Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Ditën e sotme në studion e “Rudina” në Tv Klan ka qenë e ftuar një mjeke e cila ka frymëzuar me historinë e saj. Pavarësisht se në pritje të ëmbël, ajo aktualisht është në krye të detyrës në vijën e parë të frontit kundër Covid-19 dhe vazhdon t’i shërbejë pacientëve të infektuar.
Bëhet fjalë për mjeken e specializuar në shërbime anestezie reanimacion, Krisli Serani, e cila ka treguar si e ka përballuar këtë periudhë të vështirë dhe si e priti lajmin e shtatzënisë në kohë pandemie.
Rudina Magjistari: Si ka qenë kjo periudhë për ju?
Krisli Serani: Ka qenë një shtatzëni e paplanifikuar që erdhi surprizë si për mua ashtu edhe për bashkëshortin. Një shtatzëni që m’u desh kohë për ta pranuar, por ndërkohë puna kishte filluar, Covid-19 kishte filluar, ekon e parë e kisha bërë me mikeshat e mia sepse isha e pabindur që isha shtatzënë sepse nuk mund ta besoja. Shumica e stafit e ka marrë vesh me vonesë. E kanë marrë vesh kur mua filloi të më dukej barku. Puna jonë është e tillë, shkon, ndërrohesh, vesh kostumin dhe shkon direkt në punë, nuk ka njeri kohë të të shohë si qenke veshur sot apo sa e bukur je bërë sot. Deri diku e morën vesh nga fotot që kisha nxjerrë.
Rudina Magjistari: A u shqetësuan të afërmit e tu që vazhdoje të punoje pasi zbulove se ishe shtatzënë?
Krisli Serani: Arseli më ka mbështetur shumë, e kam një shok shumë të mirë përpara se të jetë bashkëshorti im. Mamasë ia tregova me vonesë sepse ishte pandemia, isha e izoluar nga personat e shtëpisë, ata jetonin në Durrës, unë në Tiranë. Pasi e morën vesh më pyetën, a je e sigurt që do të vazhdosh të punosh, por ata e dinë që unë jam mjeke dhe më mirë sesa unë, nuk e dinte dikush tjetër.
Rudina Magjistari: Pate merak për veten tënde?
Krisli Serani: Në disa momente po, por më shumë sesa meraku ishte kujdes. Kujdes që të vishesha, kujdes kur u zhvishnim, kujdes kur punonim me pacientët. Aty nuk kanë munguar asnjëherë veshjet, maskat dhe e ndjeja veten të sigurt. Nëse unë nuk do e ndjeja veten të sigurt, nuk do punoja.
Rudina Magjistari: Cili ka qenë momenti më i vështirë gjatë kësaj periudhe në punën tënde?
Krisli Serani: Nuk ka pasur asnjë moment i vështirë. Moment i vështirë ishte kur ne humbnim betejat me pacientët. Ngarkesa psikologjike dhe emocionale në ato momente është e vështirë jo vetëm për mua, por edhe për gjithë stafin atje.
Rudina Magjistari: Si i ke përballuar t’i këto situata?
Krisli Serani: Profesioni jonë ka shumë beteja të humbura, ka edhe shumë beteja të fituara, por nuk e di për çfarë arsye ne na ngelen në mendje dhe peng në zemër ato momente të këqija. Ashtu siç ka edhe shumë momente të bukura, ku një pacient rëndë që ti e ke ndjekur, i ke shërbyer, arrin të dalë nga spitali. Së bashku me kolegët aty qajmë dhe qeshim bashkë.
Rudina Magjistari: Po kur ktheheshe në shtëpi?
Krisli Serani: Kam qenë e izoluar, kam jetuar vetëm në shtëpi me qira këtu në Tiranë sepse im shoq vazhdon të jetë ende në Francë. Për arsye të pandemisë nuk mundi të vinte dhe ishte shumë e vështirë që nuk kam patur pranë njerëzit që unë dua, por të qëndruarit në punë me kolegët e mi ishte shumë gjë e thjeshtë dhe e bukur.
A.C/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
11 në 100 fëmijë që lindin sot në Shqipëri rrezikojnë të kenë kufizime fizike dhe mendore, ndërsa në vitin 2010 ky probalitet ishte 23 në 100 fëmijë. Edhe përga...
Indeksi për Kapitalin Njerëzor, studim i Bankës Botërore e klasifikon Shqipërinë ndër 10 vendet në botë me përmirësime të dukshme gjatë një dekade në kapitalin ...
SHQIPËRI-Banka Botërore analizoi së fundmi se 10% e popullsisë në Tiranë dhe 6% e popullsisë në Durrës jetojnë aktualisht në ndërtesa me rrezikshmëri shumë...
SHQIPËRI-Baret, restorantet, hotelet, fabrikat ishin linjat që shkarkuan më shumë punonjës nga puna për shkak të pandemisë në tremujorin e dytë të vitit.Ku...
SHQIPËRI– Dy helikopterë të Forcave të Armatosura me vlerë rreth 17 milionë euro do të zhvendosen drejt Italisë.Kjo në fakt nuk lidhet me asnjë taktikë ush...
SHQIPËRI– Gjatë prillit, në të cilin masat bllokuese për shkak të pandemisë u shtrinë gjatë gjithë muajit sjellja konsumatore shfaqi ndryshime ekstreme. Të...
Kredia e re për shtëpi gjatë muajit korrik arriti nivelin më të lartë që nga tetori i vitit të kaluar. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, kredia e re, e d...
SHQIPËRI- Shifrat zyrtare mbi ecurinë e treguesve kryesore ekonomikë po tregojnë se goditja nga pandemia ka qenë më e ulët se pritshmëritë.Sipas të dhënave...
SHQIPËRI-Pagat në sektorin shtetëror pësuan rënie të lehtë në 6- mujorin e parë të vitit 2020, ndërsa në sektorin pësuan rritje në lehtë. Për rrjedhojë hen...
Numri i të punësuarve në vend në fund të 6-mujorit të parë 2020 ra me 50 mijë persona në raport me fundin e 2019-s, sipas të dhënave të Anketës së Forcave të Pu...