LIVE UPDATES
Aktualitet

Debati për Kodin Zgjedhor/ Analistët për VOA: Vendimi i Presidentit, një mundësi e mirë që palët politike të gjejnë mj

26 Tetor 2020, 17:46 Nga DOSJA
Debati për Kodin Zgjedhor/ Analistët për VOA: Vendimi i

TIRANË- Në Tiranë, qarqet politike iu khtyen polemikave për reformën zgjedhore. Presidenti Meta i kërkoi një Opinion Urgjent Komisionit të Venecias për ndryshimet që parlamenti i bëri Kodit Zgjedhor.

Komisioneri Europian për Zgjerimin Varheli, bëri thirrje që parlamenti të presë këshillat e Komisionit të Venecias para se të rivotojë Kodin Zgjedhor.

Vëzhgues të jetës politike pohojnë se shumica socialiste po përcjell me arrogancë çdo kritikë të faktorëve vendas dhe atyre ndërkombëtarë, duke e shtyrë vendin drejt një përplasje të re politike.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ktheu në parlament ndryshimet e Kodit Zgjedhor, ndërsa sot publikoi kërkesën për një Opinion Urgjent Komisionit të Venecias, nisur javën e shkuar.

Zoti Meta tha se ndryshimet e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor ishin të njëanshme dhe të përshpejtuara, nga një parlament i kontestuar, ndaj iu drejtua Komisionit të Venecias me një seri prej 8 pyetjesh, ku kërkon një rrugëdalje për të shmangur, siç shprehet ai, një krizë të re zgjedhore dhe politike.

“Është bërë një punë shumë e përgjegjshme si nga stafi i presidentit edhe nga ekspertët ndërkombëtarë, të shqetësuar për shkeljen brutale të marrëveshjes së 5 qershorit. Megjithatë secili mban përgjegjësi për aktet dhe vendimet e veta. Aktet dhe vendimet e presidentit të Republikës janë si përherë transparente dhe në interes të gjithë popullit shqiptar, stabilitetit politik në vend, të ardhmes europiane të Shqipërisë” – tha zoti Meta

I menjëhershëm ishte reagimi i komisionerit europian për zgjerimin, Oliver Varheli, i cili sapo u mbyll konferenca e presidentit, shkroi në mesazhin e tij përmes rrjeteve sociale, se “Komisioni i Venecias do të sigurojë këshilla të shpejta për palët e interesuara shqiptare mbi zbatimin e Ndryshimeve Kushtetuese të 30 korrikut”.

Ai shtoi se po priste zgjedhje të lira dhe të ndershme në prill 2021” dhe se “Parlamenti shqiptar duhet të marrë në konsideratë pritjen e rivotimit për të marrë parasysh këtë këshillë nga Komisioni i Venecias”.

Reagimin e Komisionerit Europian për Zgjerimin, e mirëpriti Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i tha se ndryshimet e njënashme të Kodit Zgjedhor ishin një goditje e rëndë ndaj përpjekjeve të Shqipërisë për t’u integruar në BE dhe për të mbajtur zgjedhje të lira e drejta.

“Përshëndes deklaratën e Komisionerit për Zgjerim. Rishpreh shqetësimin e thellë të Bashkimit Europian dhe të partnerëve tanë, për shkatërrimin e klimës parazgjedhore dhe përpjekjen e Edi Ramës, për të manipuluar sistemin para zgjedhjeve të ardhshme. Mbështes këtë apel të komisionerit Varhelyi, në emër të Bashkimit Europian. Dhe shpresoj që Komisioni i Venecias, të ndërhyjë për të treguar fare qartë atë që ne demonstruam gjatë gjithë këtyre muajve në tryezën e Këshillit Politik, se ne ishim të përkushtuar për standarde zgjedhore dhe se Edi Rama ka një tmerr të papërshkrueshëm nga procesi i ardhshëm zgjedhor, e për këtë arsye ka shkelur dhe ka dhunuar standardet minimale zgjedhore që Europa i konsideron të domosdoshme, për zgjedhje demokratike” – tha zoti Basha

Ndërsa kryeministri Rama shkroi në rrjetet sociale se “Mendimi i Venecias është gjithnjë i mirëseardhur, por për një ligj të votuar dhe të refuzuar nga Presidenti, procedura është e qartë: Refuzimi i Presidentit pranohet ose rrëzohet nga parlamenti. Parlamenti do të rishprehet pa humbur asnjë ditë”.

Analistë të jetës politike në vend po ndjekin me shqetësim këto zhvillime dhe mbajnë shpresa të vakëta se mund të gjendet mirëkuptimi. Drejtuesi i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, thotë se kthimi në parlament për ridiskutim i Kodit Zgjedhor nga Presidenti meta ëhstë një shans i mirë që palët politike të gjejnë mjete dhe rrugë të përbashkëta për të arritur një reform sa më konsensuale, si e kërkuan BE dhe OSBE-ja.

“Maxhoranca shqiptare vuan nga sëmundja e njëjtë e gjithë maxhorancave në fund të mandatit të dytë: nevoja për të ruajtur patjetër pushtetin dhe për të fituar sa më shumë privilegje elektorale në garën e ardhshme zgjedhore përmes ligjeve dhe mjeteve të tjera që ofron pushteti. Maxhoranca aktuale ka një ndjenjë të dukshme arrogance ndaj faktorit ndërkombëtar, ndaj kritikave të brendshme, ndaj institucioneve, duke e shtyrë vendin gati gati drejt një përplasjeje të re politike” – thotë zoti Krasniqi.

Zoti Krasniqi shtoi se shoqëria shqiptare ka nevojë të dëgjojë dialog dhe debat mbi zhvillimin e ardhshëm të Shqipërisë, dhe jo për akuza recirpoke, denigrime dhe kërcënime personash,

Nëse vazhdohet kështu, shtoi ai, zgjedhjet e ardhshme do të jenë sërish një shans i humbur për shkak të pamundësisë së klasës politike për t’u maturuar dhe për të mësuar nga gabimet e të kaluarës.

Zoti Krasniqi thotë se institucionet kryesore të Shqipërisë po humbin integritetin dhe rolin e tyre ligjor në këtë betejë parazgjedhore, duke rënë peng i axhendave personale të drejtuesve të tyre.

“Në këto rrethana nuk pritet që parlamenti të reflektojë, për sa kohë që brenda maxhorancës nuk ka asnjë zë kundër. Gjithë deputetët dhe figurat liberale politike në kët parti janë duke u munduar të siguruar mandat të ri parlamentar në një garë të brendshme. Për sa kohë nuk ka një debat publik dhe një reflektim në lidhje me kriteret e përcaktuara nga Bundestagu dhe nga bashkimi Europian në raport me Shqipërinë, në këto kushte pritet që jeta politike në Shqipëri të agravohet dhe ne të shkojmë në fushatën e ardhshme zgjedhore në një klimë krejt tjetër nga ajo që ka nevojë vërtet Shqipëria” – tha zoti Krasniqi.

Parlamenti me shumicë socialiste, i bojkotuar nga opozita, votoi në fund të korrikut ndryshime të Kodit Zgjedhor, që kërkojnë koalicione të bashkuara në një listë kandidatësh dhe lista pjesërisht të hapura.

Këto ndryshime nuk u dakordësuan në Këshillin Politik, një tryezë ku shumica dhe opozita ishin ulur për të përgatitur reformën zgjedhore me mirëkuptim. Prishja e saj i dha një shtytje të mëtejshme krizës politike në Shqipëri.

MARRË NGA VOA

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta oliver varheli ilir meta oliver varheli

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara