Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
ITALI- Mjekja pneumologe shqiptare Brunilda Marku, që punon në një repart COVID-19, në spitalin e Ferrarës, është krenare për bashkatdhetarët e saj, mjekë e infermierë, që po punojnë përkrah kolegëve italianë, në spitalet e Lombardisë.
Në një intervistë të dhënë për mediat italiane ajo u shpreh se: “Shqipëria i ka borxh aq shumë Italisë pasi gjithmonë e ka ndihmuar dhe mbështetur atë në momentet më të errëta në historinë e 30 viteve të fundit, kështu që unë jam e lumtur që vendi im i vogël ka bërë diçka me mundësitë e tij. Në vendin tim thonë: “Bukë, kripë dhe zemër të mirë”. Prandaj, besojmë se në këtë ne kemi vënë mbi të gjithë zemrën tonë”.
Mjekja Marku tregon dhe për eksperiencën e saj profesionale që po kalon këto ditë në përballje me koronavirusin që sipas saj është një virus që dihet pak për të, por flitet shumë.
“Kjo urgjencë na gjeti në vijën e frontit sepse, nga fillimi i marsit (saktësisht nga 10 mars), shtrimi në spital është bërë në një repart të pneumologjisë COVID-19. Si çdo patologji e re, për të cilën dihet pak, por dëgjojmë shumë, kam pasur një frikë dhe hutim, por u përpoqa të shoh anën pozitive në këtë situatë të tërë”, ka thënë Marku.
Ajo, më tej shprehet se izolimi në shtëpi qëndron në themel të strategjisë kundër përhapjes së koronavirusit.
“Këshilla ime është të qëndroni në shtëpi dhe të mos dilni përreth. Është e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë. Pasi të kemi mbaruar, të gjithë do të festojmë”, thotë mjekja.
Marku është larguar nga Shqipëria në moshën 18 vjeçare për të vazhduar studimet e larta për mjekësi në Itali, një dëshirë e vjetër fëmijërore e saj për të vënë veten në shërbim të të tjerëve. Prej më shumë se 20 vitesh, ajo jep kontribut në sistemin e shëndetësisë italiane.
(f.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
NEW YORK – Sot në mëngjes ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare në New York të SHBA-ës, Jonuz Ndreu, një nga veprimtarët e mërgatës politike shqiptare dh...
GJERMANI – Kufizime drastike, ndërmarrje, dyqane dhe restorante të mbyllura në masë të gjërë, gjithnjë e më shumë të papunë, një nivel i papërfytyrueshëm ...
Mbi 1 milionë persona në të gjithë botën rezultojnë të infektuar me COVID-19. Ndërkohë, numri i viktimave rritet nga ora në orë dhe deri më tani në rang global ...
MBRETËRI E BASHKUAR– Ofruesit e rrjetit telefonik në Mbretërinë e Bashkuar kanë hedhur poshtë teoritë ‘pa baza’ që qarkullojnë në internet se teknologjia m...
SHBA– Ashley Lawrence është një studente 21-vjeçare, e cila studion gjuhën e shenjave në Universitetin e Kentucky-t që ka arritur të prodhojë një m...
SHBA- Koronavirusi ka qenë shumë më vdekjeprurës në Nju Orlins, sesa në pjesën tjetër të Shteteve të Bashkuara, me një përqindje viktimash në raport me popullsi...
BRUKSEL- Këshilli Evropian emëroi të premten edhe zyrtarisht diplomatin sllovak Miroslav Lajçak si të dërguarin e saj të Posaçëm për bisedimet ndë...
SHBA-Sipas një sondazhi të bërë 6200 mjekë të 30 vendeve të ndryshme në botë ka rezultuar se ilaçi kundër malaries që quhet hidroksiklorokinë është mjeki...
FRANCË– Shkon në 6.507 numri i përgjithshëm i viktimave në Francë, ku vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 588 vdekje të tjera.Ndërsa numri i të...
KOSOVË– Ditën e sotme janë konfirmuar edhe 6 raste të reja në Kosovë të infektuar me Covid-19 dhe numri total ka shkuar gjithsej në 132.Këtë e ka bërë me d...