LIVE UPDATES
Politike

Dashamir Shehi tregon prapaskenat: Teatri i Ramës për Metën, Hajdari të gjejë ku e ka shtëpinë, Basha dhe Berisha s’jan

13 Tetor 2019, 10:36 Nga DOSJA
Dashamir Shehi tregon prapaskenat: Teatri i Ramës për Metën,

Tiranë– Kriza politike, shkarkimi i presidentit, negociatat me BE-në dhe marrëdhënia me Ramën, këto kanë qenë temat për të cilat, kreu i  LZHK-së Dashamir Shehi ka folur gjerësisht në një intervistë për Dosja.al. Për Shehin, Rama aktualisht po bën një teatër politik, pasi sipas tij nuk e do realisht shkarkimin e Metës. Zërave se mund të ketë një 17-maj të dytë Rama-Basha ai iu përgjigjet se kjo është e pamundur. Ish-ministri ka folur hapur edhe për opozitën e re, duke e quajtur Rudina Hajdarin, pa peshë politike. Ndërsa për çështjen e negociatave ai është shprehur se duhet të plotësohen 9 kushtet e Bundestagut. Pas përplasjeve në selinë rozë, për të nga radhët e PS-së, politikani që tregon maturi është Ditmir Bushati.

Intervista:

Prej muajsh jemi në një situatë krize. Si mendoni se do të zgjidhet ky ngërç politik në vend?A do të ketë një ulje në tavolinë mes Lulzim Bashës dhe Edi Rama?

Unë gjykoj që pasi të dalë vendimi përfundimtar përsa i përket integrimit ose jo, sigurisht që do të kemi një fazë tjetër politike. Unë mendoj që në atë moment do të ri-ngrihen tezat për të pasur zgjedhje politike.Kjo do të thotë, që ky njeri që qeveris sot Shqipërinë, në asnjë mënyrë nuk mund të vazhdojë për asnjë ditë qeverisjen, ditën që ne Europa na ka përzënë. Shqiptarët duhet ta detyrojnë këtë njeri përtej Bashës, edhe sikur Bashës t’i pëlqejë ndonjë lloj zgjidhje e ndërmjetme, duhet ta largojë me çdo mjet. Sigurisht që vendi do të hyjë në zgjedhje dhe pas zgjedhje kjo punë nuk bëhet. A do të bëhen zgjedhjet në fund të këtij vitit që vjen, a do bëhen në pranverën që vjen, kjo varet nga kapaciteti jonë si opozitar.Kjo do të thotë për të mobilizuar njerëzit, për të qenë aktivë me ndërkombëtarët dhe për të mbyllur një pjesë e këtyre reformave që ngriti parlamenti gjerman. Ne duhet të marrim përgjegjësitë tona. Pastaj kjo përgjegjësi, kalon nëpërmjet tryezës Rama-Basha, që unë nuk jam dakord, apo kalon nëpërmjet një platformë të madhe politike, që do të kishte si shtrat negocimi 9 pikat e Bundestagut, unë mendoj se kjo të ishte zgjidhja e duhur. Por nuk do të ketë një 17 maj të dytë mes Bashës dhe Ramës. Edhe sikur të dojë Basha nuk e bën. Sot në politikën shqiptare ka elementë, forca, bindje, unë gjykoj që Basha e ka kuptuar se kush është Rama, sidomos edhe pas zgjedhjeve në Kosovë, që treguan se një proces i tillë nuk është ndonjë hata e madhe.

Negociatat me BE-në/ Si e lexoni qëndrimin e Gjermanisë dhe Holandës? A do të hapen?

Unë po bëj dy komente paralele. Unë jam për pozicionin e Gjermanisë, që do të thotë, na ka lënë derën hapur. Na ka dhënë një shans të madh përtej zullumeve alashqiptarçe që ka bërë kjo qeveri, që ne të kemi shpresën, të kemi prespektivën, mos ta humbin trenin e Europës. Por njëkohësisht na ka vënë 9 kushte, të cilët na ndihmojmë ne për të detyruar edhe qeverinë shqiptare, t’i bëj ato gjëra të cilat pa kushte nuk kishte për t’i bërë. Koha e tregoi që kanë kaluar 6 vite dhe nuk është bërë asgjë. Kjo është një ndihmë e madhe,  se na tregon rrugën kryesore drejt Brukselit. Njëkohësisht na ka lënë të kuptojmë që nëpërmjet Brukselit Shqipëria mund të bëhet shtet. Pa Europën ne shqiptarët nuk bëjmë dot shtet. Kushtet e Gjermanisë na ndihmojnë për të izoluar të keqen e Ramës. Ndërsa Holanda fatkeqësisht është e prerë, jo se e ka gabim, jo se po gënjen për kriminaliteti, mirëpo pozicioni holandez na nxjerr në periferi të integrimit. Kam frikë që forcat e reja europiane të cilat tentojnë drejt qendrës nuk do të merren më me periferinë. Ky do të jetë një lajm shumë i hidhur për Shqipërinë.

Zoti Rama ka deklaruar se avantazhi i Maqedonisë së Veriut ndaj Shqipërisë është opozita. Opozita e Maqedonisë së Veriut, sipas Ramës, nuk e denoncon qeverinë në BE dhe kjo është arsyeja që ata do të hapin negociatat. A ndiheni përgjegjës pas kësaj?

Absolutisht është krejt e kundërta, opozita shkoi, zoti Basha ishte para 2 muajsh në Bruksel dhe kërkoi futjen në Europë në një farë mënyre, demonstratat u ndërprenë, që negociatat të hapen. Dëshira opozitare ka qenë gjithnjë që të hapen negociatat. Ne në sensin pragmatist mendojnë që prezenca të huajve do ta reduktoja efektin kriminal të Ramës. Nëse ne do t’i kishin hapur negociatat me kohë, nuk do ishte mbjellë Shqipëria me drogë sepse Europa do të kishte prurë policët e tij. Rama nuk do të vidhte nga 1 miliardë nga xhepat e shqiptarëve se inspektorët do të ishin këtu. Europa nuk do ta lejonte që të bëhej 22 mln euro një km rrugë. I vetmi i interesuar, që këtu që të mos ketë Europë është Edi Rama. I vetmi që korr përfitimet ekonomike është Edi Rama. Opozita do të ishte më e legjitimuar do të kishin ombrellën e Europës, do të kishim më pak kriminelë që i përdor Rama për zgjedhjet, më pak oligarkë, do të kishin media më lirë. Rama i ka blerë edhe një pjesë. Opozita do të ndihej më komode. Ai i ka bërë një dëm i pariaparueshëm Shqipërinë. Po na i kalon edhe Maqedonia, ky i ka vënë shkelmin Shqipërisë.

Një nga çështjet e nxehta është shkarkimi i Presidentit Ilir Meta, si do të vijojnë nisma e PS-së sipas jush? Pse Rama kërkon me ngulm shkarkimin e Metës?

Rama këtu në këtë mes bën një teatër, as nuk e do shkarkimin e presidentit, as do ta bëjë shkarkimin e Presidentit, nuk ka për t’u bërë shkarkimi i presidentit. Kjo u kuptua edhe që kur u bë shtyrja e komisionit, që kur u gjet Venecia, një artificë burokratike për këtë punë. Përgjigja e Venecias nuk është as mish as peshk. Domethënë e gjithë kjo lloj historie është një teatër. Meta do të qëndrojë si presidentit. Po çfarë kërkon Rama në këtë mes?  Për interesin e vogël të tyre kanë ndërmend të shkatërrojë çdo gjë. Rama do një president vegël. Ky ishte institucioni i fundit që i kishte ngelur pa e kapur dhe këtë nëqoftë se nuk e kap dot dhe e kupton që është  lojë më rrezikshme se vetja, atëherë e reduktojnë institucionin e presidentit në një vegël qore. Rezistenca nuk vjen nga Presidenca si institucion, rezistenca vjen nga Meta si person, i cili duke pasur një histori politike, sigurisht nuk mund të tërhiqet nga hunda siç do të donte Rama apo ndonjë person tjetër. Sulmi ndaj Metës, ndaj Presidencës, institucioneve të tij, dekreteve presidenciale është i paprecedent dhe  kjo tregon që Rama dëgjon vetëm mendjen e Ramës dhe jo të kryeministrit. Ky do që në çdo institucion të jetë ky, dhe ja mbërritur, ky hoqi guvernatorin e bankës, vuri Prokurorin e Përgjithshëm, brenda sistemit të drejtësisë të gjithë enteve të pavarura, që janë 12 ky i ka ndërprerë mandatet përgjysmë dhe ka vënë gogla të veta. Ky edhe për Kryetarin e Federatës së Futbollit donte të vinte një të vetin, një deputet por nuk ja doli dot. Çdo institucion që ka pasur kurajon për t’i kthyer një çerek dorë këtij, ky ka dashur t’ja kthejë duart kohën dhe gishtat për t’i dhënë sinjal të tjerëve.Për të treguar që këtu komandoj unë si Enver Hoxha. Ai thotë nëse nuk jeni të zot të më rrëzoni atje më dhunë e rrugës unë do të vazhdoj të qëndroj dhe do ju dhunoj unë.

Rikthimi i të vjetërve (ish-funksionarëve) në PD. A mendoni se PD aktualisht ka nevojë për figurat si Topalli, Patozi, Bode dhe të tjerë? Nëse do ktheheshin mendoni se do të kishte përplasje sërish në PD?

Unë kam në fakt  20 vite që kam shkëput nga PD-ja. Deri më sot unë gjykoj që vlen më shumë liria ime sesa unifikimi i ideve. Po të isha një prej këtyre që thoni ju, kam frikë se nuk do i thosha këto që them. Unë kam një histori të gjatë politike në mënyrë të pavarur. Besoj që bëj më mirë opozitën kështu. Ata bëjnë mirë të rinë apo bëjnë mirë të kthehen kjo është çështje e tyre personale. E dyta është sesi e pret PD-ja pas sherreve që kanë pasur me njëri tjetrin. Unë mendoj që të gjithë këta njerëz kanë historikun e vet në politikë. Ajo që është investuar në politikë duhet vlerësuar. Do ju kërkoj një gjë kolegëve opozitar por sot ne kemi një strumbullar, Edi Ramën. Kush është afër Edi Ramës duhet ta lërë teatrin që bën opozitë, mund të jetë kundër Bashës, por të mbajë një qëndrim. Kemi një emergjencë të madhe, duhet t’i hapim rrugë lirisë.

Në platformën e opozitës për zgjidhjen e krizës, në një nga pikat kërkohet që Rudina Hajdari të largohet si një nga kryetarët e Reformës Zgjedhore. Pse kjo kërkesë? Çfarë marrëdhënie keni ju me Rudina Hajdarin?

Unë nuk merrem fare me Hajdarin me thënë te drejtën. Nëse do të kishin kundërshtare Hajdarin do të ishte një kollajllëk i madh. Hajdari duhet ta gjejë ku e ka shtëpinë, a e ka me Edi Ramën, a e ka këtej. Nuk merremi fare me Hajdarin, ne e dimë shumë mirë që reformë pa ne nuk ka, po deshën ta bëjnë me Hajdarin le ta bëjnë. Ne kishim dje një platformë, sot po i nënshtrohemi një ideje të re edhe Basha e ka përmendur. Platforma opozitare janë 9 pikat e Bundestagut, kështu dilet nga kriza. Nuk ka dy lloj opozita, Hajdari është vajza ime, nuk merrem fare, nuk fokusohem tek ajo, është një element pa rëndësi politike. Mua nuk më interesojnë fare emrat apo mbiemrat, nuk më inpresionon as e bija po as i ati i saj. Unë mendoj që  demokracia është frut i njerëzve të ndershëm dhe të formuar.

Rama shpeshherë ju ka iroznuar me çështjen e alkoolit, çfarë mund të thoni për të?

Unë i kam thënë të gjitha për Ramën, këto janë shenja të një çekulibri mendor. Nuk merrem në rrafshin personal me të. Ky njeri ka në dorë një pjesë të fateve të Shqipërisë dhe po na keqadministron.  Ky është hall i madh për Shqipërinë se po na përzjenë nga Europa. Le të ketë sa të dojë ai dashnore në politikë, nuk është ndonjë hall i madh ky. Ai më sulmon mua që më ka kundërshtar mua. Ai e di që nuk më blen dot. Unë jam munduar të bëj detyrën time. Ky mendon se ky lloj teatri banal do të vazhdojë. Është si ajo puna, hidhet një në lumë dhe të gjithë pas tij. Unë nuk jam kështu. Është i rëndomtë.

Cili është politikani që ju keni më shumë miqësi në PS?

Unë njoh shumë, por nuk kam miqësi me asnjë prej tyre, kam qenë gjithë kohën në kohën e tyre. Për mua është Ditmir Bushati, i cili ka treguar kohët e fundit maturi. Ka kuptuar që ajo që kaloi atje i vlejti. Ai kuptoi edhe raportin personal me Edi Ramën, që mëritë e Edi Ramës e çojnë Shqipërinë dhe politikën në këtë situate. Në PS ka pasur nënpunësa shumë të ndershëm por Edi Rama i hoqi. Do të them një batutë që më ka treguar një deputet i PS-së: Edi Rama kishte nga PS profesorë në parlament, hoqi ata dhe vuri 20 hajdutë. Ky është Edi Rama. Solli biznesmenë që ishin vjedhës edhe 10 nga të cilët të lidhur me krimin. PS ka në gjirin e saj rezerva dhe energji por kur do i ketë?

Edhe ministret e reja të Ramës nuk kanë asnjë meritë, përveç miqësisë me Edi Ramën. Kur vjen nga hiçi dhe hipën atje sipër, sigurisht që ja dedikon gjithë karrierën atij që të çuar atje. Kjo është një eksperiencë e gabuar e Ramës. Prandaj ministrat dorëzohen para Ramës  sepse mënyra si i kanë marrë në politikë është zgjedhje personale.

Mes Lulzim Basha dhe Sali Berishës, kë do zgjidhje?

Me thënë të drejtën, jam larguar nga Sali Berisha dhe nuk jam futur kur erdhi Basha. Në politikën shqiptare nuk ka heronj, nuk ka për të pasur ndonjëherë. Kush do të sajojë heronj, do t’i bëjë keq politikës shqiptare.

Çunat e Brryli Broadway njihen për memet më pikante, ç’mund të thoni për ta pasi ju jeni një personazh i tyre?

Të gjithë më pyesin për këtë sepse ata më kanë përdorur mua për këtë si maskë. Fatmirësisht për mua përveç këtyre humoreve, që shpeshherë mund të jenë të ekzagjëruara, ajo përcjellja është pozitive. Ata janë një faqe e pëlqyeshme,e pranueshme. Unë nuk kam asnjë gjë kundër tyre, se puna e parë që do bëja ishte t’u kërkoja të hiqnin nofkën. Me ta nuk mund të them që ndaj ide. Atyre bravo i qoftë ata kanë talent, janë të talentuar dhe e kanë për veten e tyre.  Ndoshta i kam ndihmuar për të rritur faqen. Por unë nuk jam i famshëm se më nxjerr brryli. Fjalimet e mia i kanë marrë dhe i ka përdorur 50 brrylat e  Shqipërisë sepse unë jam dikushi se jam munduar t’i afrohem të vërtetës.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama intervistë dashamir shehi lulzim basha rudina hajdari sali berisha edi rama intervistë dashamir shehi lulzim basha rudina hajdari sali berisha

Sondazh

Poll

Politike 13 Tetor 2019, 09:34

Tiranë- Ditën e sotme, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion  Veliaj mbajti një fjalim para qytetarëve dhe 2500 vrapuesve për rëndësinë e këtij eventi sot.Por &cced...

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Berisha dhe demokratët 'zaptojnë' Kuvendin

Me pistoleta dhe kallashnikovë në Range Rover/ Arrestohen 4 "të fortët" në Tiranë

Berisha shton akuzën ndaj Ballës: Te ndjek hija e avokatit Ravik Gurra

VIDEO E SHERRIT/ Berisha akuzon Ballen per vrasjen e avokatit Ravik Gurra

PA KOMENT- Shkodra 'nën ujë', ja si duket qyteti

Protesta kundër traut në Divjakë, një betoniere brenda parkut

EKSKLUZIVE- Lulzim Basha takohet me Ben Blushin ne Panairin e Librit, merr me vete edhe vajzën

Balla: Berishës iu dogjën tre marrëveshje tek Porti i Durrësit, koncensionarët po i kërkojnë lekët

Balla-Spahos: Do shkosh tek Porti i Durrësit me pistoletë si Strazimiri, s'keni zgjidhje tjetër

Ndërtimi i rrugëve/Balla 'shigjeton' Partinë e Lirisë:Mondi bëj kallëzime, kishin ministritë në 2017

Balla 'lëshon' gojën: Saliut i rri mendja tek vëllezërit Kariç, na vjen dhe zor t'i përmendim...

Elisa Spiropali realizon "ëndrrën" e fëmijërisë me Berishën, del LIVE me të, tregon 2 gishta

Perplasje mes banoreve dhe Policise ne Divjake

Berisha 'shënjestron' Ulsi Manjën: Vetëm dy mushka kanë mbetur pa u punësuar në fshatin tënd

Berisha bllokon foltoren dhe del në Facebook: Jam live në gjithë botën, mos ma qani hallin mua!

Berisha: Parlamentin e komandojne grupet kriminale

Dëshmia e Orges Xhelilit para avokatëve: Policët bashkiakë më goditën

ME VIDEO- PLAS KEQ SHERRI në Komision, Braçe e humb kontrollin, "shpërthen": Ik ore pirdhu!

Protesta e opozitës, pamjet nga Bulevadi, mijëra qytetarë të mbledhur

Sherri i plotë i Ramës me dy deputetët e PD: Ta tregoj unë ty, do të shkatërroj!

Balla: Kokoneshi jashtë rrezikut për jetën

Veliaj takon Papa Françeskun: Jemi takuar në Tiranë...e aprovuam ndërtimin e bustit të Nënë Terezës

Droge mes karameleve ne Tirane

Grida Duma lë mandatin, kolegët e saj në lot, Açka dhe Gjekmarkaj të përlotur

Grida Duma lë mandatin e deputetes së Partisë Demokratike

Masakra e Lushnjes, babai i Leart Haxhiut: Djali im është i pafajshëm, se di ku është

Përdhunues serial, MOMENTI i arrestimit të Spartak Dyrmishit

Nga një armë në çdo raft rrobash, çfarë gjeti Policia gjatë aksionit në Shkodër

Dalin PAMJET nga megaaksioni në Korçë

Qeni i prish mitingun Ramës, të gjithë meken, kryeministri: Po lëre në punën e vetë...

Ibrahim Lici mesazh audio nga Turqia: Jetoj i lirë, nuk jam arrestuar

Arrestohet Agim Gjata, qelloi mbi RENEA

Meta: O Edi, o lepurush, do të shporrim me poezinë ‘liri a vdekje’ të Havzi Nelës

Pakti PD PL, Meta: Kryetari i Keshillit super politikan

Paloka 'korrekt' me orarin, takohet me Bardhin në një lokal para parlamentit

Alibeaj-Majkos: Je kokrra e komunistit! Deputeti socialist: Budalla! Dosjet s'mund të hapen për...

Flet avokati i vellezerve Mollaj: Tina genjen, e shantazhojne

Durrësi zgjohet nën ujë

Tetori rozë, vajzat dhe gratë e FA i bashkohen fushatës sensibilizuese kundër kancerit të gjirit

NIS PROTESTA në Elbasan/ Qytetarët fikin makinat në shenjë rebelimi, rreshtohen në shesh

Alibeaj pranoi bashkëpunimin, do nisin negociatat/ Berisha: E mirëpres. S'tërhiqem nga Primaret

Demokrati emocionet për 'doktorin'! I bie telefoni kur po fliste me Berishën,e përplas në tokë

Privatizimi i ish-klubit ‘Partizani’, dëshmon Qirjazi: MM më kërkoi firmën, bëra ç’ishte e ligjshme

Tiranë, bënin kontrabandë me veshje, pije, cigare dhe rroba, 3 të arrestuar në 2 operacione

Me 14 emigrantë në Morinë, arrestohet 19-vjeçari, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tij

Rrumbullaku ngre strukturë për emërimet në polici: Riformatim ekipeve që hetojnë krimin

Me dy kallashnikovë në shtëpi e municion luftarak, arrestohet 31-vjeçari në Dibër

"Porsche", "Maseratti" e 'Mercedes Benz", arrestohet 52-vjeçari që shiste mjetet e vjedhura në BE

Pellusha, rripa e çanta markash kontrabandë, arrestohet pronari i 5 dyqaneve në Tiranë e Durrës

Mandati i Xhaçkës, Bushka: Duam kohë për raportin. Alibeaj: Mos nxirrni sebepe