Dita e 49-të e protestës/ Qytetarët zbresin sërish në shesh, kërkohet dorëheqja e kryeministrit Rama: Ju erdh...
Aktualitet
COVID-19/ Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti: Jemi larg imunitetit të tufës
4 Nëntor 2021, 22:04Nga DOSJA
TIRANË– Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti pretendon se vendi është ende larg imunitetit të tufës nga pandemia e koronavirusit. I ftuar në emisionin “Real Story”, Alimehmeti tha se varianti Delta ka prishur shifrat e studimit të mëparshëm, pasi ka transmetueshmëri të lartë.
Po ashtu, ai shton se të injektuarit me vaksinë që nuk janë në moshë të madhe, janë më rezistentët ndaj pandemisë.
“Imuniteti i tufës është larg. Do marrim parasysh këtu se kush është dhe ku. Në korrik ka qenë për Tiranën, për një moshë të caktuar. Delta ka një transmetueshmëri të lartë, e prish atë shifër. Kërkon 85% minimumi. Është kalkulim i vështirë për t’u bërë. Na mungon studimi. Ky është i vetmi që kemi. Si bazohemi tani asaj, pasi kemi sot vaksinë. Të kesh shifra të ulta vaksinimi këtu ka diçka që nuk shkon. S’kemi vështirësi te studentët, por një pjesë e asaj grupmoshe janë këta të rinj. Kemi më pak se 70-80 % të të moshuarve të vaksinuar. Ata që nuk e kanë bërë vaksinën në moshë të madhe, janë ata më rezistentët. Ky është studim që kemi bërë në Shqipëri. Ata që nuk vaksinohen, janë bërthamë e fortë, rriten me moshën,”- pohoi Alimehmeti.
TIRANË- Në Shqipëri, procesi i vaksinimit të popullsisë shënoi një rënie të ndjeshme gjatë muajit tetor me gati 40 përqind, krahasuar me dy muajt e mëparsh...
BRITANI E MADHE- Shqiptari Erlin Hasa, i cili masakroi me thikë një 43-vjeçar rumun në Birmingham të Britanisë së Madhe është dënuar për vrasje, por ende...
Sistemi shëndetësor është vendi ku shqiptarët paguajnë më shumë ryshfet. Pothuajse dy në tre familje (63%) që kanë pranuar se kanë paguar ryshfet gjatë 12 muajv...
TIRANË– Gjykata Kushtetuese “foli” sot përfundimisht: zgjedhjet lokale të 30 qershorit janë të ligjshme! Edhe pse vendimi i “diktuar” nga Komisioni i...
SARANDË – Shkolla e Mesme “Qazim Pali” në Borsh do të qëndrojë e mbyllur për 10 ditë. Ky është vendimi i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në S...
Enea e mësoi gjermanishten me synimin për të emigruar, por pandemia ja vështirësoi procedurat për tu larguar nga Shqipëria, ndaj ai nisi punë në një call center...
VLORË- Një banesë ka marrë flakë në qytetin e Vlorës mbrëmjen e sotme. Mësohet se nga flakët e shumta, ëstë ndërprerë e gjithë energjia elektrike në lagjen...