LIVE UPDATES
Bota

Talat Xhaferri në krye të qeverisë maqedonase, VOA: Si u prit në RMV emërimi i kryeministrit të parë shqiptar

Nga ana tjetër, kanë vazhduar sulmet kundër tij dhe kundër partive qeverisëse nga VMRO-ja e opozitës.

29 Janar 2024, 20:03 Nga h.k
Talat Xhaferri në krye të qeverisë maqedonase, VOA: Si u prit
Foto ilustruese

SHKUP-Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili të hënën e mori detyrën, tha se kabineti i tij do të angazhohet për zgjedhje të drejta, sipas standardeve më të larta, për mirëqenien dhe dinjitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të qytetarëve të saj.

Nga ana tjetër, kanë vazhduar sulmet kundër tij dhe kundër partive qeverisëse nga VMRO-ja e opozitës.

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi filloi sot punën pas një ceremonie të zakonshme të marrjes së detyrës nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski. Dy drejtuesit politikë u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin e deritashëm, ndërkohë që zoti Xhaferi u tha më pas gazetarëve se me përgjegJësi të lartë e merr detyrën e kryeministrit dhe se është i gatshëm për të gjitha sfidat që mund t’i sjellë pushteti.

Ndërkohë, ende pa e marrë detyrën e kryeministrit, VMRO-DPMNE-ja opozitare doli me një komunikatë ku zotin Xhaferi e quan dezertor, ndërsa Lidhjen Social Demokrate në pushtet një “parti tradhtare që ia dhuroi shtetin BDI-së”.

“Lidhja Social Demokrate lejoi edhe një përulje të popullit maqedonas, vetëm për t’i shpëtuar kolltuqet dhe veprimet korruptive”, thuhet më tej në reagim, ndërsa vëren se pozita e popullit maqedonas është vënë në atë të qiraxhiut. “BDI-ja nuk ka numër deputetësh as vota që të ketë kryeministrin e shtetit”, vazhdon reagimi i partisë opozitare maqedonase.

Megjithatë, VMRO-DPMNE ka dy ministra dhe tre zëvendës-ministra në kabinetin e Talat Xhaferit. Ligjvënësit e saj abstenuan gjatë votimit të djeshëm të qeverisë teknike.

Analisti Seladin Xhezairi vlerëson se VMRO-ja do të vazhdojë mospërfilljen ndaj zotit Xhaferi, por se ministrat nga radhët e saj nuk do të mund t’i shmangen zotimeve të përcaktuara me ligj. 

“Sa i përket kundërshtimeve, të them kështu kushtimisht, ministrave nga radhët e opozitares VMRO-DPMNE kjo ka qenë e paralajmëruar që prej ditësh se ata nuk do ta përfillin zotin Xhaferi, por në të njejtën kohë sipas marrëveshjes së ashtuquajtur të Përzhinës, kompetencat e ministrave të opozitës janë të përcaktuara dhe nga kjo, gjykoj se nuk do të ketë shmangie”, tha zoti Xhezairi.

Ndërkaq, gazetari dhe analisti Isen Saliu thotë se nuk pati reagime aq të ashpra, sepse ishin paralajmëruar protesta nga maqedonas të pakënaqur për shkak të zgjedhjes së një kryeministri shqiptar.

“Është interesante se pati vetëm nga një diskutim të opozitarëve si dhe fakti që në paraqitjen e tyre, ata theksonin se kundërshtimet i kanë parimore ndaj figurës së Talat Xhaferit, ndaj partisë së tij, por po ashtu theksonin se nuk kanë ndonjë kundërshtim ndaj shqiptarëve. Kjo më bën të mendoj se edhe partitë maqedonase të opozitës janë të vetëdijshme se roli i votuesit shqiptar do të jetë shumë i rëndësishëm se kush do të formojë qeverinë mbas zgjedhjeve të 8 majit. Dhe për këtë arsye nuk duan të paraqiten me qëndrime provokuese që mund ta kahëzojnë votuesin shqiptar tek subjektet politike që nuk preferojnë bashkëpunim me opozitën maqedonase”, tha zoti Saliu.

Talat Xhaferi u bë kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte edhe kryetar i parë shqiptar i Parlamentit pas pavarësisë së vendit nga Federata Jugosllave dhe ministër i Mbrojtjes, po ashtu. Qarqet nacionaliste maqedonase kanë shfaqur mosdurim ndaj tij si shqiptar, por edhe për rolin e tij si pjesëtar i ish-Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare në vitin 2001, ku erdhi pas një karriere si oficer i ushtrisë së Maqedonisë. Zoti Xhaferi ka qenë ushtarak edhe në atë që njihej si Armata Popullore e ish-Jugosllavisë. Ai ka mbaruar studimet master për shkenca juridike. Bashkëpunëtorët e tij e vlerësojnë për profesionalizmin dhe punën parimore.

Qeveria teknike, në krye të së cilës është kryeministri Xhaferi e ka për detyrë kryesore përgatitjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 24 prillit, kur mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe më 8 maj zgjedhjet parlamentare bashkë me raundin e dytë të presidencialeve./ VOA

talat xhaferi

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!