LIVE UPDATES
Bota

Afganistani, 20 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, VOA: Grupi rebel po përpiqet të sundojë një vend

12 Shtator 2021, 16:51 Nga DOSJA
Afganistani, 20 vjet pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit, VOA: Grupi

AFGANISTAN– Njëzet vjet pasi Shtetet e Bashkuara dhe NATO i rrëzuan nga pushteti, talebanët janë rikthyer. Por siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Ayesha Tanzeem, vendi që ata po përpiqen të sundojnë tashmë ka një popullsi rinore që është dukshëm më e arsimuar dhe më e vetëdijshme.

Ndërsa talebanët fshijnë pikturat shumëngjyrëshe me fytyra njerëzish nga muret e Kabulit, shumë pyesin se sa nga përparimi i 20 viteve të fundit do të zhduket bashkë me to. Grupi rebel tashmë në pushtet po përpiqet të sundojë një vend që duket shumë më ndryshe nga ai që qeverisi 20 vjet më parë.

Dhe ndërsa talebanët kanë premtuar se regjimi i tyre i ri do të jetë i ndryshëm nga sundimi shtypës i viteve 1990, bashkësia ndërkombëtare po shpreh zhgënjim të thellë me emrat e përzgjedhur për kabinetin e tyre qeveritar.

Ata që shpresuan dhe bënë thirrje për gjithëpërfshirje do të zhgënjehen. Nuk ka gra në emrat e njoftuar. Nuk ka anëtarë kabineti jo-talebanë, as figura të qeverisë së kaluar, as udhëheqës të grupeve minoritare”, thotë Deborah Lyons, drejtuese e Misionit të Asistencës së OKB-së në Afganistan.

Sidoqoftë, është një situatë jo e qartë. Talebanët deri më tani kanë respektuar ambientet e ambasadave të huaja dhe të Kombeve të Bashkuara. Ata gjithashtu kanë dhënë premtime publike për një amnisti të përgjithshme për të gjithë armiqtë e tyre. Dhe ata premtuan se do të mbështesin të drejtat e njeriut, përfshirë të drejtat e grave, sipas ideologjisë së tyre islame.

Komuniteti ndërkombëtar gjithashtu shpreson të ketë një ndikim mbi këtë grupim duke patur parasysh ndërvarësinë e vendit nga asistenca e huaj. Kjo ndihmë nevojitet urgjentisht, pasi vendi përballet me një krizë humanitare.

Ekziston një nevojë e menjëhershme dhe e ngutshme për të ofruar, në një shkallë të gjerë, ndihmë thelbësore humanitare në fusha të tilla si shëndeti, siguria ushqimore, artikujt jo-ushqimorë dhe higjenën“, thotë zonja Lyons.

Afganët e sotëm janë më të arsimuar dhe janë më të lidhur me botën nëpërmjet mediave dhe rrjeteve sociale. Që nga viti 2004, ata gjithashtu janë mësuar me një kushtetutë që u jep të drejta të barabarta burrave dhe grave.

Shumë prej tyre synojnë t’i përdorin këto të drejta pavarësisht frikës nga një hakmarrje e talebanëve. Tamana Paryani protestoi kundër talebanëve në rrugët e Kabulit në fillim të kësaj jave. Ajo i dërgoi Zërit të Amerikës këtë mesazh në WhatsApp.

Tani për tani, nuk kam ndonjë plan për të ikur nga Afganistani. Unë po vazhdoj luftën time derisa bashkësia ndërkombëtare të pranojë qeverinë e talebanëve. Nëse qeveria talebane pranohet nga bashkësia ndërkombëtare, nuk do të kisha zgjidhje tjetër veçse të braktis Afganistanin dhe të kërkoj strehim në një vend tjetër“, shprehet ajo.

Talebanët po fshijnë shumë nga ndryshimet e 20 viteve të fundit. Por ata gjithashtu duan të njihen si një qeveri legjitime. Dhe kjo mund të kërkojë që ata të tërhiqen nga pozicionet ekstremiste.

Marrë nga VOA

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

bota bota afganistan talebanët pushtojne kabulin afganistan talebanët pushtojne kabulin

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet