LIVE UPDATES
Politike

DENONCIMI/ Berisha: Rama po i jep 300 hektarë tokë në Karavasta kushërirës së tij nga Vunoi, krijuan kompani fantazëm me

7 Dhjetor 2020, 15:25 Nga DOSJA
DENONCIMI/ Berisha: Rama po i jep 300 hektarë tokë në Karavasta

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një tjetër denoncim në rrjetet sociale. Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Berisha ka publikuar mesazhin e një prej ndjekësve të tij, i cili shkruan se kryeministri Edi Rama përmes ministrit Bledi Çuçi i ka dhënë 300 hektarë tokë bujqëspre në Karavasta kushërirës së tij.

 Sipas mesazhit, Kuenka Pavli administrator e shoqërisë Farm Albania Shpk ka marrë këtë tokë në Karavasta përmes një kontrate me Ministrinë e Bujqësisë që të investojë 30 deri në 50 milion euro, porn ë fakt si capital në QKR ka deklaruar vetëm 100 mijë lekë. Si President, kjo shoqëri ka një person me banim në Danimarkë, Bujar Zhuri.

Ky i fundit, sipas mesazhit të publikuar nga Berisha është një person që merret me krijimin  kompanive fantazëm dhe që njihet për këtë gjë. Këtë kompani, sërish sipas mesazhit të publikuar nga Berisha, Zhuri e ka kriajuar që t’I mundësojë kushërirës së kryeministrit Rama tokën në Karavasta.

Statusi i plotë

Breaking news!!
Megaafere tjeter korruptive me parkun e energjise diellore te Karavastase! Miq, Edvin Hajduti merr me nje kompani fantazem me kapital 100 mije lek dhe kushuriren e tij si administratore te saj, 300 h toke ne Karavasta. Pronari i kompanise fantazme me 100 mije ek kapital te krijuar dite para lidhjes se kontrates banon ne Danimarke. Kontraten me kompanine fantazme me administratore kushuriren e besimit te larte te Edvin Hajduti e ka firmosur narkoministri i familjes Çuçi. 300 hektar toke ne Karavasta kane per destinacion parkun e energjise diellore te Karavastas te familjes Rama qe do ndertoje me nje investim 50 milion euro kompania fantazme me kapital 100 mije lek dhe administratore kushuriren e besimit me te larte te Edvin Hajduti.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb. I nderuar Z. Berisha! Me anë të këtij mesazhi që klrkoj ta bëni publikë dua të denoncoj një shpërdorim të detyrës nga ana e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Urban, dhe përkatësisht të Ministrit Bledi Çuçi, sekretarit përgjithshëm Z. Enea Hoti dhe gjithë grupit të vlerësimit për dhënien me qira të tokave bujqësore..Në datën 22.09.2020 përpara noterit publik është lidhur kontrata e qirasë ndërmjet Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Shoqërisë Farm Albania Shpk duke i dhënë kësaj shoqërie 300 ha tokë bujqësore në fshatin Karavasta e re sot Bashkia Divjak. Kjo shoqëri fantazmë është krijuar disa kohë apo ditë më parë nga një individ i quajtur Bujar Zhuri me banim në Danimarkë i cili është edhe presidenti saj. Nëse shohim Ekstraktin e shoqërisë Farm Albania Shpk, ka si kapital vetëm 100 mijë lekë. Gjithashtu në ekstrakt është shënuar administratori shoqërisë znj. Kuenka Pavli e cila është me origjinë nga Vunoi dhe nga informacionet që kemi është kushërirë e Kryeministrit Edi Rama. Po ku qëndron problemi? Shoqëria Farm Albania Shpk, është krijuar me profil prodhim të energjisë diellore dhe nga ku individi presidenti saj i quajtur Bujar Zhuri, ka marë përsipër që të investoj 30 deri në 50 milion euro pasi edhe sipërfaqe prej 300 ha është e mjaftueshme për kaq. Ndërkohë që në ekstrakt shoqëria ka të deklaruar vetëm 100 mijë lekë! Pra Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural nën justifikimin e investitorit strategjikë që në fakt është një mashtrim i ka dhënë këtij individi anonim 300 ha tokë bujqësore të shtetit me një afat 99 vjeçar. Bujar Zhuri është një individ që krijon shoqëri fantazma dhe në këtë mënyrë bënë mashtrime duke bashkëpunuar me mafjen në drejtim të Ministrisë Bujqësisë dhe Qeverisë. Unë këtë shpërdorim të detyrës nga ana e zyrtarëve të Ministrisë Bujqësisë në bashkëpunim në formën e grupit strukturuar kriminal do ti drejtohem SPAK në ditët e ardhshme..bashkëngjitur këtij mesazhi keni edhe kontratën e qirasë ndërmjet palëve të sipërcituara. Me respekt.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bledi çuçi edi rama kuenka pavli sali berisha bledi çuçi edi rama kuenka pavli sali berisha

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj