Berisha për Lulzim Bashën: Vëllain siamez të Taulant Ballës do e lëmë me Taulant Ballën
6 Dhjetor, 14:...
Politike
Gazment Bardhi denoncon skemën e rimbursimit të barnave për Covid: Udhëzimi detyron pacientin të blejë vetëm tek 5 kompan
7 Dhjetor 2020, 12:24Nga DOSJA
TIRANË– Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi denoncon skemën e qeverisë për rimburësimin e barnave që merren për trajtimin e Covid-19 në shtëpi.
Bardhi thotë se sipas vendimit të qeverisë, nëse receta lëshohet para konfirmimit të taponit pozitiv nag ISHP, askujt nuk i jepen paratë.
“Kushti që ilaçet rimbursohen vetëm kur (pasi) pacienti konfirmohet pozitiv nga ISHP, e bën praktikisht të pazbatueshëm vendimin për rimbursimin. Është fakt që mjekët e familjes, bazuar në simptomat e pacientit apo rezultatet e testit të kryera në privat, e fillojnë mjekimin e pacientëve pa pritur konfirmimin e testit nga ISHP. Kjo ndodh, sepse të gjithë e dinë, se po prite ISHP-në, je në rrezik për jetën, pasi ISHP-së i duhen 5-10 ditë për testin dhe përgjigjen. Vendimi I qeverisë nuk njeh si të rimbursueshme ilaçet e recetave përpara konfirmimit pozitiv nga ISHP-ja”, shkruan ndër të tjera Gazment Bardhi, sekretar i Përgjithshëm i PD.
Shkrimi i plotë:
Udhëzimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID, një mashtrim dhe skemë korruptive. Qeveria i braktisi shqiptarët për 9 muaj, duke mos rimbursuar asnjë qindarkë për kurimin e shtrenjtë të COVID-it, por tani po bën akoma më keq, po i tall dhe po i vjedh njëkohësisht. Vendimi për rimbursimin e ilaçeve anti-COVID nuk i shërben qytetarëve, por propagandës së Qeverisë dhe klientëve të saj. Shumë qytetarë do të vazhdojnë të marrin borxh për të paguar faturat e shtrenjta, që kushtojnë nga 500-1500 euro, sepse vendimi për rimbursimin nuk njeh recetat, që janë lëshuar përpara konfirmimit pozitiv nga ISHP. Faktet provojnë se vendimi është bërë për një grusht kompanish farmaceutike, jo për qytetarët. Kushti që ilaçet rimbursohen vetëm kur (pasi) pacienti konfirmohet pozitiv nga ISHP, e bën praktikisht të pazbatueshëm vendimin për rimbursimin. Është fakt që mjekët e familjes, bazuar në simptomat e pacientit apo rezultatet e testit të kryera në privat, e fillojnë mjekimin e pacientëve pa pritur konfirmimin e testit nga ISHP. Kjo ndodh, sepse të gjithë e dinë, se po prite ISHP-në, je në rrezik për jetën, pasi ISHP-së i duhen 5-10 ditë për testin dhe përgjigjen. Vendimi I qeverisë nuk njeh si të rimbursueshme ilaçet e recetave përpara konfirmimit pozitiv nga ISHP-ja. Është rasti për t’u dhënë zë qindra qytetarëve që ankohen se testet e ISHP-së dalin negative, ndërkohë që testet në privat apo skaneri konfirmon praninë e COVID 19. Skema e rimbursimit është e paprecedentë. Udhëzimi emërton jo vetëm ilaçet dhe vitaminat e rimbursueshme, por përcakton edhe se prodhimi i cilës kompani farmaceutike do të rimbursohet. Udhëzimi detyron pacientin të blejë vetëm tek 5 kompani ilaçet e rimbursueshme, duke shkelur rëndë ligjin dhe duke provuar se halli i vetëm i kësaj qeverie është vjedhja edhe në kohë pandemie, janë klientët e saj, jo shëndeti i njerëzve. Nëse një i sëmurë me COVID 19 merr, psh. një vitaminë C apo D që nuk është prodhuar nga këto 5 kompani, qeveria nuk u rimburson asnjë ilaç, asnjë qindarkë. Kujdesi për klinetët edhe në këtë kohë të vështirë pandemie, të mbushur me humbje jete dhe vështirësi ekonomike është kriminale dhe papërgjegjshmëri. Qytetarët shqiptarë meritojnë më shumë. Qytetarët shqiptarë meritojnë rimbursimin e plotë të ilaçeve anti-COVID. Për këtë nevojitet një qeveri që kujdeset për njerëzit dhe jo për veten dhe klientët e saj.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË– Ish ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka ndarë në profilin e tij të ‘Facebook’ një foto nga momenti kur kancelari gjerman Willy Brandt gjynjëzohet...
TIRANË– Ambasadori i BE në vendin tonë, Luigi Soreca ka mbështetur mesazhin e dhënë pak minuta më parë nga ambasadorja e SHBA-së Yuri Kim se duhen plotësua...
TIRANË– Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim ka dhënë një mesazh të fortë lidhur me plotësimin e vendeve vakante në Gjykatën Kushtetuese. Me anë të nj...
TIRANË– Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka qënë i pranishëm në njësinë bashkiake numër 11 aty ku ka zhvilluar takim me bizneset e vogla dhe të mesm...
PREKAZ– Deputetja Rudina Hajdari ndodhet sot në Kosovë, ku edhe ka vizituar varrin e komandantit të UÇK-së, Adem Jasharit.Ajo e ka shpërndarë fotot nga v...
SHBA– Zgjedhjet në Venezuelë kanë bërë bujë të madhe në botën e politikës pasi janë zhvilluar vetëm nga njëra palë.Në Venzuelë, presidenti Nicolas Maduro pritej...
TIRANË– Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë ka vendosur që ta shijojë Shqipërinë cep më cep. Pas shirove në majat e Veriut, në gjiret e jugut, këtë herë ...
TIRANË– Edi Paloka ka publikuar një foto ku tregohet luksi, të cilit po i dedikohet Ilir Beqaj, ish-ministri i Shëndetësisë, ndërkohë që qytetarët &c...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka reaguar i trishtuar pas thirrjes së të riut nga spitali i Sanatariumit, që mes lotësh kërkonte të sh...