LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Debati për Teatrin Kombëtar, Luftar Paja: Aq sa mund të bëhem ballist, mund të ndryshoj mendjen për teatrin

15 Maj 2020, 20:45 Nga DOSJA
Debati për Teatrin Kombëtar, Luftar Paja: Aq sa mund të

TIRANË- Një telefonatë e sotme më shqetësoi dhe u bë shkas të zhvilloj këtë intervistë të paparashikuar apo jashtë radhe me artistin e njohur Luftar Paja. Unë ia kam ditur me kohë mendimet dhe qëndrimin e tij lidhur me ndërtimin ose jo të një godine të Teatrit të ri Kombëtar. Por ajo telefonata që më erdhi nga fronti blu i rezistencës, më lëkundi. Ma prishi terezinë. Zëri në telefon më tha: “E drodhi dhe ai miku yt, Luftari. Ka qëndruar gjithë natën me Lulzim Bashën në ruajtje të godinës së teatrit…” Pa e zgjatur, i telefonova menjëherë mikut tim, Luftar:

Po si more, e drodhe edhe ti, o Luftar? Më thanë se kishte qenë mbrëmë bashkë me kryetarin e demokratëve për të mbrojtur Teatrin. Po ti sikur ke pasur një mendim ndryshe…

Aman kush ta ka thënë këtë? Shpifje, shpifje sikur të ketë dalë nga ekrani dhe stani i Çim Pekës. Të kanë gënjyer miku im. Se unë jo vetëm nuk kam qenë atje ku të kanë thënë ty mbrëmë, por kam ngrënë një darkë të shijshme me ca miq dhe kam bërë një kokërr gjumi me ca ëndrra të bukura. Ja, për shembull: Pashë në ëndërr sikur kishte mbaruar godina e re e teatrit dhe po jepej shfaqja e parë. Luhej Romeo e Zhuljeta. Në skenë kishte ca artistë të shkëlqyer që nuk ua mbaj mend emrat, por në radhën e parë e në lozha ishin ulur ata që kanë protestuar këto vite kundër teatrit. Unë isha diku nga mesi i sallës. Të them të drejtën nuk ma zuri syri as Romeon dhe as Zhuljetën. S’më mbante vendi. Po nuk isha vetëm unë kështu. Sepse hodha sytë rreth e rrotull dhe pashë se këta spektatorët në vend që të shikonin shfaqjen, shikon si të habitur skenën dhe gjithë arredimin e sallës e ia bënin uau, uau, sa i bukur qenka ky teatër. Na shkoi kot mundimi që kemi protestuar kaq kohë…

I dashur Luftar, ato ëndrrat e tua sikurse e ke thënë vetë një komedi, bëjnë vaki edhe nuk dalin. Pra, ma thuaj troç: ke ndryshuar apo jo qëndrim lidhur me godinën e teatrit?

Miku im, unë kam luajtur shumë roli ballistësh në skenë nëpër filma. Por kjo nuk do të thotë se jam ballist. Se kam dalë në ndonjë sekuencë me qylaf ballisti e që ha pula, nuk do të thotë se jam ballist. Pyet po deshe Pëllumb Kullën se sa ballist jam unë. Është njëlloj sikur unë tani të bëhem me Kadri Cakranin, të cilit juve i keni botuar ca kujtime në gazetë. Unë nuk mallëngjehem nga kujtimet e tij. Po Kadriu bëri 4 shkurtin e ‘44-s more! E mbyti Tiranën në gjak. Dhe Lulzim Basha me Sali Berishën bënë 21 janarin. Vranë njerëz ata. Dhe unë nuk bëhem kurrë me vrasësit. Pavarësisht se e kam shpirtin të butë sidomos kur kalojnë vitet dhe nuk e marr dot dyfekun të luftoj me ta… Thjesht më vjen keq pse u bënë kriminelë dhe kthej krahët. Kur të bëhen të mirë, do t’i afroj e do llafosemi si njerëz, si shqiptarë…

Pra paske bërë paqe me ballistët?

Jo, paqe zyrtare nuk kam bërë, po gjithnjë kam dashur t’i përshëndes dhe të mos i konsideroj vulëhumbur si deri tani. Gjynah. Shqiptarë janë edhe ata dhe nuk dua që të vdesin budallenj. Për, shembull, mua m’u bë qejfi që pas 49 ditësh kryetari i ballistëve, Adriatik Alimadhi, mundi koronavirusin. Po ku vajti dhe gjeti virusi të vetmin ballist që kemi në parlament, xhanëm? Ja, për këtë rri e vras mendjen ndonjëherë. Mos ia kanë futur qëllimisht virusin, larg qoftë? Se po na dëgjojnë veshët turli gjërash gjatë kësaj kohe… Nejse, tjetër punë kjo. Besoj se kur ka qenë gjysmë andej e gjysmë këtej, Alimadhit mbase nuk i ka shkuar mendja te ballistët, tek ata që ishin bythë e brekë me gjermanët, tek ata të Mit’hatit ta kam llafin. Jo për gjë, po nuk i ka dalë koha të gjezdiste mendjen tek heroizmat e Ballit. Megjithatë, kam ndërmend ta marr në telefon dhe ta uroj që ia hodhi paq kësaj radhe…

Mirë, merre në telefon kryeballistin, por le të kthehemi tek tema e bisedës. Pra, ti i qëndron mendimit se na duhet një teatër i ri Kombëtar?

