LIVE UPDATES
Bota

Ndërron jetë në New York, Jonuz Ndreu, aktivist i njohur i mërgatës politike shqiptare dhe Shoqatës patriotike “Vatra”

4 Prill 2020, 09:14 Nga DOSJA
Ndërron jetë në New York, Jonuz Ndreu, aktivist i njohur i

NEW YORK – Sot në mëngjes ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare në New York të SHBA-ës, Jonuz Ndreu, një nga veprimtarët e mërgatës politike shqiptare dhe Shoqatës Atdhetare Patriotike Vatra. Lajmi është bërë i ditur si nga Shoqata Vatra në SHBA dhe gazeta “Dielli”, ashtu dhe nga nipi i tij në Shqipëri, Bashkim Ndreu.

Jonuz Ndreu është i biri i Cen Elezit dhe nipi Elez Isuf Ndreut, një nga patriotët më të shquar të Shqipërisë, si luftëtar popullor dhe prijës i vullnetarëve dibranë në luftrat për liri dhe pavarësi kundra forcave serbe. Jonuz Ndreu lindi në vitin 1932 në fshatin Sllovë të Dibrës prej nga është dhe origjina e familjes së tyre nga më të njohurat e asaj krahine dhe mbarë Veriut të Shqipërisë.

Ai është djali i parafundit nga fëmijët e Cen Elezit, të birit të Elez Isufit nga Sllova e Dibrës, i cili edhe gjatë periudhës së regjimit komunist, është njohur dhe vlerësuar si një nga patriotët më të mëdhenj përkrah Bajram Currit. Duke qenë se Cen Elezi ishte një nga nacionalistët dhe antikomunistët më të njohur në të gjithë Veriun e Shqipërisë, në marsin e vitit 1946, regjimi komunist e shpalli atë armik.

Nisur nga kjo dhe për t‘i shpëtuar arrestimit nga Brigadat e Ndjekjes, Cen Elezi u largua nga shtëpitë e tij në Sllovë të Dibrës, dhe qëndroi i fshehur në male së bashku me disa nga vëllezërit dhe djemtë e tij. Pasi qëndroi për disa kohë në arrati, në vitin 1949 ai u arratis nga Shqipëria dhe doli në Jugosllavi. Aty ai vdiq nën tortura nga komunistët sllavo-maqedonas në burgun e Shkupit ku u mbajt i izoluar për disa muaj me radhë.

Që nga viti 1946, kur Cen Elezi doli në mal në arrati, regjimi komunist i Tiranës ia internoi familjen, me gra dhe fëmijë, në Kalanë e Beratit. Një nga ata fëmijë që u internuan në atë kohë në Berat, ishte dhe djali i parafundit i Cen Elezit, Jonuzi, i cili në atë kohë nuk ishte më shumë se 14 vjeç. Po si mundi Jonuz Ndreu të arratisej nga Shqipëria dhe të vendosej me banim të përhershëm në SHBA?

Lidhur me këtë, në një intervistë të dhënë prej tij para disa kohëve, Jonuzi na tregonte: “Pasi na lanë disa kohë në qytetin e Beratit, ne përsëri na internuan familjarisht në kampin e tmerrshëm të Tepelenës ku vdisnin mesatarisht nga shtatë-tetë vetë në ditë. Pasi qëndruam disa kohë në atë kamp, mua me vëllanë tjetër, Tafilin, na lëvizën përsëri dhe na çuan me punë të detyrueshme në një fshat të Gramshit. Duke qenë se nuk mund ta përballonim dot shtypjen dhe persekucionin e egër ndaj familjes sonë, unë me Tafilin vendosëm të arratiseshim nga Shqipëria.

