Akuzohen për korrupsion, arrestohen 7 pedagogë në Elbasan: Më paguaj që mos të ngel
1 Nëntor, 10:48
...
Politike
Darka luksoze në Dubai! Rrjeti “masakron” ministrat, Rama i mbron: S’kanë paguar asgjë, u ftuan nga biznesmeni arab. Nd
10 Janar 2021, 12:59Nga DOSJA
DUBAI- Pamjet e publikuar mbrëmjen e djeshme nga Dosja.alkanë ndezur rrjetin. Qeveritarët shqiptarë duke ngrënë darkë në një prej restoranteve më luksozë në botë, atë të “Nusr-et”, janë kritikuar gjerësisht në rrjet duke sjellë edhe reagimin e liderëve kryesore të politikës shqiptare. Kryeministri Edi Rama, shkroi që herët në mëngjes përmes rrjeteve sociale, se darka e ministrave ishte paguar nga investitori arab, pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”, Mohamed Alabbar. Ndërkohë që nesër pritet edhe një deklaratë për mediat nga dy ministrat protagonistë të videos, Arben Ahmetaj dhe Belinda Balluku.
Por kryedemokrati Lulzim Basha e sheh këtë darkë si papërgjegjshmëri të qeverisë. Në kohën kur vendi po përballet me përmbytjen, theksoi ai, “ministrat e Ramës shtrohen për shtatë palë qejfe në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.”
Ndërkohë as rrjeti nuk i ka kthyer duke i kthyer në “meme”, ku është vënë në pah vaniteti dhe luksi i shfrenuar i një darke, që edhe pse e paguar, për shumë qytetarë është e papranueshme.
Por çfarë ka ndodhur?
Në pamjet e publikuara dje, shiheshin ministrat Arben Ahmetaj, Arbjan Maznikun, Belinda Ballukun, Endri Fuga dhe shoqëruesit e tyre me miliarderin Samir Mane, në restorantin e njohur në të gjithë botën “Nusret”. Qeveria sqaroi se anëtarët e qeverisë Rama u nisën drejt Dubait për takime me zyrtarë të vendit, mes tyre edhe me pronarin e EMAAR, biznesmenin Mohamed Alabbar, që njihet edhe si pronari i qiell gërvishtëses “Burj Khalifa”, me të cilin pritet të nënshkruhen disa marrëveshje për investime me rëndësi në vendin tonë.
(k.m;f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
LAÇ– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka zbritur në terren për të parë nga afër sesi është gjendja e shkaktuar nga reshjet ...
TIRANË– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi është ndalur mëngjesin e sotëm në zonën e Saukut në Tiranë, ku edhe ka takuar zyrtar...
LEZHË– Kryeministri Edi Rama ka shkuar në Lezhë për të parë nga afër rrëshqitjet e dheut që kanë ndodhur në qytet për shkak të reshjeve të shiut. I shoqëru...
TIRANË– Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka ka komentuar videon ku shfaqen ministrat e kryeministrit Edi Rama teksa konsumojnë një darkë në një ...
TIRANË- Duket se kryeministrit Edi Rama nuk i del ‘e keqja’ nga videoja e publikuar në rrjetet sociale, ku shfaqen ministrat e tij duke konsumuar një darkë...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shkuar në Shkodër për të parë më nga afër situatën e krijuar nga reshjet e dendura të shiut. Sëbash...
TIRANË– Ministrja e Arsimit, Evis Kushi ka përcjellë një mesazh një ditë para rikthimit në shkolla të nxënësve. Me anë të një mesazhi në rrjetin e sa...
TIRANË– Shqipëria prej 5 ditësh është ‘pushtuar’ nga moti i keq që ka shkaktuar probleme të mëdha në vend dhe përmbytje. Disa ditë më parë, Instituti i Gje...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama u ka dalë në mbrojtje ministrave të tij, dhe këshilltarit Endri Fuga për darkën që u filmuan duke ngrënë në një nga restorant...
TIRANË– Ditën e djeshme, videoja e ministrave shqiptarë dhe zyrtarëve të tjerë të lartë që darkonin në një prej restoranteve më luksozë në botë. Vetëm disa...