LIVE UPDATES
Politike

Mesazhet e KODUARA të Yuri Kim/ Si e ‘fshiu’ LSI-në nga intervista, shmangia për koment nga ftesa e Ramës për P

19 Maj 2021, 12:09 Nga DOSJA
Mesazhet e KODUARA të Yuri Kim/ Si e ‘fshiu’ LSI-në nga

TIRANË- Një intervistë 30 minuta e gazetarit Blendi Fevziu me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Yuri Kim, ka ngjallur disa paqartësi me qëndrimet që priteshin që ambasadorja t’i sheshonte. Përtej komenteve se puna e mediave në Shqipëri lë për të dëshiruar, se shqiptarët janë njerëz punëtorë, se zgjedhjet ishin shumë të mira në tërësi apo se përplasja me Ilir Metën nuk ishte personale, ambasadorja foli dhe “s’foli” për disa çështje të tjera. Në nisje të bashkëbisedimit, pasi foli për njohjen e zgjedhjeve, Kim u ndal tek roli i opozitës në Shqipëri dhe u pa se tonet e ambasadores ishin të “ngrohta” për Partinë Demokratike që iu referua si parti e stabilitetit dhe arritjeve të mëdha. Por në asnjë moment në intervistën e saj, Kim nuk përmendi Lëvizjen Socialiste për Integrim. Edhe kur foli për hyrjen në Kuvend, Kim përmendi nominalisht Partinë Demokratike.

“Pothuajse dy vjet. Tani, disa deputetë qëndruan dhe bënë gjënë e duhur. Dhe pikëpamja jonë është se të gjithë duhet të kishin qëndruar në parlament, por kjo është e kaluara. Tani, teksa presim shtatorin, presim me kënaqësi që Partia Demokratike, e cila është një parti e rëndësishme, e cila ka dhënë kontribute shumë të rëndësishme  historike për zhvillimin e Shqipërisë. Nevojitet t’i shohim të kthehen në parlament dhe jemi shumë të kënaqur të shohim deklaratat e tyre ku bëjnë të qartë se kur të vijë shtatori, do të kthehen në parlament. Mendoj se gjithçka tjetër që mund të jenë duke thënë, po të shohësh deklaratat nga Lulzim Basha dhe kushdo tjetër në PD, bëjnë shumë të qartë që pavarësisht çfarëdo kundërshtimesh që kanë, do të jenë në parlament në shtator. Dhe kjo është vërtet e rëndësishme. Parlamenti i ri është i balancuar dhe është i plotë dhe kjo është vërtet me rëndësi. Shiko, Shqipëria ka shumë gjëra të rëndësishme në horizont. Ka zhvillime, ka hapa që duhen ndërmarrë. Partia Socialiste si dhe Partia Demokratike kanë qenë të rëndësishme. Kanë luajtur një rol kyç në disa nga çastet më historike për Shqipërinë…”-tha Kim. 

Kim vijoi referimin ne saj si një njohëse e mirë e politikës në Shqipëri, ku u ndal tek disa arritje kyçe të Partisë Demokratike kur ishte në qeveri. Ambasadorja përmendi rrëzimin e diktaturës, anëtarësimin e Shqipërisë në NATO, ndërsa foli për një vijimësi të “misionit të PD”, që tashmë thirret në ndihmë për të ndihmuar për integrimin në Bashkimin Evropian.

“Kur shoh për shembull Partinë Demokratike, arsyeja pse e festoj kthimin e tyre është që ata përfaqësojnë një pjesë të rendësishme të elektoratit. Por më shumë se kjo, përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të historisë së Shqipëriaë. Dhe, akoma më e rëndësishme, përfaqësojnë një pjesë të rëndësishme të së ardhmes së Shqipërisë. Pra, ashtu si PD ishte në krye të tranzicionit të Shqipërisë nga diktatura në demokraci; siç ishin në krye të anëtarësimit në NATO, tani janë gati për të luajtur një rol të rëndësishëm për ta çuar Shqipërinë plotësisht në familjen europiane, pra ky është lajm i mirë.”-tha Kim.

Gazetari Blendi Fevziu e “ngacmoi” Kim gjatë bisedës edhe për ftesën që kryeministri Edi Rama i ka bërë opozitës për bashkëpunim dhe bashkëqeverisje. Ndryshe nga ç’pritej, që Kim, si një diplomate të përshëndeste vendosmërinë për të patur bashkëpunim mes palëve, nuk preferoi të komentonte, veprim që ngjall dyshime se një koment në këtë situatë mund të prishte negociatat e “nëndheshme” që mund të konkretizohen në një marrëveshje.

Qëndrimi për bashkëqeverisjen PD-PS:

Blendi Fevziu: Pas zgjedhjeve, kam parë Kryeministrin Rama ose kreun e PS Rama që kërkon bashkëpunim me PD. E fton PD për një bashkëpunim të madh, pa kufi, siç thotë ai. Mendoj se përfshihet një qeveri e madhe, një qeveri me pjesëmarrjen e PS dhe PD. Çfarë mendoni për këtë ide?

Ambasadorja Kim: Mendoj se është diçka që duhet ta diskutojnë vetë partitë mes tyre dhe të vendosin.

Blendi Fevziu: Po për komunitetin ndërkombëtar, si do shihej një qeveri e madhe?

Ambasadorja Kim: Mendoj se janë partitë që e vendosin.

Blendi Fevziu: Nuk përbën ndryshim për imazhin e Shqipërisë?

Ambasadorja Kim: Mendoj se janë partitë që e vendosin.

Ndërkohë që minutave iu erdhi fundi, teksa u pyet për një çështje të shkëputur nga politika siç është ajo e qëndrimit të saj në Shqipëri, Kim kaloi nga vendi i mrekullueshëm dhe me sfida tek një bashkëpunim që u kujdes ta theksonte me fjalët “sidomos me qeverinë e ardhshme”. Qeveria e ardhshme konkretisht është qeveria e Edi Ramës, me të cilin SHBA ka patur mundësinë të bashkëpunonte prej 8 vitesh tashmë. Apo mos vallë ambasadorja di diçka që ne nuk e dimë? 

“Ky mund të jetë një vend i madh, është e thënë të jetë një vend i madh. Mendoj se jam ambasadorja amerikane me më fat në botë. Sepse kështu është, është një vend i bukur, por më shumë se kaq, ka njerëz të mrekullueshëm. E di që hera-herës jeni të ngrysur, mendoni se është e vështirë. Por si e jashtme, kam qenë këtu 1 vit e gjysmë,  s’jam e verbër, i shoh sfidat tuaja, por jam e mbushur me shpresë. Njerëzit këtu janë të talentuar dhe shumë punëtorë. Dhe shpresoj që me kalimin e kohës dhe sidomos me qeverinë e ardhshme do të kemi mundësi të adresojmë më shumë nga problemet që pengojnë këtë vend të bëhet i pasur dhe i mirë nga çmund të jetë.”-tha Kim. 

Këto mesazhe mund të interpretohen në shumë mënyra dhe sigurisht që fansat e “teorive konspirative” mund ti japin ngjyrën që ata duan tablosë, por mbetet për t’u parë në muajtë në vijim se çfarë do të ndodhë. A është diplomaci e ftohtë, apo nën rreshta ka më shumë për të lexuar?

(f.g/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bashkeqeverisja pd-ps edi rama lulzim basha yuri kim bashkeqeverisja pd-ps edi rama lulzim basha yuri kim

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj