Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop, anuloi vizitën e homologut të tij suedez, Andreas Norlen, që ishte paraparë të zhvillohej të hënën. Ligjvënësit turq duhet të rafitikojnë aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO, në mënyrë që ky shtet nordik të bëhet pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.
Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka dënuar protestën e organizuar nga kurdët në qendër të Stokholmit, ku një manekin, që i ngjasonte presidentit turk, u var nga një shtyllë. Ai e quajti këtë veprim si akt të sabotimit kundër aplikimit të Suedisë për anëtarësim në NATO. Protesta e organizuar të mërkurën para ndërtesës së komunës së qytetit, nxiti reagime të ashpra nga Turqia, shtet anëtar i NATO-s që veçse po bllokon anëtarësimin e Suedisë në aleancë deri kur Stokholmi të plotësojë kërkesat e paraqitura nga Ankaraja.
Kryetari i Parlamentit të Turqisë, Mustafa Sentop, anuloi vizitën e homologut të tij suedez, Andreas Norlen, që ishte paraparë të zhvillohej të hënën. Ligjvënësit turq duhet të rafitikojnë aplikimin e Suedisë për anëtarësim në NATO, në mënyrë që ky shtet nordik të bëhet pjesë e aleancës ushtarake perëndimore.
Turqia i ka vendosur kushte Stokholmit, në këmbim të ratifikimit të anëtarësimit të Suedisë në NATO. Ankaraja ka kërkuar që Stokholmi të shtypë militantët kurdë dhe grupet e tjera që Turqia i konsideron si kërcënim për sigurinë e saj kombëtare.
Ministria e Jashtme e Turqisë thirri në bisedë ambasadorin suedez të enjten lidhur me protestën në Stokholm.
Kristersson tha se varja e manekinit që i ngjasonte presidentit të Turqisë,Recep Tayyip Erdogan, ishte një veprim “shumë serioz” që “tallej me ekzekutimin e një lideri të huaj, të zgjedhur në mënyrë demokratike”.
“Ky është sabotim kundër aplikimit të Suedisë në NATO. Një veprim i tillë është i rrezikshëm për sigurinë suedeze”.
Në mediat sociale janë postuar fotografi të një manekini që i ngjasonte Erdoganit. Manekini ishte varur kokëposhtë. Grupi që e quan veten Komiteti i Solidaritetit suedez për Rojava, tha se qëndron pas protestës.
Rojava është emër kurd për Sirinë veriore dhe lindore. Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, tha se Partia e Punëtorëve të Kurdistanit dhe grupet kurde, “po vendosin mina në rrugën e Suedisë drejt NATO-s”. Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Suedia dhe Finlanda vendosën të aplikonin për anëtarësim në NATO. Të 30 anëtarët e aleancës duhet të pajtohen, në mënyrë që këto dy shtete të bëhen pjesë e NATO-s. Turqia ka kërkuar nga Finlanda dhe Suedia që të veprojnë më shumë kundër grupeve që ajo i konsideron terroriste dhe të ekstradojë në Turqi personat që i kërkon për krime të lidhura me terrorizmin./REL
Foto Ilustruese SHBA- Shtetet e Bashkuara po rrisin presionin diplomatik ndaj Serbisë dhe Kosovës për të parandaluar “shpërn...
Joe Biden SHBA- Avokati i Joe Bidenit tha të enjten se dokumente të tjera të klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e pres...
Soledar RUSI- Rusia bëri të ditur sot (e premte), se prej të enjtes vonë në mbrëmje, ka nën kontroll qytetin e Soledarit...
Kripto SERBI- Një operacion blic i zhvilluar nga Europol në bashkëpunim të autoriteteve në Serbi, Qipro dhe Gjermani kanë &cc...
Emigrantë SHBA- Në vitin 2022, sipas përllogaritjeve paraprake, rreth 330 000 kalime të parregullta kufitare u zbuluan në kufirin ...
Alexei Navalny GJERMANI- Gjermania të premten kërkoi kujdes të shpejtë mjekësor për kritikun e burgosur të Kremlinit, Al...
Ulf Kristerson SUEDI- Kryeministri i Suedisë, Ulf Kristersson, ka dënuar protestën e organizuar nga kurdët në qendër të ...
Sarande SARANDË- Ardit Buqi është arretuar sot nga policia në Sarandë pasi është kapur duke qarkulluar me armë me v...
Francë FRANCË- Një ngjarje e rëndëështë shënuar në Paris. Një vajzë tre vjeçare ka ndërr...
Derek Chollet SERBI- Në fund të vizitës në Beograd Chollet deklaroi se ishte sekretari i shtetit Blinken që i kërkoi ati...