Pas këtij vendimi ne ikëm nga Gramshi dhe pasi qëndruam disa kohë të fshehur në malet e Dibrës, aty nga fundi i vitit 1949, kaluam kufirin ilegalisht e dolëm në Jugosllavi, së bashku edhe me disa persona si; djali i Fiqëri Dines, Xhelali, Abdulla Kaloshi e Muhamer Kadriu. Në Jugosllavi ne na lanë disa kohë në kampin e Gerovës në Kroaci dhe më pas me ndihmën e një shoqate bamirësie ne mundëm që të shkonim në Itali si azilantë politikë. Pasi qëndruam disa kohë në Itali, unë munda që të shkoja në Republikën Federale Gjermane ku shërbeva për disa kohë në një nga bazat amerikane që ishin vendosur asokohe në atë vend. Pasi shërbeva për pesë vjet pranë asaj baze ushtarake, dola në lirim si civil dhe që andej emigrova për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku u bashkova me disa pjesëtarë të tjerë të fisit tonë, të cilët prej vitesh jetonin aty si azilantë politikë”, kujtonte Jonuz Ndreu largimin e tij nga Shqipëria dhe vendosjen në SHBA”.

Jonuz Ndreu është vëllai i Isa Ndreut, një nga sksponentët më të njohur të mërgatës politike shqiptare të para viteve ’90-të, i cili për shumë vite me rradhë ka jetuar e punuar në Itali. Isai së bashku me emigrantin tjetër politik, Lec Shllakun me origjinë nga Shkodra dhe rezident në Francë, për vite me rradhë kanë botuar revistën “Koha Jonë”, (e gjitha me përmbajtje antikomuniste kundër regjimit komunist të Enver Hoxhës) dhe veç kësaj, ata janë shumë të njohur edhe për kontributin e madh që dhanë për vendosjen e monumentit të Skënderbeut në një shesh të Parisit në vitin 1978.

Lidhur me këtë, Jonuz Ndreu na tregonte: “Ajo gjë konçidoi pikërisht atë ditë që të gjithë shqiptarët kudo në botë, festonin me madhështi 100-vjetorin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Miratimi i kërkesës së komunitetit të shqiptarëve të Parisit, të përfaqësuar prej Lec Shllakut, Skënder Zogut dhe Isa Ndreut, u bë pas shumë përpjekjeve të zotit Zhak Shirak, i cili në atë kohë mbante funksionin e Kryetarit të Bashkisë së Parisit. Me dhënien e emërit të Skënderbeut, sheshit “Villa Lumier” të Parisit, Zoti Zhak Shirak, jo vetëm që plotësoi një kërkesë të shqiptarëve që jetonin në atë qytet, por ai ngriti lart prestigjin dhe krenarinë e Shqipërisë duke bërë që Heroi ynë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, të njihej akoma edhe më shumë në Botë”

