"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Covid-19 nuk njeh moshë, humb jetën 13-vjeçari në Britaninë e Madhe, familjarët: S’kishte probleme të tjera shëndetës
1 Prill 2020, 08:22Nga DOSJA
Britani i Madhe- Ismail Mohamed Abdulwahab, vetëm 13-vjeç ka humbur jetën në Britaninë e Madhe, pasi u infektua nga COVID-19. Mediet britanike shkruajnë se 13-vjeçari që ndërroi jetë në spitalin Kings College në Londër, nuk kishte asnjë problem tjetër shëndetësor. 13-vjeçari u shtrua në spital, pasi kishte probleme me frymëmarrjen.
“Ai u vendos në një ventilator dhe më pas u fut në një gjendje kome , por fatkeqësisht vdiq dje në mëngjes. Nuk kishte probleme të tjera shëndetësore. Ne jemi të shkatërruar”, ka thënë një prej familjarëve të tij.
Po kështu, Mark Stephenson, drejtori i kolegjit në Madinah College, në jug-perëndim të Londrës, ku motra e 13-vjeçarit punon si mësuese, po mbledh para për shpenzimet e funeralit.
Koronavirusi po vret çdo ditë. 42,339 persona deri më tani kanë humbur jetën në të gjithë botën, pasi u infektuan me COVID-19. Ndërsa 859,458 persona janë të infektuar, por 178,330 të tjerë kanë fituar betejën me virusin vdekjeprurës. Kina, i cili është edhe vendi ku virusi u përhap për herë të parë, mesa duket e ka situatën nën kontroll. Në 24 orët e fundit, në shtetin kinez janë shënuar 7 viktima dhe 36 raste të reja.
GREQI– Një rrobqepëse shqiptare është nderuar nga Presidentja e Republikës Greke, pasi ka qepur dhe dhuruar 600 maska për spitalin Grevena. Ka qenë vetë Preside...
Koronavirusi po vret çdo ditë jetë njerëzsh. Mbi 45 mijë persona deri më tani kanë humbur jetën në të gjithë botën, pasi u infektuan me COVID-19. Ndërsa ...
Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj, ka reaguar pas heqjes së taksës nga Qeveria Kurti, taksë të cilën e kishte vendosur ai sa ishte kryeministër. Ai përsëri ka...
KOSOVË- Kryediplomati i Bashkimit Evropian, Josep Borell, është shprehur i lumtur për heqjen e tarifës 100% të mallrave që vijnë nga Serbia dhe Bosnia dhe ...
KOSOVË- Kryeministri ne detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar sot se nëse nuk do ishte situata e COVID-19 në Kosovës ai do zhvillonte protesta kundër rrëzimit ...
Drejtuesit e kamionëve (engl.”Truck drivers’, shqip. “maune”) janë ata që gjenden në frontin e parë, teksa jo vetëm SHBA-ës po mbarë bota po luftojnë kundër pë...
MAQEDONI– Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe, në një konferencë për shtyp ka thënë se deri më tani kanë shënuar 392 raste të p...
KOSOVË– Mbrëmjen e sotme në Kosovë po bëhet përballja me kryeministrit në ikje, Albin Kurtit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafës. Të dy janë të ftuar në emis...
Ndonëse jetojnë në një shtëpi, ata ende mundohen të ruajnë distancat mes njëri tjetrit. Kjo është historia e balerinit shqiptar në Brescia të Italisë, Leon Cino...