"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Ekonomi
Çudira në Dibër! Në minaren e xhamisë së Maqellarës, vendosen antena telefonie celulare, ankohen besimtarët
18 Shtator 2020, 16:26Nga DOSJA
Ndonëse është një objekt kulti dhe në të luten besimtarët musliman të fshatit Maqellarë në Bashkinë Dibër, çuditërisht në minaren e kësaj xhamie janë vendosur antenna valësh të një telefonie celulare. Ky fakt ka shqetësuar besimtarët që shkojnë e luten në këtë objekt kulti.
Ata kanë kërkuar që antenat të hiqen jo vetëm për faktin se shëmtojnë minaren e xhamisë, por edhe janë të rrezikshme pasi lëshojnë valë të dëmshme për shëndetin si dhe mund të bëhen objekt i goditjes nga shkarkesat elektrike, pra rrufetë. Shqetësimin e ngre edhe imami i kësaj xhamie, Shaban Skuka i cili shprehet se antenat duhet të hiqen menjëherë.
“Unë si imam kam problem për antenën. Është vendosur pa pyetur imamin dhe komunën. Besimtarët janë ankuar sepse ka valë dhe janë të dëmshme për shëndetin. Kjo nuk lejohet, është e paprecedentë,”-u shpreh imami.
I kontaktuar nga ana jonë, Myftiu i Dibrës, Muis Kurulla tha se është në dijeni të shqetësimit të banorëve të Maqellarës dhe se këtë problematikë, ja ka përcjellë Komunitetit Musliman Shqiptar. Kjo nuk është hera e parë që objektet e kultit përdoren për vendosjen e antenave të telefonisë së lëvizshme apo shërbimeve të tjera elektronike.
(k.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Të tre rajonet e Shqipërisë, Veriu, Qendra dhe Jugu bashkë me disa rajone në lindje dhe jug të Europës u klasifikuan rajonet më rrezikun më të lartë të popullsi...
TIARANË- Në kuadër të Monitorimit Post-Programor, Guvernatori Gent Sejko dhe përfaqësues të tjerë të Bankës së Shqipërisë, kanë zhvilluar një takim online ...
Sipas të dhënave të INSTAT kategoria e punonjësve më paga minimale shënoi ulje në totalin e punësimit gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2020, ndërsa kategor...
SHQIPËRI- Mungesa e turistëve të huaj sidomos gjatë muajit gusht e ka çuar në pikiatë importet e mallrave të akcizës, të cilët e thelluan tendencën ...
11 në 100 fëmijë që lindin sot në Shqipëri rrezikojnë të kenë kufizime fizike dhe mendore, ndërsa në vitin 2010 ky probalitet ishte 23 në 100 fëmijë. Edhe përga...
Indeksi për Kapitalin Njerëzor, studim i Bankës Botërore e klasifikon Shqipërinë ndër 10 vendet në botë me përmirësime të dukshme gjatë një dekade në kapitalin ...
SHQIPËRI-Banka Botërore analizoi së fundmi se 10% e popullsisë në Tiranë dhe 6% e popullsisë në Durrës jetojnë aktualisht në ndërtesa me rrezikshmëri shumë...
SHQIPËRI-Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të vitit.Ku...
SHQIPËRI– Dy helikopterë të Forcave të Armatosura me vlerë rreth 17 milionë euro do të zhvendosen drejt Italisë.Kjo në fakt nuk lidhet me asnjë taktikë ush...