LIVE UPDATES
Bota

“Demokracia s’është dhuratë!”/ Shembulli i protestuesve francezë, si i rrëzuan monarkitë? ‘Bestytnia’ e rrugicav

17 Dhjetor 2019, 11:57 Nga DOSJA
“Demokracia s’është dhuratë!”/ Shembulli i

Kur të gjithë menduan se lëvizja e jelekverdhëve ishte shuar, në Francë ka shpërthyer një valë e re protestash, për të bllokuar kësaj radhe reformën e pensioneve, duke e vendosur presidentin Emmanuel Macron me shpatulla pas muri.

Francezët kanë qenë dhe do të jenë gjithnjë simboli i demokracisë në Europë. Rezistenca e tyre ndaj politikave që në shumë vende perëndimore do të kalonin pa zhurmë, ka ngjallur edhe admirimin e medieve amerikane. “Jelekverdhët duhet të jenë një shembull për aktivistët amerikanë”, shkruante këtë fundjavë rrjeti televiziv “Fox News”. “Jeleverdhët që i duhen Ballkanit”, shkruante vitin e kaluar agjencia “European Western Balkans”.

“Francezët duket se jetojnë me parimin se ‘demokracia nuk është dhuratë’. Përgjatë muajve të fundit i kemi parë të rebelohen në rrugë për shkak të rritjes së taksave, pabarazisë ekonomike dhe perceptimit që politikanët e vendit nuk janë në kontakt me qytetarët e thjeshtë”, shkruan “AP”.

Ndoshta kjo ishte e vërtetë në vitin 1789, kur Mbreti Louis XVI ndihmoi të pasurit të mos paguanin taksa dhe e pagoi këtë vendim me jetën e tij. Por sot, shumë protestues po heqim paralele me Presidentin Macron. Demokracia ka zëvendësuar monarkinë në Francë, por kultura e masave që dalin në rrugë për të protestuar çdo të diele kundër pabarazisë në rrugët e Parisit nuk ka ndryshuar.

Macron, ish-bankier i Rothschild, të cilin kritikët e akuzojnë se është “mik i oligarkëve ” nxiti fillimisht zemërimin popullor kur propozoi të rriste çmimin e karburantit, i cili prekte në veçanti më të varfrit.

Macron do ta kuptonte shpirtin e protestave në Francë , kur jelekeverdhët do të organizonin trazirat më të mëdha në dekada, duke i vënë zjarrin makinave në afërsi të Champs-Elysees. Qindra protestues u lënduan gjatë manifestimeve, por kjo nuk e ndali valën e protestave.

Vullneti qytetar tregoi se triumfon mbi gjithçka pasi presidenti francez u detyrua të tërhiqej nga rritja e çmimit të karburantit. Por protestat nuk do të ndaleshin me kaq. Gati një vit më vonë, francezët zaptuan sërish rrugët, duke i kërkuar Macron të tërhiqet nga reforma e re e pensionit.

Qeveria ka propozuar që njerëzit të francezët të punojnë më gjatë për të marrë një pension të plotë, duke bërë që sindikatat të dalin në protesta masive. Të gjitha metrotë janë pezulluar sërish këtë fundjavë, por sindikatat paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë edhe gjatë festave të e fundvitit

“Nëse presidenti këmbëngul të pohojë se vendi është i shqetësuar, por nuk bllokohen shërbimet publike, atëherë po i thotë të gjithë punonjësve të sektorit publik dhe privat të dyfishojnë mobilizimin e tyre, të shumëfishojnë thirrjet për grevë dhe të dalim të gjithë në rrugë”, thotë Philippe Martinez një nga organizatorët e protestave.

“Nëse njerëzit vazhdojnë ta krahasojnë Macron me Louis XVI, ky është një paralajmërim se ai jo vetëm që nuk ka nxjerrë një mësim nga protestat e vjetshme por as nga historia. Protestuesit nuk kanë nevojë vërtetë për fjalët e Macron, por po mundohen t’i dërgojnë një mesazh se nuk ndjehen të dëgjuar, “thotë sociologu Michel Wieviorka.

Protestat janë një episod kaq i përsëritur i historisë franceze sepse në shumicën e rasteve nuk kanë pasur sukses. Madje edhe arkitektura e Parisit, me bulevardet e gjera, kishte për qëllim minimizimin e protestave masive pas revolucioneve të shekullit XIX që rrëzuan monarkitë, pasi qytetarët ngrinin bllokoda në rrugët e ngushta të qyteteve.

“Momenti themelor i historisë politike franceze, por edhe i demokracisë europiane ishte Revolucioni. Që atëherë, francezët flasin në mënyrë të drejtpërdrejtë me pushtetin, përmes protestave”, tha Wieviorka.

Pesëdhjetë vjet më parë, studentët në Universitetin Sorbonne ngritën barrikada për të sfiduar status quo-në. Dhuna që autoritetet përdorën në 1968 për të shtypur protestuesit bënë që të gjithë punëtorët francezë të dilnin në rrugë. U deshën 9 milionë protestues, që pushteti të gjunjëzohet përpara vullnetit qytetar.

Francezët kanë zgjidhur nëpërmjet protestave edhe një nga problemet më të mëdha të qytetarëve sot: rrogat e ulëta.

Kryengritja e pesë dekadave më parë në Francë çoi në një rritje të pagës minimale me 35 përqind dhe rritjen e të gjitha pagave për 10 për qind. Po ashtu, ajo dobësoi legjitimitetin e Presidentit Charles de Gaulle, i cili u tërhoq vitin e ardhshëm.

Demonstratat gjigante gjithashtu detyruan qeverinë franceze të heqë dorë nga reforma e universiteteve në vitin 1986, reforma e pensioneve të punëtorëve të transportit publik në vitin 1995 dhe reforma e maturantëve në universitet në 2006.

Protesta është e pashlyeshme në psikikën franceze, pasi kujtimi i revolucioneve të saj viteve 1830 dhe 1848 jetojnë thellë në ndërgjegjen shoqërore franceze.

Trazirat pas Revolucionit të vitit 1830 u përjetësuan në romanin “Les Miserables” të Victor Hugo, një klasik i letërsisë franceze, i cili u bë më vonë i njohur në të gjithë botën, si një nga muzikantët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, i cili arrin kulim me një konfrontim në barrikadat e Parisit gjatë vitit 1832,

Më vonë, Napoleon III, nga frika se protesta të tilla mund të kërcënonin pushtetin e tij, i ktheu sërish rrugët famëkeqe të ngushta të Parisit në bulevarde të gjera, duke e bërë kryeqytetin francez atë është sot.

Por historia e dhimbshme e protestuesve franceze nuk i ka ndaluar të dalin në rrugë. Protestuesit që rrethuan Champs-Elysees këtë fundjavë u panë ende duke ngritur barrikada.

Marrë nga GazetaSi

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota france protestat ne france france protestat ne france


Sondazh

Poll
Bota 16 Dhjetor 2019, 21:38

MAL I ZI- Luan, Lulëzim dhe Nuri Hasanaj (nëna me dy djem) janë tre të arrèstuarit për vrasjèn e efèktivit në Malin e Zi, 43-vjeçarin e identifikuar si M...

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më