Ndonëse Isa Ndreu vazhdoi të qëndronte me banim në Firence të Italisë dhe Lec Shllaku në kryeqytetin francez, Paris, ata të dy nuk i shkëputën asnjëherë lidhjet dhe vazhdimisht takoheshin me njëri-tjetrin sa në Francë dhe në Itali. Lidhur me këtë dhe aktivitetin e tyre në drejtimin e revistës së njohur me përmbajtje antikomuniste “Koha e Jonë” si dhe aktivitetin politik në drejtimin e Partisë Bashkimi Demokrat, Jonuz Ndreu na tregonte: “Vëllai im Isa Ndreu, së bashku me mikun e tij të ngushtë, publicistin e njohur të mërgatës antikomuniste shqiptare, Lec Shllaku, miqësinë e vjetër që ata e kishin nisur që kur ishin bashkë ne bankat e shkollës “Normale” të Elbasanit dhe e kishin vazhduar gjatë studimeve në Universitetin e Firences, e mbajtën përsëri edhe pas Luftës së Dytë Botërore. Vëllai im Isai në ato vite iu kushtua biznesit privat duke u marrë me tregti, ndërsa Lec Shllaku, vazhdoi punën studimore si intelektual dhe publicist. Në vitin 1962, kur Bashkimi Sovjetik i udhëhequr nga Nikita Hrushovi dha shenjat e një politike liberale dhe u afrua me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atyre i’u lindi ideja që të botonin dhe të nxirrnin një revistë me përmbajtje antikomuniste. Këtë ide ata e bënë realitet po atë vit, duke e nxjerrë revistën me titullin “Koha e Jonë”, të cilën vazhduan që ta botonin rregullisht një herë në muaj për më shumë se 30 e sa vjet me radhë. Në faqet e saj u mblodhën dhe u botuan shumë shkrime nga personalitete të njohura të mërgatës antikomuniste shqiptare, publicistë e shkrimtarë të njohur të vendosur në shtete të botës, si: Arshi Pipa, Tahir Kolgjini, Martin Camaj, Petër Prifti, Xhevat Kallajxhi, Hasan Dosti, Monsinjor Zef Shestani, Ragip Frashëri, prof. Miftar Spahia, Ndue Pjetër Gjomarkaj, Gjon Gjomarkaj, Hiqmet Ndreu, Fehmi Kokalari, Adem Hodo, Isuf Luzaj, Ago Agaj, Rreshat Agaj, Mentor Qoku, Gjon Sinishta, Kimete Basha, Renzo Falaski, Nermin Vlora (Falaski) Vebi Imam Ismaili, Baba Rexhepi etj. Në faqet e revistës u pasqyruan me vërtetësi kultura, tradita, folklori dhe historia e popullit shqiptar, e cila shtrembërohej në mënyrën më barbare nga regjimi komunist i Enver Hoxhës në Shqipëri. Ajo revistë u bë një tribunë e mendimit të lirë të dhjetëra e dhjetëra intelektualëve shqiptarë nga e gjithë bota, fjala e të cilëve nuk u censurua asnjëherë siç bëhej në atdheun tonë të okupuar prej klikës së komunistëve të Enver Hoxhës. Ndonëse vëllai im Isai ishte financuesi i vetëm i asaj reviste, ai asnjëherë nuk pretendoi që të fitonte prej saj asnjë dollar, por përkundrazi ai e shpërndante atë falas në të gjithë botën ku jetonte komuniteti shqiptar. Por edhe ajo revistë pati problemet e saj dhe dy botuesit, Isa Ndreu me Lec Shllakun, patën konsekuenca të shumta nga presionet që iu bëheshin të iniciuara dhe kurdisura nga Tirana zyrtare dhe udhëheqja e saj komuniste me në krye Enver Hoxhën. Duke qenë se në Itali e majta komuniste ishte e lidhur ngushtë dhe financohej rregullisht nga regjimi komunist i Enver Hoxhës, Isai dhe Lec Shllaku që e nxirrnin atë revistë në Firence, u detyruan që ta vinin adresën e saj sikur ajo nxirrej në Paris”, dëshmonte Jonuz Ndreu, për të vëllanë, Isa Ndreun, dhe Lec Shllakun, të cilët për më shumë se 30 e sa vjet me radhë botuan në Firence të Italisë revistën “Koha e Jonë”.

Ndërsa Isa Ndreu jetoi në Firence të Italisë, i vëllai, Jonuzi, nga ajo kohë e deri më sot që ndërroi jetë, ishte me banim në Nju Jork, ku deri para pak vitesh ka punuar si kujdestar në një kompleks apartamentesh të një firme tepër të njohur. Krahas asaj pune private, Jonuz Ndreu është i njohur në të gjithë komunitetin e shqiptarëve që banojnë në SHBA, edhe si veprimtar e anëtar i kryesisë së shoqatës patriotike “Vatra”, dhe për aktivitetin e tij në radhët e mërgatës antikomuniste që jeton prej vitesh në atë vend të largët përtej Atlantikut.

Aq popullaritet të madh gëzonte Jonuz Ndreu në komunitetin e shqiptarëve të Amerikës, sa që kur ai u shtrua në një spital pas një aksidenti automobilistik, shkuan për ta vizituar me qindra e qindra bashkatdhetarë të tij shqiptarë të diasporës. Ajo gjë u bëri përshtypje të madhe mjekëve të spitalit, të cilët pyesnin të habitur se kush ishte pacienti i tyre. Pas viteve ’90-të me shembjen e regjimit komunist, Jonuz Ndreu erdhi disa herë në Shqipëri, për të parë të afërmit e familjes dhe fisit të tij të cilët kishin vuajtur kampeve dhe burgjeve nga viti 1947 deri në vitin 1991.

  Marr nga  Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora jonuz ndreu jonuz ndreu


Sondazh

Poll
Bota 4 Prill 2020, 08:56

Propozime për heqjen e masave kufizuese

GJERMANI – Kufizime drastike, ndërmarrje, dyqane dhe restorante të mbyllura në masë të gjërë, gjithnjë e më shumë të papunë, një nivel i papërfytyrueshëm ...

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit