LIVE UPDATES
Bota

Zyrtarët e Listës Serbe në festën jokushtetuese në Banjallukë

Ndërkohë që lideri i Republikës Sërpska në Banjallukë, Millorad Dodik, më 8 janar po shpallte vendimin për dekoratën për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili është izoluar nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk ishin ulur në rreshtin e parë.

13 Janar 2023, 20:09 Nga I.A
Zyrtarët e Listës Serbe në festën jokushtetuese në
Lista Serbe

SARAJEVW- Në festën, të cilën entiteti i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska (RS) e feston me këmbëngulje - ndonëse është jokushtetuese, të pranishëm ishin edhe përfaqësuesit e partisë udhëheqëse të serbëve të Kosovës, Lista Serbe. Ndërkohë që lideri i Republikës Sërpska në Banjallukë, Millorad Dodik, më 8 janar po shpallte vendimin për dekoratën për presidentin rus, Vladimir Putin, i cili është izoluar nga pjesa më e madhe e bashkësisë ndërkombëtare, përfaqësuesit e Listës Serbe nuk ishin ulur në rreshtin e parë.

Ky rresht ishte rezervuar për mysafirët që përfaqësonin autoritetet e Serbisë. Ndërkaq, në rreshtin e tretë ishin ulur Dragisha Milloviq, Vuçina Jankoviç dhe Ivan Todosijeviç. Këta tre zyrtarë të Listës Serbe janë të angazhuar në institucionet serbe në veri të Kosovës, të cilat konsiderohen paralele dhe jolegale nga autoritetet në Prishtinë. Milloviç është zëvendësdrejtor i Qendrës Spitalore Klinike në Mitrovicën e Veriut, Vuçina Jankoviç është kryetar i “Rrethit administrativ të Mitrovicës së Kosovës” që punon në sistemin serb, ndërsa Ivan Todosijeviç është kryetar i Organit të përkohshëm komunal në Zveçan, i cili gjithashtu financohet nga Beogradi.

Pesë ditë më vonë, duke iu përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL), Qeveria e Kosovës theksoi se pjesëmarrja e Listës Serbe në festën e organizuar në Republikën Sërpska, është dëshmi e fuqishme se Serbia ndërhyn në “punët e brendshme të vendeve fqinje përmes tentakulave të saj – siç është Lista Serbe”.

Ekzekutivi kosovar shtoi se zyrtarët e Listës Serbe gjithnjë e më shumë po lëvizin në “rrugë të paligjshme dhe antikushtetuese”.

“Nga barrikadat ilegale në Kosovë në ngjarjet antikushtetuese në Bosnje e Hercegovinë. Nga ‘Asociacioni i barrikadave' te Republika Sërpska. Nga lufta kundër të rendit dhe ligjit në Kosovë te nderimi i presidentit të Rusisë, Putin”, tha zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.

Ai po ashtu vlerësoi se prania e ish-kryetarëve të komunave në ceremoninë e 8 janarit në Republikën Sërpska, mund të interpretohet si shprehje e projeksionit për realizimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Asociacioni i komunave me shumicë serbe parashihet të formohet në përputhje me marrëveshjen e arritur në negociatat e Brukselit ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Por, Qeveria e Kosovës e kundërshton këtë, ndër të tjera, për shkak të rrezikut që bashkimi institucional i dhjetë komunave ku jeton popullata shumicë serbe do të bartte me vete rrezikun e krijimit të një entiteti që do të destabilizonte Kosovën, si për shembull: pozita që ka Republika Sërpska brenda Bosnje e Hercegovinës, që është një nga faktorët kufizues të funksionimit të atij shteti.

Milloviq, Jankoviq dhe Todosijeviq deri vonë ishin të angazhuar edhe në institucionet e Kosovës.

Dragisha Milloviq ishte kryetar i Komunës së Zveçanit, sipas sistemit të Kosovës. Por, në fillim të nëntorit të vitit të kaluar, ai dha dorëheqjen si pjesë e dorëheqjes kolektive të serbëve nga institucionet e Kosovës në veri të vendit, si shenjë kundërshtimi ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës lidhur me ri-regjistrimin e automjeteve me targa të Serbisë në ato të Kosovës.

Vuçina Jankoviq, gjithashtu ishte kryetar i Komunës së Zveçanit deri në tetor të vitit 2021, ndërsa Ivan Todosijeviq ishte pjesë e Qeverisë dhe Kuvendit të Kosovës.

Radio Evropa e Lirë u përpoq të merrte komentet nga Milloviq, Jankoviq dhe Todosijeviq për pjesëmarrjen e tyre në festimin e Ditës së Republika Sërpska, por pa sukses.

Lista Serbe, nuk ka dhënë asnjë deklaratë lidhur me pjesëmarrjen e zyrtarëve të saj në festën në Banjallukë, më 8 janar, në prag të paradës së organizuar në Sarajevën lindore.

Lista Serbe, që nga themelimi i saj në vitin 2013, ka marrë pjesë në institucionet lokale dhe qendrore të Kosovës. Ajo gëzon mbështetjen e autoriteteve në Serbi dhe aktualisht ka nëntë deputetë në Kuvendin e Kosovës, ndërsa postin ministror e humbi pasi kryetari i partisë, Goran Rakiq, dha dorëheqje.

Republika Sërpska e shënon 9 janarin, si datën në të cilën, në vitin 1992 u shpall Deklarata për Republikën e popullit serb, si njësi e pavarur në Bosnje e Hercegovinë, me qëllim që t’i bashkohej Jugosllavisë.

Dy muaj më vonë, u mbajt referendumi i njohur ndërkombëtarisht për pavarësinë e Bosnje e Hercegovinës, ndërkaq katër muaj më vonë, kjo ish-republikë jugosllave u zhyt në gjakderdhjen që zgjati për tre vjet e gjysmë.

Kjo festë kontestohet nga institucionet e Bashkimit Evropian, Zyra e Përfaqësuesit të Lartë në Bosnje e Hercegovinë (OHR) dhe vendet perëndimore, sepse festimi i 9 janarit për ta paraqet një sulm ndaj Kushtetutës së Bosnje e Hercegovinës dhe Marrëveshjes së Dejtonit për paqe.

Gjithashtu, gjesti i dhënies së dekoratës për Putinin në atë ditë, u dënua nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian.

“Vendimi i Millorad Dodikut për t’i ndarë dekoratë Vladimir Putinit, personit që nisi pushtimin e paprovokuar të Ukrainës që ka rezultuar me vdekjen e mijëra civilëve dhe shkatërrim masiv të infrastrukturës, është vendim që dënohet. Vendimi ishte në kundërshtim me vlerat e komunitetit euroatlantik dhe të rendit ndërkombëtar”, u tha në deklaratën e Ambasadës amerikane në Sarajevë të publikuar më 9 janar.

Politologu Ognjen Gogiq tha se marrëdhënia e ngushtë mes Listës Serbe dhe Republika Sërpska është inkurajuar nga Beogradi dhe se ka vite që po zhvillohet.

Ai shtoi se prezenca e përfaqësuesve politikë të serbëve nga Kosova në festën e Ditës së Republikës Sërpska nuk është diçka e re, por theksoi se këtu bëhet fjalë edhe për politikën e “unitetit serb”, të cilën e promovon Beogradi zyrtar.

“Si pjesë e kësaj, është paraqitur ngjarja në Sarajevën lindore [festimi i Ditës së Republikës Sërpska], ku ishin të pranishëm përfaqësues të Qeverisë së Malit të Zi, nga Kosova dhe Serbia. Pra, këtu demonstrohet uniteti serb”, tha Gogiq.

Ai gjithashtu theksoi se politika e Republikës Sërpska ndaj Rusisë dhe Vladimir Putinit nuk e ka mbështetjen e plotë të Beogradit.

“Në këtë pikë Serbia po balancon, ka dënuar agresionin e Rusisë kundër Ukrainës, është kundër luftës, por nuk dëshiron të vendosë sanksione ndaj Rusisë. Ajo që ndodhi, që iu nda dekorata [Vladimir Putinit] është më shumë politikë e Republikës Sërpska. Ai [Millorad Dodik] u nxori telashe Serbisë dhe serbëve të Kosovës. Serbia dhe Lista Serbe nuk kanë nevojë fare për një gjë të tillë, një qëndrim kaq i hapur në anën e Putinit”, tha ai.

Gogiq shtoi se “shpërthimet” e udhëheqjes së Republikës Sërpska duhet të tolerohen për shkak të marrëdhënieve të ngushta, por jo “pse ata nuk kanë simpati për Putinin, por sepse politika zyrtare është të mos e mbështesin hapur”.

Spekulimet për përfshirjen e shërbimeve ruse në ngjarjet e fundit në Kosovë nuk janë konfirmuar zyrtarisht, por disa burime nga institucionet e sigurisë së Kosovës kanë thënë për REL-in se pjesëtarë të shërbimeve dhe organizatave ruse janë përfshirë në krizën e fundit në veri të Kosovës. Moska ka mohuar akuzat për përfshirjen e saj në ato ngjarje.

Në mesin e dhjetorit të vitit të kaluar, serbët lokalë ngritën barrikada për shkak të arrestimit të bashkëkombësit të tyre Dejan Pantiq, të cilin autoritetet kosovare e akuzuan për pjesëmarrje në sulmin mbi objektin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Kosovës. Ndërkohë, Pantiqit i është caktuar masa e arrestit shtëpiak dhe barrikadat janë hequr.

Në vitin 2017, kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, së bashku me drejtorin e atëhershëm të Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, u takuan me sekretarin e përgjithshëm të partisë ruse në pushtet, Rusia e Bashkuar, Sergei Zheleznyak. Rusia e Bashkuar e ka mbështetur zyrtarisht Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të Kosovës në vitin 2017, si dhe për pjesëmarrjen e saj në institucionet e Kosovës.

Për më shumë, përfaqësuesit e Rusisë kanë qenë të pranishëm në barrikada, të cilat janë vendosur në veri të Kosovës, që nga viti 2011. Në vitin 2011, Rusia dërgoi “ndihma humanitare” për serbët në barrikada, në shenjë mbështetjeje. Paraprakisht, ambasadori i atëhershëm i Rusisë në Beograd, Aleksandar Konuzin, kishte vizituar personalisht barrikadat në veri të Kosovës së bashku me Misha Vaçiqin, i cili themeloi lëvizjen “E djathta serbe”, në vitin 2017.

Marrë nga REL

millorad dodik vladimir putin

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit