"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar!
...
Bota
Çiftit suedez i ndalohet ti vënë emrin djalit të tyre ‘Vladimir Putin’, sipas ligjit vendas emri i parë nuk duhet të j
12 Shtator 2021, 18:15Nga DOSJA
SUEDI- Dy prindër suedezë të cilët kishin shpresuar ta quanin djalin e tyre si presidenti rus, Vladimir Putin u është ndaluar kjo gjë.
Sipas ligjit suedez, prindërit e rinj duhet të paraqesin kërkesën e tyre për të emëruar fëmijën e tyre, por emra të caktuar mund të ndalohen nëse konsiderohen se shkaktojnë fyerje ose “shqetësim për bartësin”. Megjithatë, arsyetimi i agjencisë nuk është zbuluar në këtë rast, siaps medias vendase SR.
Sipas rregullave, emrat e parë nuk duhet të jenë ofendues ose të shkaktojnë siklet për atë që i përdor, ata gjithashtu nuk lejohen të ngjajnë me mbiemrat. Ai gjithashtu përfshin emra të cilët për disa arsye të dukshme nuk janë të përshtatshme si emër i parë.
Çifti që jeton në qytetin Laholm, në Suedinë jugore, është detyruar që të kërkojë një emër tjetër për djalin. Prindërit tani duhet të bëjnë një kërkesë të dytë për një emër tjetër për djalin e tyre të porsalindur. Incidenti nuk është i pari i këtij lloji. Në të kaluarën, agjencia suedeze e taksave ka ndaluar emrat, duke përfshirë Allah, Ford, Michael Jackson, Pilsner, Q dhe Token.
Sidoqoftë, jo çdo çift i nënshtrohet ligjit. Në vitin 2017, prindërve të një vajze u rrëzua me sukses një vendim pasi agjencia tatimore refuzoi emrin Metallica. Në një rast tjetër, prindërit e quajtën djalin e tyre sipas motorit të kërkimit Google.
(d.a/dosja.al)
Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?
BELGJIKË– 12 kasaforta, katër armë zjarri dhë një pushkë janë gjetur në thellësitë e një liqeni në Belgjikë që tashmë po konsiderohet një ‘fshehës’ s...
POLONI – Prokurori 38-vjeçar u pa të enjten teksa shkonte në supermaket në qytetin Swidnica në Poloninë jugperëndimore, ku punon si prokuror i rrethit.N...
SPANJË- Qindra njerëz kanë ikur nga shtëpitë e tyre në gjashtë qytete dhe fshatra të tjerë Andalucian ndërsa Spanja dërgoi një njësi ushtarake për të ndihm...
GREQI- Një paketë e re e masave të kombinuara, e cila do të jetë e vlefshme deri më 31 mars 2022, përfshin rregullat për qytetarët e pavaksinuar dhe të vaksinua...
MAQEDONI E VERIUT– 12 pacientët që u plagosën nga ngjarja tragjike në Ttovë ku spitali që u përfshi nga flakët u mori jetën 14 personave, janë jashtë rrez...
AFGANISTAN- Shtetet e Bashkuara shënjestruan një punonjës të ndihmës me një sulm me dron në Kabul, pasi gabimisht kujtuan se ai ishte një militant i ISIS-K që p...
FRANCË– Ministri i Jashtëm francez, Jean-Yves Le Drian para se të nisej në Katar për bisedime të dielën për të diskutuar evakuimet e ardhshme nga Afg...
IZRAEL– Katër nga gjashtë të burgosurit që arritë të arratiseshin nga burgu i sigurisë së lartë Gilboa janë pranfgosur. Mediat e huaja shkruajnë se Zakari...
ITALI– Dy persona kanë mbetur të vdekur nga një tornado që goditi ishullin e vogël italian, Pantelleria, gjatë orëve të vona të mbrëmjes së kaluar. Ansa.i...