LIVE UPDATES
Insights

Akuzat e biznesmenit turk për Sinan Idrizin dhe Ramën, Klodian Tomorri: Përplasja ka nisur për markimin e naftës, do dëmto

21 Maj 2020, 14:26 Nga DOSJA
Akuzat e biznesmenit turk për Sinan Idrizin dhe Ramën, Klodian

TIRANË– Në fushatën zgjedhore të vitit 2013, arma më e fortë e socialistëve në opozitë, ishte denoncimi i koncesioneve, sipas tyre korruptive, që kishte dhënë qeveria e Sali Berishës. Njëra nga kontratat më te anatemuara ishte ajo e markimit të karburanteve , e cila zotërohej nga kompania GFI. Zyrtarisht GFI zoterohet nga biznesmeni Ismail Mulleti. Por Erion Brace, në atë kohe nje nga zërat më të fuqishëm të opozitës në denoncimin e skandaleve financiare apo korrupsionit në qeveri, pati akuzuar ish kryeministrin Sali Berisha se pas koncesionit te markimit ishin familjarët e tij. Sipas Braces, lidhjet e familjes kryeministrore me koncesionin do të ekspozoheshin publikisht kur socialistët të vinin në qeveri. Vete Edi Rama u zotua publikisht per anullimin e tij te shpejte, menjehere sa te merrte qeverine.

Kohët kaluan dhe socialistët erdhën në pushtet. Por teksa qytetarët, prisnin që qeveria e re të ekspozonte korrupsionin qe kishte paralajmeruar në kontratën e markimit, ndodhën çudira.  Në fillim të vitit 2014, Shoqata Hidrokarbure e ankimoi koncesionin e markimit në Gjykatën Kushtetuese. Surpriza në sallën e gjyqit ishte se Ministria e Financave dhe Avokatura e Shtetit, tashme nën kontrollin e plotë të qeverisë së Rilindjes, jo vetëm që nuk kërkuan prishjen e koncesionit, por ishin mbrojtësit më të zellshëm të tij. Me pak fjalë, qeveria e Edi Ramës po mbronte në gjykatë, koncesionin për të cilin kishte akuzuar publikisht se i përkiste familjarëve të Berishës. WTF! – sic thotë kryeministri.

Surprizat u shtuan, kur rrugës kompania u shty të kërkonte edhe markimin e naftës bruto, që zgjeronte biznesin e koncesionit edhe me 7 milionë dollarë të tjera në vit. Në atë kohë të gjithë pyesnin të habitur se pse qeveria kishte ndryshuar kurs 180 gradë per koncesionin e markimit! Përgjigja erdhi sot nga Turqia.  Mediat turke publikuan këtë të mërkure lajmin se biznesmen i njohur turk Adnan Polat ka paditur në gjykatë, biznesmenin shqiptar Sinan Idrizi për përvetësim të 3.5 milionë dollarëve. Sipas padisë, Idrizi i ka marrë paratë Polat me premtimin se do blinin koncesionin e markimit në Shqipëri, por më pas marrëveshja ka dështuar dhe paratë janë zhdukur. Zoti Idrizi njihet si njeri i afert me qeverine aktuale duke qene madje dhe partnere ne biznesin e Air Albanias. Pra, ne vend te familjareve te Berishes, pas koncesionit te markimit dolen lidhjet e qeverise.

Shkaku i dështimit të blerjes së koncesionit duket i lidhur pikërisht me të drejtën e markimit të naftës bruto. Shqipëria prodhon 1 milionë tonë naftë bruto më vit dhe me tarifën që përfiton koncesionari i markimit, kjo sasi nafte i zgjeronte të ardhurat e koncesionit me 7 milionë dollarë të tjera në vit. Pa këto të ardhura, koncesioni nuk vlente sa çmimi i paguar nga biznesmeni turk. Pavarësisht se kompania u përpoq fort ta merrte të drejtën e markimit të naftës bruto, sipas zërave edhe me mbështetjen e qeverisë, kjo dështoi, pasi ishte teknikisht e pamundur. Nafta bruto nuk markohet dot, për shkak të karakteristikave që ka ky produkt.

Ideatorët dhe kumbarët e marrëveshjes në Turqi, me gjasa kanë qenë zyrtarë të lartë nga qeveria e Tiranës. Marrëveshja dështoi dhe paratë u tretën në Tiranë. Por pavarësisht kësaj, padia ndaj Sinan Idrizit, hap belara të tjera për qeverinë.  Zoti Idrizi është aksioneri më i madh i kompanisë Air Albania, ku qeveria zotëron 10 për qind të aksioneve përmes Albcontrol. Edhe pse akuzat e biznesmenit turk janë të pakonfirmuara me vendim gjykate dhe zoti Idrizi gëzon të drejtën e prezumimit të pafajësisë, tani qeveria shqiptare është zyrtarisht partnere në biznes me një njeri të paditur për mashtrim financiar dhe përvetësim fondesh.

Kjo është një goditje e rëndë për imazhin e Air Albanias, që mund të ketë edhe pasoja financiare për kompaninë. Por mbi të gjitha, akuzat e biznesmenit turk e tërheqin qeverinë në një skandal të madh financiar. Flamuri mbi Air Albanian tashmë është bërë pis.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

opinione opinione adnan polat edi rama sinan idrizi adnan polat edi rama sinan idrizi

Sondazh

Poll
Insights 21 Maj 2020, 05:08

Arsyeja e pathënë për izolimet

Pandemia e COVID-19 është kriza e parë e madhe globale në historinë njerëzore që trajtohet si një problem matematikor, me qeveritë që konsiderojnë politikën si ...

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet