LIVE UPDATES
Aktualitet

GJK “foli”/ Gati për zgjedhje të pjesshme lokale, pritet data nga Meta (Po PD?)

4 Nëntor 2021, 19:28 Nga DOSJA
GJK “foli”/ Gati për zgjedhje të pjesshme lokale, pritet

TIRANË– Gjykata Kushtetuese “foli” sot përfundimisht: zgjedhjet lokale të 30 qershorit janë të ligjshme! Edhe pse vendimi i “diktuar” nga Komisioni i Venecias, së cilës Kushtetuesja i kërkoi opinion, nuk suprizoi, në vend hapet një tjetër kapitull. Presidenti Ilir Meta, i cili ndodhet në Itali, duhet që të dekretojë një tjetër datë për zgjedhjet e pjesshme lokale. Edhe pse Gjykata Kushtetuese e rrëzoi vendimin e tij për ç’dekretimin e zgjedhjeve, nga ana e Presidencës nuk ka ende asnjë reagim zyrtar lidhur me qëndrimin përfundimtar të Kushtetueses. Por kjo nuk është e vetmja detyrë, pasi palët presin një tjëtër dekret nga Meta, për të caktuar datën e zgjedhjeve të ardhshme. Tashmë Ilir Meta nuk ka më asnjë justifikim për të mos hapur garën për kryetarët e bashkive Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Lushnje. Edhe pse kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi pretendon ta dërgojë çështjen deri në Strasburg.

Në vend, janë jo pak por 5 bashki, nuk udhëhiqen më prej kryetarëve të përzgjedhur në garën e vitit 2019. I pari prej tyre që kurrë nuk hyri në zyrë është i zgjedhuri në Shkodër, Valdrin Pjetri. Në vazhdën e “ngrënies së kokave të kryebashkiakëve të lidhur me krimin”, e iniciuar nga Gazment Bardhi, Pjetrit iu zbulua një vendim kundër tij në Itali. Gjatë kohës që ai kryente studimet në Itali, në vitet 2001-2002, ishte dënuar me gjobë për lëndë narkotike, vendim të cilin e kishte fshehur në formularin e vetëdeklarimit që depozitoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ). Por më pas, Gjykata e Tiranës vendosi se Pjetri në përputhje me ligjet italiane nuk kishte pse ta deklaronte dënimin e marrë nga vendi fqinj, duke dalë i pafajshëm. Megjithatë Bashkinë më të madhe të veriut, bastionin e Partisë Demokratike ndër vite e humbi.

Pas tij, edhe ish-kryetari i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku u shkarkua me vendim të KQZ-së në formë unanime, me 5 vota pro, pasi ai nuk pati deklaruar identitetin e rrëmë që kish përdorur në Greqi si Jorgo Totos, me të cilin kishte qenë i ndaluar nga policia greke. Por edhe në Shqipëri, ai ka pasur akuza për falsifikim dokumentash dhe aktualisht është kthyer në një person të kërkuar nga drejtësia. Pas kaq kohësh, ai ende nuk është zbuluar ku ndodhet. Edhe kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj duhet që të lërë postin pasi gjithashtu është dënuar në Greqi për dhunë të ushtruar ndaj punëdhënësit të tij, me pretendimin se nuk i kishte dhënë paratë e ditës së punës.

Por ka pasur dorëheqje edhe nga radhët e socialistëve. Edhe e zgjedhura e Durrësit, Valbona Sako dha dorëheqjen pas gafave që bëri publikisht duke luajtur me jetët e njerëzve që humbën jetën nga tërmeti tragjik i vitit 2019. Që prej largimit të saj, Bashkia ka ndërruar dy drejtues. Pas saj, Dionis Imeraj la postin për të garuar si deputet për qarkun e Dibrës. Por bashkë me “ëndrrën” për t’u futur në Kuvend, humbi edhe postin në Bashki. Ndërsa ish-kryetari i Bashkisë së Rrogozhinës, Haxhi Memolla ndërroi jetë në moshën 52-vjeçare si pasojë e një infarkti.

Të gjithë të sipërpërmendurit duhet që të zëvendësohen, por ende nuk dihet nëse zgjedhjet lokale do të zhvillohen ende si të vetëm, apo do të kenë përballë opozitën e PD dhe LSI-së. Ndoshta Meta me kthimin nga Italia do të nisë takimet me zyrtarë të partive respektive për të caktuar një datë për zgjedhjet, megjithatë duket se data është e afërt. Që prej daljes së oponionit të Komisionit të Venecias, PS ka nisur me mbledhjet e shpeshta në seli me kryebashkiakët. Cilët do të jenë të zgjedhurit për të gjitha Bashkitë? Kush do të zgjedhë kë për të përfaqësuar ngjyrat e partisë? Të gjitha do të zbulohen një nga një, por fillimisht duhet një datë nga Presidenti.

(k.m/dosja.al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

kryesore politike gjk shqyrton zgjedhjet e 30 qershorit ilir meta gjk shqyrton zgjedhjet e 30 qershorit ilir meta

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet