LIVE UPDATES
Insights

Transformimi i Rilindasve, si humbi ‘pikë’ Basha me shembjen e Teatrit? Shpresa vetëm tek vota e emigrantëve…

29 Maj 2020, 06:30 Nga DOSJA
Transformimi i Rilindasve, si humbi ‘pikë’ Basha me shembjen e

Me pushkë e penë për Mëmëdhenë! Kjo qe simbioza e Rilindasve tanë të ndritur. Edhe politikanët tanë kërkojnë shumë të hiqen si rilindas. Madje për të fituar simpatinë popullore PS-ja e Ramës u prezantua para elektoratit si Rilindja e Shqipërisë. P.sh, Rama si Ismail Qemali, Taulanti si Petro Nini dhe Gramozi si Çerçizi. Mirëpo pas 7 vitesh qeverisje, po t’i ballafaqosh me premtimet, llogaria nuk del gjëkundi. Pena rilindase e mjekësisë falas eshte zëvendësuar me PPP-të e Vilmës, që ta mat kokën me spango edhe kur nuk bën fare teste. Lëmoshat për të vobektët priten e hiqen nga listat e asistencës, mirëpo mbushen xhepat e oligarkëve, që duhet t’i pagush sa herë ngrenë traun e Rrugës së Kombit. Qershia mbi tortën rilindase, Ligji Fusha.

Firma Fusha që me bujari ofron një teatër në këmbim të disa kodrave – kulla që do ishin spektatorët që do duartrokisnin vdekjen e teatrit 80 vjeçar. Ne asnjë parlament të botës, madje as ne North Korea nuk do gjesh një ligj të tillë si Ligji Fusha, që mori bekimin rilindas. Për ta bërë realitet këtë ligj duke ecur në gjurmët e rilindasve tanë, rilindasit socialist në vend të pushkës përdorën rruspën, pasi pena e shkresat nuk mjaftuan. Teatri i kombit dha shpirt nën rruspat e rilidjes, ndrërsa Europa Nostra këtë kasapanë e krahasoi me Erdoganin e Turqisë, që shkatëroi qytetin e lashtë Hasankeyf. Për të ngjarë më shumë me rilindasin Ismail Bej Vlora edhe rilindasi yne u bë deputet i Vlorës, madje la edhe mjeker të bardhë. Vetëm se ngjashmëria mbeti vetëm te mjekra, pasi nga akti barbar mbi teatrin ngjason me “rilindasin” Ismail Kuçi, që për të ndërtuar burgun në kalanë e Gjirokastrës, prishi dantellat e kalasë dhe ujesjellësin, se i duheshin gurët.

Policia Rilindase.
Sa herë që ndrohet pushteti, aq herë ndryshojnë edhe drejtuesit, madje deri te policët e thjeshtë. Politikanët e shohin policinë si polici të partisë, jo si polici të ligjit. Po të shohësh ndërhyrjen brutale te teatri ku u dhunuan artistë e qytetarë, madje edhe gazetarë, bindesh se kjo nuk është policia që duam dhe e paguajmë me taksat tona. Dikur ministri Tahiri kërkoi që edhe Byroja e Hetimit te varej nga ai…ndërsa gjenerali i sotëm i policisë kërkon nga qeveriparlamenti kopetenca si hetimi dhe përgjimi, që me ligj i ka Prokuroria. Edhe vetë prokuroria speciale “SPAK”, është kundër. Po kush pyet? Rasti i teatrit tregoi që kur rilindja jep fjalën, “therr edhe djalën” pa pyetur për ligj e Kushtetutë.

Opozita e Lulit perballë Rilindjes…

Nuk isha unë dezhurn sot: tha Monika kur e pyetën pse nuk e mbrojti me trup teatrin, duke ja lënë Lulit dezhurnin në derë. Nga 17 Maji I marëveshjes pas çadrës, te 17 Maji kur la dezhurnin për mbrojtjen e teatrit, z.Basha zhgënjeu edhe një herë mbështetësit e vetë. A mund ta mbronte Basha teatrin nga shembja? Sigurisht që jo, por do tregonte se është koseguent për fjalën e dhënë. Për më tepër, do fitonte mjaft simpati në popull, pasi po mbronte një kauz të drejtë. As edhe asin nën mëngë që Meta i dha me demaskimin e reformës, pas dokumentit tronditës që publikoi, ai e refuzoi.

Që Luli i madh i opozitës, mos mbetet Luli i vocërr i Migjenit që pret lëmoshën e rradhës nga ndërkombëtarët, i duhet të burrërohet politikisht. I duhet të hapi partinë edhe për “kundërshtarët”, të ndryshojë sistemin zgjedhor në maxhoritar ose lista të hapura, si dhe të kërkojë me forcë votën e emigrantëve. Vetëm vota e emigranteve që nuk e shesin atë për një vënd pune, një thesë me miell apo tender, do të nxjerrë në krye të vendit Rilindasit e Vërtetë!

Dua ta djeg trupn’ e kretë
për atë zotn’ e vërtetë
me zjarr ta djeg mushkrinë
e të digjem për njerinë

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

blog blog ilir gjini naim frasheri ilir gjini naim frasheri

Sondazh

Poll
Insights 28 Maj 2020, 12:02

Ky ishte Teatri, i cili mund të ishte restauruar

Mora kurajën të shkruaj për ish-Teatrin Kombëtar, pasi ishte një ndërtesë të cilës një vit më parë ia kam studiuar projektet e vjetra ndërsa po kërkoja temën e ...

Insights 27 Maj 2020, 14:07

Ujqit e vërtetë të Izraelit

IZRAEL– Të dielën kryeministri i Izraelit Benjamin Netanjahu doli para gjyqit. Ai akuzohet për korrupsion dhe poshtërsi të tjera. Netanjahu u përpoq ta prezanto...

Insights 21 Maj 2020, 05:08

Arsyeja e pathënë për izolimet

Pandemia e COVID-19 është kriza e parë e madhe globale në historinë njerëzore që trajtohet si një problem matematikor, me qeveritë që konsiderojnë politikën si ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet