kundërt.

Nga Kelmend Zeka

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione kelmend zeka sistemi rama kelmend zeka sistemi rama

Sondazh

Poll
Insights 28 Maj 2020, 12:02

Ky ishte Teatri, i cili mund të ishte restauruar

Mora kurajën të shkruaj për ish-Teatrin Kombëtar, pasi ishte një ndërtesë të cilës një vit më parë ia kam studiuar projektet e vjetra ndërsa po kërkoja temën e ...

Insights 27 Maj 2020, 14:07

Ujqit e vërtetë të Izraelit

IZRAEL– Të dielën kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu doli para gjyqit. Ai akuzohet për korrupsion dhe poshtërsi të tjera. Netanjahu u përpoq ta prezanto...

Insights 21 Maj 2020, 05:08

Arsyeja e pathënë për izolimet

Pandemia e COVID-19 është kriza e parë e madhe globale në historinë njerëzore që trajtohet si një problem matematikor, me qeveritë që konsiderojnë politikën si ...

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!

Newsroom 9 | Kallanxhi: Threads? S`besoj se do zgjasë shumë

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Mos merrni për bazë asgjë thuhet në rrjet

Newsroom 9 | Gazetarja: po ndodhin vrasje nga tik tok

Newsroom 9 | Eksperti i IT: Fake News dallohet vetëm po të jemi kritikë

Newsroom 9 | Kallanxhi: Shqiptarët besojnë gjithçka shohin në rrjet

Newsroom 9 | Eksperti i IT, Tomi Kallanxhi: Tik Tok ka "fake news" sepse s'ka censurë

Newsroom 9 | Gazetarja: Shqipëria do kohë të përshtatet me Tik Tok

Newsroom 9| Eksperti i IT: Çdo rrjet është i përkohshëm, duhet të kujdesemi për vlerat

A mund të mbyllet TikTok për Shqipërinë? Flet për Newsroom eksperi i IT

Fëmija mbyllet brenda në shtëpi, nëna e alarmuar njofton zjarrfikësit, NDËRHYRJA nga ballkoni

Newsroom/ Karabolli: Shqipëria do kohë të përshtatet me TikTok, e provuan edhe gazetarët, s’ia dolën