 Pa asnjë dyshim. Më ka ardhur keq për ata që kanë menduar ndryshe, sikurse ishin edhe ata kundër stadiumit të ri. Pse nuk dalin ata të protestojnë kundër stadiumit tani, kur e shikojmë të ndërtuar stadiumin? Nejse, ajo puna e ndërrimit të emrit, ha diskutim. Por unë mendoj se edhe emri i stadiumit do të rregullohet. Unë prapë “Stadiumi Qemal Stafa” i them… Po në atë stadium dua të shikoj Panajot Panon, Loro Boriçin dhe gjithë atë plejadë futbollistësh që bënë të shkëlqente futbolli ynë edhe në kohët më të vështira. Tani të kthehemi tek teatri. E kam thënë që në fillim dhe e përsëris: Jam për teatër të ri kombëtar me të gjitha përmasat që i takon një teatri nacional shqiptar. Por që të kemi këtë teatër mua nuk më vjen mirë që ne si artistë harrojmë gjënë kryesore dhe merremi me llaçin dhe tullat. Këto janë të ndara, ka kush përgjigjet për llaçin dhe tulla, për betonin e për të tjera. Ne si artistë duhet të shtojmë forcat për betonin e llaçin artistik sepse ja e bëmë teatrin me përmasat moderne, por a do të kemi një Romeo dhe Zhuljetë që të demonstrojë atje? Sepse aktualisht ne nuk kemi Romeo e Zhuljeta. Pres me padurim të shikoj në Teatrin e ri “Familjen e peshkatarit”, “Arturo Ui-në”, apo edhe “Cuca e Maleve” apo “Toka jonë”. Janë vepra që kanë bërë histori ato dhe janë luajtur nga artistë të mëdhenj. Unë jam i interesuar të njoh pasardhësit e artistëve të mëdhenj. Dua të shikoj në skenën e re shkëlqimin e Kadri Roshit, Naim Frashërit, Sulejman Pitarkës, Loro Kovaçit, Mihal Popit, Violeta Manushit, Robert Ndrenikës… Ajo që duhet të na shqetësojë ne artistëve dhe inteligjencën e këtij vendi është degradimi i jashtëzakonshëm i artit në këto vite. Janë artistët që e bëjnë historinë e teatrove dhe jo godinat. Kur e them këtë, kjo është e thellë, fillon nga universitetit i arteve, kush jep mësim atje dhe çfarë bëjnë dhe për të ardhur këtu te llaçi e tullat.

A nuk vëreni një politizim të çështjes së teatrit?

Po të mos ishte politizuar kjo çështje, teatri do të ishte ndërtuar me kohë. Është politika që e ka penguar deri tani këtë projekt. Por tani mendoj se kësaj odiseje po o vjen fundi. Dhe po bëhet shumë mirë që po ndërtohet me fondet publike, për të mos u lënë shteg keqkuptimeve dhe keqinterpretimeve. Ky teatër ka bërë histori me aktorë të mëdhenj. Këtë histori artistët e mëdhenj të Shqipërisë e bënë në kushte të vështira dhe në një godinë të mjerueshme. Spektatori shikon lojën në skenë, por nuk e përfytyron dot prapaskenën. Aktorët e mëdhenj të atij teatri duhen nderuar respektuar për heroizmin që kanë treguar duke luajtur në një skenë të degraduar, në një godinë që nuk ka asnjë parametër bashkëkohor. E, kështu nuk mund të ecet pambarimisht… Unë, për vete, si Luftar, jam i gëzuar që kjo histori po merr fund dhe se më në fund do të kemi një ndërtesë të re dhe moderne të teatrit tonë kombëtar me një histori të spikatur.

(Marrë nga Dita)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

kulture kulture luftar paja shembja e teatrit kombëtar trualli i tk i kalon bashkise luftar paja shembja e teatrit kombëtar trualli i tk i kalon bashkise

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 15 Maj 2020, 20:05

TIRANË– Aktorja e njohur për publikun shqiptarë Eni Jani, e cila përveçse roleve  të tjerë ka marrë pjesë dhe tek një nga filmat më të pëlqyera në S...

Art&Argëtim 15 Maj 2020, 19:24

TIRANË- Aktorja e njohur Linda Jarani ditën e sotme ka qenë e ftuar në emisonin ‘Ftesë në 5’ dhe ka folur dhe rreth profesionit të saj si aktore.Moderatorj...

Art&Argëtim 15 Maj 2020, 18:56

PRISHTINE– Ditën e sotme vajza e Robert Berishës dhe Nora Istrefit, Renee feston ditëlindjen e saj të pestë. Urime të shumta kanë ardhur për vogëlushen nga miqt...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj